Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Video-mesazh/Bossi i Milanit u përgjigjet akuzave: Po dëmtoni familjen time

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Video-mesazh/Bossi i Milanit u përgjigjet akuzave: Po dëmtoni familjen time

Pas artikujve të shumtë që i ka kushtuar mediat italiane “Bossit” të Milanit, Yonghong Li sa i përket krizës së tij financiare ka ardhur edhe reagimi i tij. Me anë të një video-mesazhi, Li ka sqaruar dhe njëkohësisht ka qetësuar tifozët kuqezi se çdo gjë është në rregull dhe se do ta rikthejmë Milanin në majën e futbollit.

“Në fund të dyzet e tetë orëve kam parë që janë raportuar nga mediat disa lajme të papërgjegjshme, që duan të dëmtojnë klubin, kompaninë time, familjen time dhe veten time. Që kur bleva Milanin, jam përballur me të gjitha llojet e vështirësive dhe kam duruar një presion të paparë. Si rezultat i këtyre thashethemeve dhe lajmeve të papërgjegjshme, kam kërkuar për të krijuar një atmosferë të qetë rreth ekipit dhe klubit. Të tilla lajme kanë ardhur deri në pikën e dëmtimit të rëndë të klubit, kompanisë dhe familjes sime. Prandaj, do të doja të përfitoj nga ky rast për të shpjeguar, që unë shpresoj se është hera e fundit, se situata në lidhje me të gjitha burimet e mia personale është plotësisht e shëndetshme. Klubi dhe kompanitë e mia po punojnë rregullisht. Unë shpresoj, pra, që të mos i jepet kredibilitet lajmit, sepse nuk është i vërtetë.

Jam i fokusuar në atë që ka rëndësi më të madhe për mua dhe për të gjithë ju, domethënë në menaxhimin dhe rritjen e ekipit. Dua që ju të vazhdoni ta mbështetni trajnerin Gattuso. Ne do të bëjmë gjithçka të mundshme për ta rikthyer Milanin përsëri në krye. Këtë sezon kam shikuar çdo ndeshje të ekipit. Në momentet më të këqija të sezonit kam parë shumë lojtarë të derdhin lot mbi humbjen e një loje, sikurse pashë Han Li dhe Fassone të gëzohen për lojërat e fituara. Kam provuar çdo lloj ndjenje dhe emocioni. Besimi për të arritur suksese të reja në të ardhmen dhe t’u japim kënaqësi të gjithë tifozëve që Milani ka në botë, do të thotë se duhet të jemi të duruar para një presioni kaq të madh. Në sajë të përpjekjeve të të gjithëve, ekipi është duke përjetuar një kohë të madhe. Falenderoj për përpjekjet trajnerin Gattuso dhe të gjithë lojtarët. Ekipi është përmirësuar në të gjitha aspektet, në sajë të të gjithëve”.

Tags: akuzaveBossidëmtonifamiljenMilanitpergjigjettimeVideo-mesazh

TË LIDHURA

Rama: Me ritëm të mirë punimet për fushën e re të futbollit në Durrës
Sport

Rama: Me ritëm të mirë punimet për fushën e re të futbollit në Durrës

17:13 | 07/11/2025
Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”
Sport

Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”

10:16 | 07/11/2025
“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”volejbollistja e Dinamos për DW
Sport

“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”volejbollistja e Dinamos për DW

09:42 | 07/11/2025
Next Post
Video/Pakti i errët me Karamanlis; Si i shiti Berisha 350 km hapësirë detare

Video/Pakti i errët me Karamanlis; Si i shiti Berisha 350 km hapësirë detare

Foto/Festa e Messit dhe Iniestas bëhet hit në rrjetet sociale

Foto/Festa e Messit dhe Iniestas bëhet hit në rrjetet sociale

Incineratori i Fierit, sërish skandal me koordinatat

Inceneratori i Fierit/Falsifikuan dokumentet, ndërtohet mbi tokë bujqësore







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi
Aktualitet

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi

by mirseda
22:34 | 07/11/2025
0

Nga “The New York Times”/ Fatos Nano, një ish-kryeministër i Shqipërisë i cili udhëhoqi tranzicionin e vendit...

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

22:31 | 07/11/2025
GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

22:04 | 07/11/2025
Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

21:23 | 07/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com