Kandidati i parë për deputet i PD-së në qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj, është ngatërruar sot teksa fliste para qytetarëve të Mallakastrës.
Në përfundim të fjalës së tij, Alibeaj bëri një lapsus ndërkohë që po i jepte fjalën kreu të PD-së, Lulzim Basha.
Pasi theksoi se Mallakastra do i japë përgjigjen e merituar Ramës me 25 qershor, Alibeaj e quajti Bashën “projektues të Rilindjes”, gjë që e kuptoi dhe e korrigjoi menjëherë.
“Nuk ke parë asgjë Edi Rama nga Mallakastra, do ta shohësh në 25 qershor. Kam nderin t’i jap fjalën mikut të mallakastriotëve, mikut të të gjithë shqiptarëve, kryetarit të Partisë Demokratike, projektuesit të Rilindjes (korrigjon) projektuesit të Republikës së Re, Lulzim Bashës…”
Më poshtë videoja e lapsusit të Alibeajt, në minutën 5:50:
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1531545790229930/