Lojërat e fatit janë sektori me rritjen më të madhe në vend. Ato shihen nga njerëzit në nevojë, si rruga më e shkurtër për të dalë nga varfëria.
Dhe nga krimi i organizuar, si një mënyrë për të pastruar paratë. Në vjeshtën e 2013-ës, Rama angazhoi 6 mijë policë për mbylljen e tyre.
Por ato u rihapën, për t’u shumëfishuar në këto 5 vjet. Kumari është një ves që shkatërron familjet, dhe rrit kriminalitetin.
Qeveria cakton afate për t’i zhvendosur ato në periferitë e qyteteve. Për t’i shtyrë sërish, nën presionin e “grupeve të interesit”.
Teksa kanë kapur qeveritarët, kompanitë e basteve kanë luksin të tallen. Ato u “rekomandojnë” shqiptarëve të “luajnë për qejf, dhe jo për hall”.