Kompania kineze, Broad Group ka përfunduar implementinmin e një godinë 10-katëshe në qytetin Changsha, në pak më shumë se një ditë.
Dhomat dhe përbërësit e çdo kati ishin të parapërgatitura në fabrikë dhe secila pjesë u transportua në impjant me kamionë. Kur të gjitha pjesët ishin në vend, ato u montuan nga inxhinierët duke përdorur vetëm vida e bullonë, shkruan Global Construction Review.
Kompania, e cila njihet për ndërtimin e veprave të tilla, përfundoi punën në 28 orë dhe 45 minuta, me ndihmën e tre vinçave dhe një force të madhe punëtore.
Sistemi ‘Living Building’, u krijua që të jetë i lehtë për tu transportuar dhe instaluar. Komponentët mund të futen në një enë standarde transporti, dhe të bashkohen së bashku në vend. Instalimet elektrike dhe kanalet janë të pajisura nga fabrika.
Ky sistem, përdor pllakat e çelikut B-Core të Broad si elemente strukturore. Kompania thotë se këto janë 10 herë më të lehta dhe 100 herë më të forta se alternativat konvencionale, dhe mund t’u rezistojnë tërmeteve.