Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump duket se nuk i mjafton pushteti që ka. Kjo pasi Trump nuk e fshehu dot egon për pushtet gjatë takimit që u mbajt dje në Bruksel gjatë Samitit të NATO-s.
Kështu, presidenti amerikan shfaqi sërish arrogancë, teksa në një moment ai shtyn kryeministrin e Malit të Zi, Dusko Markovic për të dalë përpara grupit të liderëve.
Ky ishte një nga momentet më “pikante” që kapën kamerat dhe që po bën bujë në media.
Ndërkohë, interesant është edhe reagimi i Markovic, i cili kthehet duke buzëqeshur nga Trump, si për të vijuar një bisedë, gjë që nuk ndodhi, siç duket edhe në videon e mëposhtme.
Kështu, synimi i Donald Trump ishte thjesht të dilte para tjerëve, si për të thënë “jam unë personi më i pushtetshëm këtu”.
Autorja e librave Harry Potter, J.K Rowling pas këtij gjesti të Trump, shpërndau një video të shkurtër, me mbishkrimin “Ti je njeri i vogël, i vogël, i vogël”. Këtë mbishkrim shkrimtarja ia dedikoi Presidentit Donald Trump.
Nga ana tjetër, Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markovic, e ka komentuar me “sportivitet” shtyrjen që i ka bërë Trump në Bruksel në Samitin e NATO-s teksa përfaqësuesit e shteteve anëtare po përgatiteshin për të bërë fotografinë e rastit.
Kryeministri Markovic ka thënë se Trump edhe e meriton të jetë në radhën e parë të liderëve, si udhëheqës i superfuqisë më të madhe botërore.
Presidenti Trump do të kthehet në SHBA të shtunën, më 27 maj.
https://youtu.be/XvDhI26VfKE