Disa herë në javë, pianisti britanik Paul Barton, jep një shfaqje me muzikë klasike për elefantët. Lam Duan, një elefant i verbër 65 vjeçar, shijon drekën nën tingujt e këngës “Silent Night” të luajtur nga pianisti Paul Barton.
Kjo është pjesë e programit Elephants World (Bota e Elefantëve), të krijuar para tetë vitesh në Tajlandë, për të rehabilituar kafshët e egra me probleme shëndetësore.