Zlatan Ibrahimovic ka konfirmuar se do të qëndrojë në Mayor League Soccer (MLS) dhe nuk do të transferohet te Milani. Sulmuesi i LA Galaxy ishte i lidhur me një kthim në kuqezinjtë në afatin kalimtar të janarit.
Mediat italiane dhe evropiane raportuan se bisedimet u zhvilluan mes gjigantit suedez dhe drejtuesve të Milanit. Por, drejtori teknik i Milanit, Leonardo, konfirmoi më parë këtë muaj se ky transferim nuk do të ndodhë.
Këtë pasdite edhe suedezi konfirmoi se do të qëndron në SHBA apo më saktë në kampionatin MLS te skuadra LA Galaxy. Konfirmimi i Ibrahimovicit erdhi me anë të një mesazhi në profilin e tij në rrjetin social Twitter.
MLZ Im not done with you yet pic.twitter.com/1F68siOV16
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) December 17, 2018
“MLZ unë nuk kam mbaruar punë me ju…”, ka shkruar Ibrahimovic, së bashku me një video me thashetheme të ndryshme të largimit të tij. Ibrahimovic shënoi 22 gola në vetëm 27 ndeshje në sezonin e tij të parë MLS.