(CNN) Një avion bombardues supersonik Tupolev Tu-22M3 është rrëzuar sot në mesditë (ora 13:40) gjatë manovrimit për tu ulur në rajonin veriperëndimor të Murmanskut, raportoi agjencia shtetërore ruse TASS.
Avioni luftarak kishte në bord katër anëtarë të ekuipazhit: komandantin, bashkëpilotin, navigatorin dhe operatorin.
Dy anëtarë të ekuipazhit kanë vdekur, porse dy të tjerët ja kanë dalë mbanë të mbijetojnë, ndërkohë që ende nuk është bërë i qartë shkaku u incidentit të rëndë.
Avioni bombardues supersonik Tupolev Tu-22M3, rreze të gjatë veprimi, hyri në shërbim në ish-Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 1980.
Avioni është i aftë të kryejë sulme bërthamore si dhe sulme konvencionale. Ai është gjithashtu i aftë të realizojë misione kundër luftanijeve.
Presidenti Vladimir Putin deklaroi vitin e kaluar se Rusia së shpejti do të posedojë armë të reja, të cilat mund të bëjnë mbrojtjen e NATO-s “krejtësisht të padobishme”, duke përfshirë një sistem të ri të raketave hipersonike.
Pas testimit të parë të raketës, më 26 dhjetor 2018, për të cilën lideri rus pretendon se është e “e pacenueshme” nga mbrojtja e SHBA-ve, Putin deklaroi: “Rusia është e para në botë që posedon këtë lloj të ri arme strategjike që do të sigurojë shtetin dhe popullit tonë për dekada të tëra.”
Sistemi hipersonik “Avangard” është testuar nga baza ajrore ushtarake Dombarovsky në jugperëndim të Rusisë, raportoi TASS.
Përgatiti TIRANA TODAY