Roderick Koop, nga Anchor Point, Alaskë ka filmuar një moment të pazakontë në kabinën e tij të ftohtë. Temperaturat aty ishin në -22°C dhe një shishe me ujë nuk ishte kthyer në akull. E pabesueshme që uji të ruaj formën e lëngshme edhe pse termometri shënon aq shumë nën zero gradë.
Kjo për shkak se lëngjet mund të mbeten fluide nën temperaturat e ngrirjes, një proces i njohur si ‘super i ftohti’. Kjo funksionon vetëm nëse lëngjet janë krejtësisht të pastra dhe kur ftohja vjen graduale e nuk pësojnë tronditje.
Nën këto kushte ato nuk kanë energji të nevojshme për të filluar procesin që formon kristalet e akullit. Kur përmbajtja e shisheve vihet në lëvizje, vala e goditjes krijon brenda në ujë energjinë që nevojitet për të nisur procesin e kristaleve.
Rezultati është se kur Z. Koop e mori shishen dhe e përplasi mbi tryezë, lëngu brenda ngriu menjëherë. Pasi u habit nga efekti që krijoi, 60-vjeçari nga Alaska vendosi të bënte të njëjtën gjë me shishen e dytë, por duke e filmuar ndodhi sërish e njëjta gjë.
Në lidhje me këtë përvojë, ai tha: “Unë kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë më parë. Ishte -8 ° F (-22 ° C) dhe më dukej e çuditshme që uji të mos ishte i ngrirë. Unë mendova se duhet të kishte një shpjegim shkencor. Ishte kënaqësi që ta shikoje atë proces. Isha i gëzuar dhe prandaj vendosa që ta ndaj me të tjerët.”
Pika e ngrirjes së ujit është 0 ° C (-32 ° F). Kjo do të thotë se uji normalisht do të ndryshojë nga një lëng në kristale të ngurta pasi është ftohur në 0 ° C. Megjithatë, nëse uji është mjaft i pastër dhe nëse ftohet mjaft ngadalë, uji mund të qëndrojë i lëngshëm edhe kur është më i ftohtë se 0 ° C.
Uji i stërholluar nuk kthehet në akull sepse është tepër i pastër për formimin e kristaleve të akullit. Kristalet e akullit kërkojnë të veprojnë me diçka për tu formuar. Kristalet mund të rriten në pika të pluhurit, pra në papastërtitë në ujë.
Përshtati TIRANA TODAY