Avokati i njohur Altin Goxhaj ka denoncuar sonte falsifikimin e prokurorisë për orën e ndalimit të 25 kuksianëve.
Me anë të një postim në “Facebook”,Goxhaj ka zbuluar skandalin e policisë. Avokati thotë se kjo provë e bën të pavlefshëm masën e arrestit me burg dhe i nxjerr automatikisht të lirë të gjithë!
Postimi i plotë i Altin Goxhaj:
Ja prova video e siguruar nga Studio Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm (Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga) me ndihmën e Z. Ibsen Elezi që vërteton se Polica dhe Prokuroria falsifikoi “orën e ndalimit” të 25 kuksianëve! Kjo provë e bën të pavlefshëm masën e arrestit me burg dhe i nxjerr automatikisht të lirë të gjithë!