Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

(VIDEO) Arrestohet grabitësi i karburanteve, vidhte me armë në disa qytete

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
(VIDEO) Arrestohet grabitësi i karburanteve, vidhte me armë në disa qytete

Policia e Shtetit ka arrestuar grabitësin e disa karburanteve me armë e dhunë në qytete të ndryshme të vendit. Si rezultat i operacionit të koduar “Fuel thieves”, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Aleks Prifti, 41 vjeç, i lindur në Urën Vajgurore, Berat dhe banues në Tiranë.

Sipas policisë, ky shtetas është i njohur si person me precedentë të mëparshëm kriminal, për vjedhje, plagosje me armë të ftohta dhe armë zjarri e gjobëvënie. Ndërsa bëhet e ditur se po ky shtetas është person me precedent kriminal edhe në Greqi, Belgjikë e Itali. Ai ka grabitur përgjatë datave 1, 2, 3 dhe 4 gusht të këtij viti.

Ai ka kryer 7 vjedhje me armë dhe dhunë në disa pika karburantesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë si edhe ka tentuar të vjedhë me armë një argjendari në qytetin e Lushnjës.

Njoftimi i policisë:

Policia arreston grabitësin e disa karburanteve me armë e dhunë, të ndodhura ditët e fundit në disa qytete të vendit. Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkërendim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Fier, Berat dhe Elbasan, organizuan dhe zhvilluan  operacionin policor “Fuel thieves “ për zbulimin dhe dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të një shtetasi me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, i cili lëvizte me një automjet tip “HONDA”, të marrë me qera dhe nën kërcenimim e një arme zjarri pistoletë me silenciator,  kryente “Vjedhje me dhunë” dhe “Vjedhje me armë” kryesisht në pikat e karburantit në akset rrugore të këtyre qarqeve si dhe në dyqane bizhuterish, ku brenda 3 diteve të fundit arriti të kryente 7 ( shtatë ) vjedhje më armë e dhunë.

 Pas një pune hetimore intensive dhe profesionale, duke përdorur të gjitha mjetet dhe metodat tekniko shkencore për të vërtetuar veprimtarinë e tij kriminale, të kryer nga Komisariati i Policisë Lushnje, Kavajë dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, u bë i mundur identifikimi dhe vendndodhja e personit të dyshuar si autor i këtyre ngjarjeve. Si rezultat i operacionit të zhvilluar në Durrës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: -Aleks Prifti, 41 vjeç, lindur në Urën Vajgurore, Berat dhe banues në Tiranë. Ky shtetas është i njohur si person me precedentë të mëparshme kriminale, për vjedhje, plagosje me armë të ftohta dhe armë zjarri e gjobëvënie. Gjithashtu, ky shtetas është person me precedent kriminal edhe në Greqi, Belgjikë e Itali. Gjatë datës 01, 02, 03 dhe 04 Gusht 2017, ky shtetas ka kryer 7 vjedhje me armë dhe dhunë në disa pika karburantesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë si edhe ka tentuar të vjedhë me armë një argjendari në qytetin e Lushnjës.

Ditët kur ka vjedhur

Në datën 01.08.2017, rreth orës 22:00, në fshatin Portëz, Fier, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.

Në datën 02.08.2017, rreth orës 14:18, ka kryer vjedhjen me armë ( pistoletë ) të mbetur në tentativë të një argjendarie në qytetin e Lushnjes.

Në datën 02.08.2017, nën kërcënimin e një arme ( pistoletë) ka tentuar të vjedhë një pikë karburanti në qytetin e Cërrikut.

Në datën 03.08.2017, rreth orës 22:15, ka krer vjedhje me armë ( pistoletë ) të një pike karburanti në Maminas, Durrës.

Në datën 04.08.2017, rreth orës 05:08 në fshatin Bardhas, Peqin, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.

Në datën 04.08.2017, rreth orës 05:12, në fshatin Karinë, Peqin, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.

Në datën 04.08.2017, në orën 05:25, në Rrogozhinë, ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një arme, një tjetër pikë karburanti.

Hetimet

Nga hetimet e kryera rezultoi se autori i këtyre veprave penale, në momentin e kryerjes së grabitjeve, targat e automjetit i mbulontë me shirit natriban me qëllim që të mos identifikohej para këtyre subjekteve.

Gjithashtu, më datën 26 Qershor 2017 në Berat, ky shtetas së bashku me vëllanë e tij kërcënojnë për marrje pasurie një shtetas, (vepër për të cilën vëllai është arrestuar, ndërsa ky shtetas u  shpall në kërkim).

Kapja e këtij personi është bërë mbrëmjen e djeshme në Durrës dhe më pas është transportuar për në Lushnje ku dhe janë kryer veprimet për arrestimin e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale të këtij shtetasi.

Njëkohësisht po vijon puna në bashkëpunim me partnerët tanë në Itali, Belgjikë e Greqi për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij personi.

Tags: armearrestohetdhunegrabitësikarburanteveqytetevidhte

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike
Aktualitet

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

18:35 | 12/02/2026
Next Post
VIDEO/ Neymar prezantohet para 50 mijë tifozëve në “Parc des Princes”

VIDEO/ Neymar prezantohet para 50 mijë tifozëve në “Parc des Princes”

A është Amerika një shtet i dështuar?

A është Amerika një shtet i dështuar?

Fluks turistësh në Mal të Zi, kryesojnë rusët

Fluks turistësh në Mal të Zi, kryesojnë rusët







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Aksident tragjik në Tiranë, vdes 23-vjeçarja
Aktualitet

Aksident tragjik në Tiranë, vdes 23-vjeçarja

by mirseda
09:55 | 13/02/2026
0

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesnatën e kaluar në aksin rrugor Vorë-Fushë Prezë. 23-vjeçarja E.E,...

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona, sekuestrohet mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona, sekuestrohet mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

09:48 | 13/02/2026
Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

09:31 | 13/02/2026
Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Shkodër

Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Shkodër

09:12 | 13/02/2026
Humbje për mjekësinë/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

Humbje për mjekësinë/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

09:06 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com