Drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela, duhet të largohet nga detyra pasi ka shkelur ligjin. Kështu është shprehur sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, teksa iu referua seancës dëgjimore në KPK ndaj Prelës, ku komisioni zbuloi se për disa vite, bashkëshorti i Prelës nuk ka paguar taksat mbi pagën pasi ka punuar në të zezë si inxhinier ndërtimi në një kompani private.
“Kjo është një shkelje shumë e rëndë ligjore dhe Prela s’duhet të qëndrojë në detyrë vetëm për atë shkak. S’është çështja e realitetit, po 2 standardizimi. Pse për bashkëshortin e Perlës, njishi i drejtësisë, që duhet të zbatojë ligjin e para, nuk zbatohet. Bashkëshorti i saj falet kur s’paguajnë taksat. Pse disa biznesmenë u arrestuan pak ditë më parë për çështje taksash? Biznesmenët që s’kanë përkrahje politike arrestohen”, tha Gjata.