Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Vetëvendosja, fryma e re që ka mbështjellë Kosovën

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Vetëvendosja, fryma e re që ka mbështjellë Kosovën

Piro Rexhepi, “The Guardian”/Vetëvendosja ka rikthyer shpresën tek qytetarët e Kosovës, të cilët janë të lodhur nga koalicioni i “rehatisë” së ish-kryekomandantëve dhe administratorëve ndërkombëtarë.

Britania e Madhe nuk është vendi i vetëm që ka zhvilluar zgjedhje të parakohshme në qershor. Në Kosovë, koalicioni midis Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma,  ka përfunduar në vendin e parë me 34% të votave. Fitore, por jo e mjaftueshme për të formuar një qeveri. Duket një fenomen i njohur?!

Ky mund të jetë një lajm i mirë për Vetëvendosjen, një lëvizje politike majtiste që përfshiu  fjalorin e antikolonializmit si përgjigje ndaj  administratës neoliberale të pasluftës në Kosovë. Vetëvendosja ka fituar më shumë vende në zgjedhjet parlamentare se çdo parti tjetër politike, duke marrë 26% të votave.

Edhe pse Vetëvendosjes do t’i duhej të zgjidhte një partner në koalicion për të formuar qeverinë, kjo fitore është një ngjarje historike, një fitore mbi koalicionin “krah luftës”, të kryesuar nga ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përkundrazi, ish-udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti është një emblemë e rezistencës paqësore të Kosovës. Kurti u burgos nga regjimi serb gjatë luftës dhe pas lirimit iu kthye politikës si përgjigje ndaj problemeve të vjetra politike dhe ekonomike të Kosovës së pasluftës.

Duke u përballur me dëshpërimin ekonomik të shkaktuar nga privatizimi i ndërmarrjeve publike, stanjacioni ekonomik dhe përpjekjet e shtetit serb për të minuar përpjekjet e pavarësisë së Kosovës, Vetëvendosja u themelua në 2004 si lëvizje autonome e drejtësisë sociale dhe ekonomike për vetëvendosje.

Kritika e saj për korrupsionin ndërkombëtar dhe lokal në konvergjencën e pasluftës përputhej me qytetarët kosovarë të cilët ishin të lodhur nga koalicioni i “rehatisë” së ish-kryekomandantëve dhe administratorëve ndërkombëtarë.

Duke hyrë në themel të politikës, aktivistët e Vetëvendosjes punuan me qytetarët e margjinalizuar, krijuan një fjalor të ri politik, që solli një kritikë sistematike ndaj asaj që nuk shkonte mirë me administratën e pasluftës në Kosovë.

Vetëvendosja sfidoi retorikën nacionaliste të heronjve të luftës dhe pretendimet e shtetit serb për Kosovën.

Fitoret elektorale të lëvizjeve frymëzuese politike majtiste në Ballkan nuk janë të padëgjuara.

Në Greqi, fitorja e Syriza në vitin 2015 ishte një rreze shprese në rajon, me politikën e saj anti-shtrënguese; një lëvizje ristrukturimi ekonomik dhe politik që kërkonte të adresonte kërkesat e kursimit të BE-së.

Si kryeministër, Alexis Tsipras e konsolidoi fuqinë e tij.

Megjithatë, Syriza nuk dalloi shumë nga qeveritë e mëparshme liberale në Greqi. Ajo iu dorëzua presionit të BE-së duke pushuar ministrin e Financave Janis Varoufakis dhe dërgoi  refugjatët në Turqi pas marrëveshjes BE-Turqi.

Fati i Syrizës duhet të shërbejë si paralajmërim për turmat e ngazëllyera në Kosovë. Vetëvendosja duhet të adresojë varfërinë ekonomike të Kosovës që është krijuar nga privatizimi  i pronave publike, përkeqësimi i infrastrukturës arsimore, shërbimeve sociale dhe mjekësore, të cilat bënë që vendi të performojë më keq se institucionet paralele “nëntokësore” që ekzistonin nën sundimin serb.

Kritika e Vetëvendosjes, e cila e cilëson privatizimin si “model të korrupsionit, që kontribuon në rritjen e papunësisë dhe rrënimin ekonomik të vendit”, duhet të shndërrohet në politikë; nisur që nga shfuqizimi i “Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit” që ka mbështetur procesin e privatizimit, deri te investigimi i proceseve problematike të prokurimit që kanë krijuar oligarkinë e “biznes-politikës”.

Duke u bazuar te sovraniteti, Vetëvendosja duhet të ndjekë parimet me të cilat u themelua; mospërfshirjen e strukturave të jashtme të BE-së apo konsulentët e tjerë ndërkombëtarë, të cilët nuk janë zgjedhur për të vendosur për të ardhmen e popullit të Kosovës.

Ç’është  më e rëndësishmja, Vetëvendosja duhet të ndryshojë qasjen ndaj negociatave me Serbinë dhe BE-në, negociata në të cilat Kosova nuk është trajtuar si viktimë e dhunës së shtetit serb, por si shkaktare.  

Përqendrimi në sloganin “S’ka negociata” pa pranimin e krimeve të luftës nga ana e shtetit serb në Kosovë, është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha krimet e shkuara dhe të mëvonshme, të cilat u lanë në heshtje duke ndjekur politikën e “pajtimit”.

Kjo duhet të përfshijë dëmshpërblimet e luftës dhe çështjen e ratifikimit të kufijve të Kosovës me Serbinë.

Qeveria e re duhet t’ua bëjë të qartë agjentëve ndërkombëtarë se Kosova nuk mund të negociojë me një vend që refuzon të pranojë krimet e tij dhe vazhdon të mohojë të drejtën e Kosovës për të ekzistuar në diskursin zyrtar të shtetit serb.

Kosova ka nevojë për një qasje të re ndaj minoriteteve rome dhe serbe, të cilat nuk janë më nën autoritetin e institucioneve të OKB-së të pasluftës. Këto komunitete kërkojnë një integrim gjithëpërfshirës ekonomik dhe politik.

Financimi i komuniteteve myslimane përmes projekteve “kundër-radikalizmit” nga qeveritë e mëparshme duhet të marrë fund, pasi varfëria dhe ekstremizmi kanë nxitur rekrutimin e të rinjve kosovarë në luftërat jashtë vendit.   

Kërkesat e Bashkimit Evropian duhet të trajtohen me indiferencë për sa kohë unioni nuk i pranon kosovarët si një popull sovran, të lirë për të zgjedhur dhe vendosur për të ardhmen e tyre.

Vetëvendosja përfaqëson shpresën, të cilën kosovarët e kanë pritur më shumë se tre dekada.

Slogani i saj “# me zemër” ka fituar zemrat e qytetarëve.

Le të shpresojmë që kjo është forca politike që do të drejtojë qeverinë e re në Kosovë dhe të mbajë premtimet e saj.

Përshtati nga anglishtja, redaksia e Tirana Today

Tags: Albin Kurtikosovapiro rexhepiThe Guardianvetevendosja

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Rama: Gjykatësit janë të zgjedhurit e politikanëve

Rama: Gjykatësit janë të zgjedhurit e politikanëve

Përse lindi kriza e Katarit?

Përse lindi kriza e Katarit?

Reforma në drejtësi, BE jep ultimatum: Të nisë rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve

Reforma në drejtësi, BE jep ultimatum: Të nisë rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës
Aktualitet

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës

by mirseda
15:02 | 23/09/2025
0

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka zgjedhur kryetar të ri. Pas transferimit të ish-kryetarit Enkel...

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

14:51 | 23/09/2025
U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

14:47 | 23/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com