Drejtuesja e ARRSH-së, Vasilika Vjero, ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen, vetëm pak ditë pas emërimit në krye të këtij posti.
Vjero u emërua në krye të këtij posti rreth 2 javë më parë, pas dorëheqjes nga detyra të Sonila Qatos, e cila akuzohej për korrupsion.
Vasilika Vjero ka konfirmuar për Top Channel, se është larguar nga detyra për shkak të problemeve shëndetësore të vajzës së saj. Ajo konfirmon se aktualisht ndodhet jashtë vendit.
“Po është e vërtetë dhe lidhet me shëndetin e vajzës sime dhe pamundësia ime pasi vajza është mbi çdo gjë”, është shprehur Vjero.
Kujtojmë që dorëheqja e Sonila Qatos, erdhi pas akuzave të disa ditëve më parë nga kompania ‘Gjoka Konstruksion’, se ish-drejtoresha e ARRSH-së ka prishur imazhin e kompanisë dhe ka shkelur ligjin në tenderimin e rrugës Kardhiq-Delvinë.