Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vetëflijohet gruaja e gjyqtarit Hallunaj, vuante nga depresioni

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Vetëflijohet gruaja e gjyqtarit Hallunaj, vuante nga depresioni

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në kryeqytet, ku gruaja e një gjyqtari i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i 8-të i një pallati. Enkelejda Hallunaj, bashkëshortja 37-vjeçare e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, mësohet se është hedhur nga kati i 8-të i pallatit ku banonte, në zonën e ish-Bllokut.

Enkeleda Hallunaj është bashkëshortja e gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, Dritan Hallunaj, i cili një ditë më parë kaloi me sukses procesin e Vetting-ut.

Burimet paraprake, ende jo zyrtare thonë se e ndjera, prej disa muajsh kishte shfaqur shenja depresioni. Në banesë i janë gjetur antidepresivë, por ende asgjë nuk është e konfirmuar. Dyshohet se ajo është hedhur nga ballkoni i pallatit, e ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga deklarata e pasurisë së z.Hallunaj, mësojmë se bashkëshortja e tij e ndjerë, Enkelejda Hallunaj ishte me profesion mjeke stomatologe dhe punonte pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë.

Besohet se 37-vjeçarja, nënë e një vajze 7-vjeçare ka qenë e vetme në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja. Fqinjët e familjes Hallunaj kanë rrëfyer se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë, dhe menjëherë kanë dalë jashtë.

“Kemi dëgjuar një zhurmë, ishte aq e fortë sa nuk e menduam se ishte një trup njeriu. Ka qenë vetëm në shtëpi, sepse nuk kemi parë njerëz të tjerë të dalin. Kanë qenë disa kalimtarë duke kaluar, janë tromaksur. Ne lajmëruam policinë menjëherë”, kanë thënë kalimtarët, raporton “BalkanWeb”.

https://tiranatoday.com/hidhet-nga-pallati-gruaja-e-gjyqtarit-te-krimeve-te-renda/

Pranë vendit të ngjarjes ndodhen prokurorët e Krimeve të Rënda, dhe i ati i së ndjerës.

Informacioni paraprak i Policisë së Tiranës, nuk jep shumë detaje për 37-vjeçaren, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme.

Dritan Hallunaj u rikonfirmua dje në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Pasuria

Dritan Hallunaj zotëronte një pasuri prej 500 mijë lekësh në vitin 2003, kur deklaroi për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Referuar deklaratës së vitit 2003, gjyqtari Hallunaj zotëronte vetëm një makinë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Hallunaj është rritur me 27 herë, duke kapur vlerën e 13.4 milionë lekëve. Pasuria familjare e gjyqtarit të Krimeve të Rënda përbëhet nga një apartament në vlerën e 6 milionë lekëve, likujditete në bankë në vlerën e 5.7 milionë lekëve, 750 mijë lekë kursime në cash dhe automjet me vlerë 1 milion lekë.

Të ardhurat familjare të përfituara për periudhën deklaruese 2004-2017 janë 33.6 milionë lekë. Paga nga funksioni e gjyqtarit Hallunaj përbën gati 60 për qind të të ardhurave totale, paga e bashkëshortes 14.3 për qind, ndërsa dhuratat në cash përbëjnë 21.4 për qind.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq” që identifikohen gjatë kontrollit.

BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca negative. BIRN identifikoi megjithatë si “flamur të kuq” vlerat e konsiderueshme të dhuratave në cash që gjyqtari Hallunaj dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar nga familjarët.

Deri në vitin 2006, bashkëshortja e zotit Hallunaj kontribuon në pasurinë familjare shumën 10 mijë euro për blerjen e një apartamenti dhe 3 milionë lekë me burim “të ardhurat e saj dhe prikë martese nga babai”.

Ndërsa në vitin 2012, edhe gjyqtari Hallunaj merr dhuratë nga babai 30 mijë euro, të cilat përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të likujditeteve të tij në bankë.

 

 

 

 

 

 

Tags: gjyqtaritgruajavetevritet

TË LIDHURA

SPAK godet call center-at: 10 të arrestuar, 3 vëllezër në kërkim, mes tyre pronari i kompanisë
Politikë

SPAK godet call center-at: 10 të arrestuar, 3 vëllezër në kërkim, mes tyre pronari i kompanisë

17:09 | 17/01/2026
Himarë: Fadroma godet punëtorin, vdes 45-vjeçari. Shoqërohet drejtuesi
Aktualitet

Himarë: Fadroma godet punëtorin, vdes 45-vjeçari. Shoqërohet drejtuesi

16:50 | 17/01/2026
Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

16:13 | 17/01/2026
Next Post
Arratiset Sokol Balla, pushime luksi

Arratiset Sokol Balla, pushime luksi

Shkodër/Tentoi të rilidhte energjinë, humb jetën babai i 8 fëmijëve

Shkodër/Tentoi të rilidhte energjinë, humb jetën babai i 8 fëmijëve

S’po dimë se ç’të hamë, AKU bllokon mbi 6 ton mish në Korçë

S’po dimë se ç’të hamë, AKU bllokon mbi 6 ton mish në Korçë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

SPAK godet call center-at: 10 të arrestuar, 3 vëllezër në kërkim, mes tyre pronari i kompanisë
Politikë

SPAK godet call center-at: 10 të arrestuar, 3 vëllezër në kërkim, mes tyre pronari i kompanisë

by mirseda
17:09 | 17/01/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me kontrollet e zhvilluara nga SPAK në lidhje me Call...

Himarë: Fadroma godet punëtorin, vdes 45-vjeçari. Shoqërohet drejtuesi

Himarë: Fadroma godet punëtorin, vdes 45-vjeçari. Shoqërohet drejtuesi

16:50 | 17/01/2026
Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

16:13 | 17/01/2026
Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

“67 miliardë euro të vjedhura në 12 vite”, Berisha flet me shifra dhe paralajmëron: Do auditojmë

14:44 | 17/01/2026
Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave

Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave

14:24 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com