Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Verë, diell, pushime pastaj vala e katërt e pandemisë?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Verë, diell, pushime pastaj vala e katërt e pandemisë?

Temperatura të larta, lirime kufizimesh, atmosferë relaksuese në Gjermani. Shifrat e COVID-19 po bien ndjeshëm. Në repartet e trajtimit intensiv nuk gjenden më 5000 të sëmurë, por pak më shumë se 1000. Vlera e treguesit të virusit ka rënë afër 10-s. Në të gjithë Gjermaninë janë liruar masat. Blerjet mund të bëhen pa teste, edhe një kafe përjashta në lokal mund ta pish po ashtu, në disa rajone madje edhe janë hapur klubet e kërcimit. Public Viewing në Kampionatin Europiane të Futbollit është i lejuar. Por pandemia nuk ka kaluar.

Frika nga mutacioni delta

Instituti Robert koch, RKI autoriteti kombëtar shëndetësor gjerman në raportin e tij vjetor mbi përhapjen e mutantëve të virusit shprehet, se varianti delta i virusit, i zbuluar më parë në Indi, po përhapet edhe në Gjermani. Sipas ekspertëve ai konsiderohet më infektues, se variantet e tjerë. Në Britaninë e Madhe aktualisht po rriten shifrat e infektimeve, hapja gati e plotë, siç ishte parashikuar u shty me një muaj.

Varianti delta përbën rreth 6% të infektimeve aktualisht në Gjermani, para katër javësh shifra ishte 2%. RKI thotë, se ka 880 raste të tilla, shumica nën moshën 60 vjeç dhe pret shtimin e infektimeve.

Çfarë bën politika?

Edhe nga politika vijnë zëra, se rreziku nuk ka kaluar. Në takimin e ministrave të Shëndetësisë së landeve me ministrin federal, Jens Spahn, kjo temë u diskutua gjerësisht. “Kemi rënë dakord që të krijojmë një koncept gatishmërie për qendrat e vaksinimit, që lejon vazhdimin e punës me ritme të ulta, por që bën të mundur rritjen e menjëhershme të kapaciteteve. Motoja e Jens Spahn: Në rast dyshimi më mirë të bëhet më shumë, se më pak.

Një pikë tjetër, ku politika mund të ndikojë janë rregulloret e udhëtimit sidomos tani kur fillon periudha kryesore e udhëtimeve dhe e verës. Këtu vlen: Kush vjen nga një zonë rreziku duhet të kalojë në karantinë apo të tregojë një test negativ. Nga zonat e ashtuquajtura zona të varianteve të virusit, si India apo Britania e Madhe vlen një karantinë 14 ditorë, e cila nuk shkurtohet as nga një test negativ.

Kush vjen nga jashtë në Gjermani me avion duhet më parë të testohet. Ndryshe nga vera e kaluar, tani ka mjaft teste, tha Spahn. Lista e vendeve të rrezikuara gjendet në faqen e internetit të Institutit Robert Koch.

Maska dhe shkollat

Shumë gjermanëve u intereson, nëse maskat do të hiqen apo jo. Edhe për këtë janë landet përgjegjëse. Në rrugët e blerjeve në shumë rajone nuk ka nevojë më ta mbash maskën. Në autobusë dhe metro ajo është ende me detyrim. “Maska do ta na shoqërojë edhe një kohë”, tha ministri Spahn. Tani fillon një fazë me “shumë përgjegjësi për njëri-tjetrin”. Sa më shumë njerëz mblidhen në një hapësirë të caktuar, aq më shumë duhet të ketë gatishmëri për të mbajtur maskën. Sepse ende nuk ka për të gjithë një ofertë vaksinimi.

Më shumë debatohet kjo çështje në shkolla. Në Gjermani periudha e pushimeve të verës shtrihet, në varësi të landit, nga korriku në shtator. Për nën 12 vjeçarët, si rregull nuk do të ketë vaksina, sipas Komisionit të Rregullt për Vaksinimin. Për të gjithë nga mosha 12-16 vjeç vendimi merret nga vetë familjet, detyrim vaksinimi nuk ka.

Sërish mbyllje në vjeshtë?

Pyetja që mbetet: A do të ketë në vjeshtë një mbyllje tjetër? Një valë të katërt pandemie? Eskperti i socialdemokratëve (SPD) për shëndetësinë, Karl Lauterbach ka frikë, se kjo mund të ndodhë. Në një intervistë ai e përshkruan variantin delta si shumë infektues dhe më të rrezikshëm, dhe pjesërisht edhe rezistent ndaj vaksinës, kur ajo është dhënë vetëm njëherë. Lauterbach megjithatë shpreson, se nuk do të ketë më “valë të madhe, sepse shumë vetë janë vaksinuar dy herë.”

Problemi është se aktualisht fushata e vaksinimit duhet të përballet me një vështirësi të re.Vaksina gjermane, aq shpresëdhënëse, Curevac në analizat e para nuk tregohet efektive. Tek prodhuesit e tjerë të vaksinave ka pasiguri, sepse shpesh ka vonesa në furnizim për shkak të problemeve në prodhimin e vaksinës.

Jo pakujdesi

Aktualisht çdo i dyti gjerman e ka marrë vaksinën e parë, çdo i katërti është plotësisht i vaksinuar. Në javët e fundit është rritur ritmi i vaksinimit. Ky temp duhet të mbetet kështu, thotë, Gernot Marx, kreu i Shoqatës Ndërdisiplinore të Mjekësisë Intensive e Emergjente në një intervistë. Por rëndësi ka edhe sjellja e gjithsecilit. “Nëse njerëzit sillen me pakujdesi, atëherë në vjeshtë do të kemi më shumë infektime, e një valë e katërt është e mundur”, thotë Marx. “Rreziku që mund të ketë më shumë të sëmurë rëndë dhe më shumë vdekje është ende real”.

Mes virologëve ekziston mendimi, se pandemia nuk do të zhduket plotësisht. COVID-19 do të bëhet një sëmundje “normale”, si të tjera. Që në vjeshtë nevojiten vaksina të tjera. Kjo është arsyeja, pse politika ka vendosur të mos i mbyllë të gjitha qendrat e vaksinimit. /DW

 

Tags: pandemiavaksinat

TË LIDHURA

Protesta e tifozëve italianë, vërshëllejnë himnin izraelit dhe i kthejnë shpinën fushës
Bota

Protesta e tifozëve italianë, vërshëllejnë himnin izraelit dhe i kthejnë shpinën fushës

22:35 | 08/09/2025
Vriten 4 ushtarë izraelitë në Gaza
Bota

Vriten 4 ushtarë izraelitë në Gaza

22:21 | 08/09/2025
Donald Trump shfaqet në ‘US Open’ me mbesën 14-vjeçare
Bota

Donald Trump shfaqet në ‘US Open’ me mbesën 14-vjeçare

22:04 | 08/09/2025
Next Post
Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në rajon në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në rajon në 24 orët e fundit

“Mendova të zhdukja trupin e gruas”, psikiatri: Planifikoi krimin “perfekt”

"Mendova të zhdukja trupin e gruas", psikiatri: Planifikoi krimin "perfekt"

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

22:46 | 04/09/2025




TË FUNDIT

Triumf me spektakël, Kosova tregohet e madhe ndaj Suedisë
Sport

Triumf me spektakël, Kosova tregohet e madhe ndaj Suedisë

by mirseda
22:53 | 08/09/2025
0

Kosova merr një fitore të madhe në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e dytë Kualifikuese të Botërorit, teksa...

Protesta e tifozëve italianë, vërshëllejnë himnin izraelit dhe i kthejnë shpinën fushës

Protesta e tifozëve italianë, vërshëllejnë himnin izraelit dhe i kthejnë shpinën fushës

22:35 | 08/09/2025
Vriten 4 ushtarë izraelitë në Gaza

Vriten 4 ushtarë izraelitë në Gaza

22:21 | 08/09/2025
Donald Trump shfaqet në ‘US Open’ me mbesën 14-vjeçare

Donald Trump shfaqet në ‘US Open’ me mbesën 14-vjeçare

22:04 | 08/09/2025
“Aleanca me SHBA-të dhe NATO-n është garancia jonë për sigurinë kombëtare”, Begaj takim me ambasadorët e Shqipërisë në botë: Synimi ynë, anëtarësimi në BE

“Aleanca me SHBA-të dhe NATO-n është garancia jonë për sigurinë kombëtare”, Begaj takim me ambasadorët e Shqipërisë në botë: Synimi ynë, anëtarësimi në BE

21:50 | 08/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com