Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Veprimet e çmendura të aktorëve, për të depërtuar në brendësi të personazhit të tyre

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Veprimet e çmendura të aktorëve, për të depërtuar në brendësi të personazhit të tyre

Jeta e yjeve të kinemasë,duket në pamje të parë e lehtë dhe e thjeshtë; ata janë të pasur, jetojnë në luks dhe udhëtojnë anembanë globit. Shumica e njerëzve e kanë zili këtë stil jetese, dhe aktorët e bëjnë atë të duket kaq e lehtë, pasi të gjithë duket se bëjnë filma dhe fitojnë shumë para. Ndërkohë dihet shumë pak, mbi sakrificat që aktorët e përkushtuar bëjnë për të hyrë në brendinë e personazhit në çdo rol që ata realizojnë.

Robert De Niro shëtiste pasagjerë nëpër Nju Jork për rolin e tij tek “Shoferi i taksisë”

Roli i Robert De Niros në “Taxi Driver”, është një nga performancat më të mira të të gjitha kohërave. De Niro ishte i njohur për ndërmarrjen e akteve ekstreme për të hyrë nën“lëkurën” e personazhit që do të luante. Kështu, për këtë film, ai studioi sëmundjet mendore, dhe mori një licencë si shofer taksie. Ai do të shëtiste pasagjerë të rastësishëm nëpër Nju Jork për 12 orë çdo ditë, derisa të ishte plotësisht i përgatitur për rolin e Trevis Bickle.

Forest Whitaker mësoi një gjuhë afrikane për rolin e tij tek filmi “Mbreti i fundit i Skocisë”

Aktori amerikan Forest Whitaker bëri një punë fantastike duke luajtur Idi Amin,

Diktatorit të Ugandës. Por për t’u përgatitur për këtë rol, Whitaker mësoi gjuhën Swahili, për të pasur një bashkëpunim më të mirë me aktorët vendas. Përveç kësaj, aktori shtoi 22 kg në peshë, që t’i ngjante sa më shumë diktatorit famëkeq.

 Christian Bale humbi 27 kg për rolin e tij në filmin“Makinisti”

 Christian Bale, është një nga aktorët më të mirë të momentit. Për rolin e tij si Trevor Reznik në thrillerin psikologjik “The machinist”, Bale shkoi aq larg sa që humbi 27 kg për të ngjarë plotësisht me personazhin e punëtorit të fabrikës që vuante nga pagjumësia.

Regjisori kërkoi që skenari të ndryshohej sipas përmasave trupore të Bale, por aktori këmbënguli që të humbte gati një të tretën e peshës trupore, si një sfidë për të parë nëse do të ishte në gjendje ta bënte këtë.

Heath Ledger u izolua nga bota e jashtme për rolin e tij në “The Dark Knight”

Performanca e Heath Ledger në “The Dark Knight” (Kalorësi i Errët, rikthimi i Batmanit), është padyshim një nga më të mirat e të gjitha kohërave.  Për të hyrë në “lëkurën” e personazhit të tij, Xhokerit, Ledger u mbyll në një dhomë hoteli për 6  javë para fillimit të xhirimeve.

Izolimi dha frytet e veta, dhe Xhoker e la në hije Christian Bale në rolin e Batman. Heath Ledger fitoi çmimin Oskar si aktori më i mirë dytësor, për shkak të performancës së tij të jashtëzakonshme, por çmimi iu dha pas vdekjes, pasi humbi jetën nga një mbidozë droge, pak para se filmi të dilte në kinema. Shumë njerëz,mendojnë se izolimi 6 javor, ishte përgjegjës për shkatërrimin mendor të aktorit.

Adrien Brody sakrifikoi gjithçka për rolin e tij kryesor tek filmi “Pianisti”

Adrien Brody fitoi çmimin Academy Awards, për rolin e tij tek filmi “The Pianist”, ku luajti rolin e Vladislav Spilmanit, një pianist dhe kompozitor polak. Spilman qe një i mbijetuar hebre i Holokaustit i cili humbi gjithçka që kishte, kështu që aktori duhej të bënte të njëjtën gjë për të depërtuar në brendinë e personazhit.

Brody hoqi dorë nga jetesa e tij luksoze, duke shitur apartamentin, makinën e tij dhe të gjitha pasuritë. Aktori shkoi aq larg, sa edhe të ndahej me të dashurën e tij, në mënyrë që të mund të performonte më mirë në skenat ku Spilman qante me dënesë. Një grup aktorësh u shtruan në një repart psikiatrik për realizimin e filmit“Dikush fluturoi mbi folenë e qyqes”

“One Flew Over The Cuckoo’s Nest”, kryevepra e regjisorit çek Milos Forman është një film epik i realizuar në SHBA në vitin 1975. Gjithçka ndodh në një repart psikiatrik, kështu që grupi i aktorëve të udhëhequr nga Jack Nicholson u vendosën për disa kohën e një spital psikiatrik të vërtetë, për të studiuar sjelljen e pacientëve.

Përvoja e fituar gjatë qëndrimit të tyre atje, i ndihmoi aktorët të luanin rolet e psikopatëve në një mënyrë aq perfekte, sa që shumë prej tyre vazhdonin të qëndronin brenda rolit edhe kur kamera nuk xhironte. S’ka nevojë të thuhet që filmi rezultoi një sukses i madh, dhe fitoi disa çmime Oskar.

Tags: adrien brodyaktoretbrendia e personazhitdepertuarheath ledgerRobert De Niroveprimet e cmendura

TË LIDHURA

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet
Kultura

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

10:36 | 17/10/2025
”Do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian”, Rama publikon fotot
Kultura

”Do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian”, Rama publikon fotot

11:54 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Next Post
Rey Manaj drejt Spanjës. E kërkon Granada

Rey Manaj drejt Spanjës. E kërkon Granada

“Lamtumira e fundit” që kuqezinjtë i dhanë De Biazit

Rritet vlera e Kombëtares shqiptare. Sot “kushton” 15 milionë euro më shumë se ajo e De Biazit

Rama mbledh Asamblenë këtë muaj, vendos për kabinetin e ri dhe 4 vitet e ardhshme  

Rama mbledh Asamblenë më 27 gusht, ja qeveria e re që ka ndër mend të formojë







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Aksident në punë në Peqin ,humb jetën inxhinieri, arrestohet Enver Hoxha,drejtues teknik i kantierit
Aktualitet

Aksident në punë në Peqin ,humb jetën inxhinieri, arrestohet Enver Hoxha,drejtues teknik i kantierit

by mirseda
13:50 | 25/10/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Paulesh, në Peqin, ku një inxhinier...

Turisti bie nga muri i Panteonit në Romë, humb jetën 69-vjeçari japonez

Turisti bie nga muri i Panteonit në Romë, humb jetën 69-vjeçari japonez

13:48 | 25/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë

12:18 | 25/10/2025
“Shaka me Aliyev, jo tallje me Trump”, Rama: Ishte humor miqësor

“Shaka me Aliyev, jo tallje me Trump”, Rama: Ishte humor miqësor

11:38 | 25/10/2025
Dy të burgosur tentuan arratisjen, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre punonjës të burgut 313

Dy të burgosur tentuan arratisjen, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre punonjës të burgut 313

10:37 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com