Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Vendimi i fundit i Trump, aleatët: Ndjejmë keqardhje

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Vendimi i fundit i Trump, aleatët: Ndjejmë keqardhje

Vendimet e fundit të Presidentit Trump , për  tërheqje nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore me Iranin  kanë ngjallur reagime dhe pakënaqësi të shumta, duke rritur rrezikun e konfliktit në Lindjen e Mesme. Departamenti amerikan i Thesarit tha se sanksionet kundër Iranit do të rikthehen.Departamenti amerikan i Shtetit lëshoi po ashtu një deklaratë, duke thënë se Uashingtoni do të punojë me aleatët “për të gjetur një zgjidhje reale dhe gjithëpërfshirëse” për “kërcënimin iranian”.

“Sanksionet do të hyjnë në fuqi të plotë dhe do ta rikujtojnë regjimin e Iranit për izolimin diplomatik dhe ekonomik që rezulton nga aktiviteti i tij i pamatur dhe malinj”, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

“Kam urdhëruar organizatën bërthamore të Iranit që kurdo që të jetë e nevojshme, të nisim pasurimin e uraniumit, edhe më shumë se më parë”, tha në përgjigje presidenti i Iranit, Hassan Rohani. “Kjo është një luftë psikologjike, ne nuk do të lejojmë që Trump të fitojë”, shtoi Rohani, raporton Rel.

Aleatet dhe BE

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar – liderët e të cilave kanë bërë përpjekje të ndryshojnë mendjen e Trumpit – thanë se vendimi i Amerikës për tërheqje nga marrëveshja bërthamore, është për “keqardhje”, porse “ato do të vazhdojnë me respektimin e marrëveshjes”. Ministria e Jashtme e Rusisë tha se është “thellësisht e zhgënjyer”.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se BE-ja “është e vendosur të ruajë marrëveshjen”.

“Presim që pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare të vazhdojë të bëjë pjesën e saj, për të garantuar vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes, për hir të sigurisë sonë kolektive”, tha Mogherini.

Presidenti i KE

Presidenti i Këshillit Evropian të Bashkimit Evropian (BE), Donald Tusk tha se BE do të veprojë në unitet pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump i cili njoftoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin, transmeton Anadolu Agency (AA).Në një mesazh të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Tusk tha se “BE-ja do të veprojë në unitet përballë politikave të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe në lidhje me tregtinë”. Pasi ka rikujtuar se liderët e BE-së do të mblidhen së bashku më 17 maj në Sofje të Bullgarisë, Tusk ka ndarë informacionin se çështjet për marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe për tregtinë do jenë në axhendën e samitit.

Tags: aleatët:NdjejmëfunditkeqardhjeTrumpvendimi

TË LIDHURA

Zjarri shkrumbon pallatet e banimit në Hong Kong, disa persona të bllokuar brenda
Bota

Zjarri shkrumbon pallatet e banimit në Hong Kong, disa persona të bllokuar brenda

11:37 | 26/11/2025
BE detyron vendet anëtare të njohin martesat e të njëjtës gjini!
Bota

BE detyron vendet anëtare të njohin martesat e të njëjtës gjini!

11:19 | 26/11/2025
Propozimi i SHBA me 28 pika për luftën në Ukrainë, Reuters: Bazohej në një dokument të hartuar nga…
Bota

Propozimi i SHBA me 28 pika për luftën në Ukrainë, Reuters: Bazohej në një dokument të hartuar nga…

09:09 | 26/11/2025
Next Post
Foto/Kush janë pedagogët e Elbasanit që u arrestuan në mesnatë

Përdorën metoda speciale për korrupsion, arrest me burg për pedagogët

Video/Policia i thyen këmbën të riut, shikoni momentin shokues

Video/Policia i thyen këmbën të riut, shikoni momentin shokues

Lëvizja e rrezikshme/ Pompeo për herë të dytë vizitë në Korenë e Veriu

Lëvizja e rrezikshme/ Pompeo për herë të dytë vizitë në Korenë e Veriu







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren
Aktualitet

Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren

by mirseda
13:08 | 26/11/2025
0

Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, njofton se po vijon riparimi i...

Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

12:41 | 26/11/2025
Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari dhe kamerieri

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari dhe kamerieri

12:29 | 26/11/2025
Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

12:12 | 26/11/2025
“Nuk prite sa djali të të thoshte; babi!”/ Ataku kardiak i mori jetën, gruaja e tij tregon momentet

“Nuk prite sa djali të të thoshte; babi!”/ Ataku kardiak i mori jetën, gruaja e tij tregon momentet

11:55 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com