Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vendimi i 1980-ës që ua mori shpirtin shqiptarëve dhe solli krizën e thellë

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Vendimi i 1980-ës që ua mori shpirtin shqiptarëve dhe solli krizën e thellë

Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar sot të dhëna të rëndësishme, të cilat tregojnë se si kryesia e Këshillit të Ministrave më 1980 solli krizën e thellë dhe mjerimin e mbuluar me propagandë me variantin e ri të procesit të kufizimit të oborrit dhe tufëzimit të bagëtive.

Ky material u pa nga kryeministri në atë kohë Mehmet Shehu dhe sekretari Hekuran Isai, e më pas iu paraqit Byrosë Politike e cila pas një diskutimi miratoi një vendim me plot 10 faqe.

Dervishi publikon letrën dërguar Enver Hoxhës nga sekretari Hekuran Isai mbi këtë vendim, ndërsa shpjegon edhe përmbajtjen e vendimit nr.129, datë 4.11.1980, “Mbi disa masa për kufizimin e mëtejshëm të oborrit kooperativist dhe për tufëzimin e bagëtive të familjeve kooperativiste”.

POSTIMI I DERVISHIT:

1980/Byroja Politike në luftë të paepur me lopët, qengjat dhe kecat e oborreve

Më 9.10.1980 kryesia e Këshillit të Ministrave paraqiti variantin e ri për procesin e kufizimit të oborrit dhe të tufëzimit të bagëtive. Në bazë të këtij materiali nisi diskutimi se si t’ua merrnin shpirtin sa më shumë fshatarit e për rrjedhojë edhe qytetit. Oborri dhe bagëtia konsideroheshin deri në këtë kohë si “elementë kapitalistë të fshat”, me heqjen e së cilëve, fshatari bëhej 100% sovjetik. Pasi materiali u pa nga kryeministri Mehmet Shehu dhe sekretari Hekuran Isai, iu paraqit Byrosë Politike e cila pas një diskutimi miratoi një vendim me plot 10 faqe. Udhëheqja e lartë u tregua e “njerëzishme” me pulat, lepujt dhe disa bletët (të cilët jo kushdo mund t’i mbante). Kjo luftë e paparë ndaj elementëve jetikë, solli krizën e thellë të viteve ’80 shpërfytyrimin më të madh në histori të popullit shqiptar, veprim që asnjë pushtues nuk kishte arritur ta bënte dot. Këtë mjerim, regjimi e mbulonte me propagandë se ishin vendi më i lumtur në botë e se hanim ushqim cilësor që na e kishin zili të gjithë, etj.

***

Vendimi, nr.129, datë 4.11.1980, “Mbi disa masa për kufizimin e mëtejshëm të oborrit kooperativist dhe për tufëzimin e bagëtive të familjeve kooperativiste (ekstrakt)

1- Edhe në të ardhmen oborri kooperativist të shërbejë vetëm si ekonomi ndihmëse e familjeve kooperativiste, për të plotësuar ato pjesë të nevojave të tyre me produkte bujqësore e blegtorale që ende nuk u sigurohen dot nga ekonomia kolektive. Oborri kooperativist të konsiderohet gjithmonë si ekonomi ndihmëse e përkohshme dhe nevoja për mbajtjen e tij, gradualisht, do të zhduket me fuqizimin gradual të ekonomisë kolektive, kur kooperativisti, me të ardhurat që do të ketë nga puna e tij në pronën kolektive, të mund të përballojë të gjitha nevojat materiale të familjes edhe pa oborrin kooperativist.

2-Për t’u prerë rrugën shfaqjeve negative në praktikën e mbajtjes dhe të përdorimit të oborrit kooperativist, të merren këto masa:

a) Familjeve kooperativiste, të cilat nga ndarjet që janë bërë në familje, kanë sot më pak tokë në përdorim sesa normat e caktuara në Statutin e kooperativave bujqësore, të mos u jepet më tokë tjetër. Toka e oborreve kooperativiste të mbetet ajo që është sot. Toka në përdorim vetjak të familjeve kooperativiste këtej e tutje të ndahet vetëm një herë midis trungut dhe familjes së re që veçohet.

b) Sipërfaqja e tokës që u është dhënë familjeve kooperativiste në përdorim vetjak të mbillet me bimë bujqësore vetëm për nevojat e tyre. Të mos lejohet mbjellja e tokës së oborrit për shitje në treg, qoftë edhe pjesërisht, asaj t’i hiqet përgjithmonë sipërfaqja e tokës së dhënë për përdorim vetjak.

c) Çdo familje kooperativiste, në sipërfaqen e tokës që i ka dhënë kooperativa dhe shteti për përdorim vetjak, të ketë të drejtë të mbajë pula shqerake e lepuj, si dhe deri 10 koshere bletësh, kurse gjithë bagëtia tjetër që i takon oborrit sipas statutit të kooperativave bujqësore të tufëzohet.

ç) Familjet e reja që krijohen pas datës 1 janar 1981 nga ndarjet, të mos kenë të drejtë të mbajnë as lopë dhe as bagëtitë imëta.

Tags: 1980enver hoxhaKastriot Dervishikrize e thellevendimi

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Elbasan, drejtuesi i çiklomotorit shoqërohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, drejtuesi i çiklomotorit shoqërohet me urgjencë në spital

17:36 | 11/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze
Aktualitet

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025
Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë
Aktualitet

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë

21:42 | 09/10/2025
Next Post
Morata i shënon supergol De Gea-s (Video)

Morata i shënon supergol De Gea-s (Video)

Dokumenti i Tahirit, reagon Paloka: Pyete pak Ramën, pse të hoqi si ministër?

Ironizon Paloka: Edhe për Tahirin fajin e ka opozita dhe mediet e kazanit!

VIDEO/ Shpërthen Saimir Kodra ndaj Ramës: Do e gjuaja me mikrofon, ose do e shaja!

VIDEO/ Shpërthen Saimir Kodra ndaj Ramës: Do e gjuaja me mikrofon, ose do e shaja!







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik
Kosovo

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik

by mirseda
22:20 | 12/10/2025
0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për...

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

21:57 | 12/10/2025
LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti  humbet Mitrovicën

LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti humbet Mitrovicën

21:53 | 12/10/2025
Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

21:38 | 12/10/2025
Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

22:32 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com