Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Vendi në krizë të trefishtë/Basha prezanton alternativat ekonomike

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vendi në krizë të trefishtë/Basha prezanton alternativat ekonomike

Në takimin që po mbahet me të gjitha shoqatat e biznesit dhe sipërmarrësit, kryedemokati Basha ka prezantuar shtyllat kryesore të programit politik të Partisë Demokratike. Në vazhdën e akuzave, ai ripërsëriti se vendi është në një krizë ekonomike, e ndërsa shqiptarët kanë humbur çdo lloj shprese.

“Vendi, në një krizë të trefishtë ekonomike. Koha që kemi zgjedhur sot mund të duket pak e çuditshme, pasi dje patë se si parlamenti u përfshi nga batareja dhe vulgariteti i një njeriu që s’ka ç’ofron më si kryeministër. Natyrisht që biznesit po i ofron të zgjedhë dhe taksa të larta. Arsyet e vulgaritetit janë një dhe vetëm një: edhe mediat prestigjioze si VOA po tregojnë rrënjët e së keqes, që në Shqipëri ka një qeveri që nuk ka buruar nga vota.

Këtë mundohet të fshijë Rama nga diskursi politik me një sjellje rrugaçërore. Gjendja e ekonomisë, punësimit, sipërmarrjes dhe mirëqenies së shqiptarëve, pas gati 6 vitesh të qeverisjes së Edi Ramës, është në prag kolapsi.

-Shqiptarët kanë humbur shpresën, qindra mijëra kanë braktisur vendin, të tjerë po bëjnë përpjekje për ta braktisur.

-Rinia e papunë, e pashpresë, dijedashëse, por me sistem arsimor në rrënim, është në protestë dhe qindra mijëra të rinj shpresën e gjejne vetëm në emigracion.

-Sipërmarrja e vogël, e mesme apo e madhe ka humbur mundësite për zhvillim, për shkak të pushtimit të tregut nga oligarkia e lidhur me Edi Ramën. Vendin e sipermarrjes së ndershme në treg po e zënë banditët me paratë e tyre të drogës e krimit. Sipërmarrja vuan çdo ditë dhunën fiskale, gjobëvënëse e korruptive të burokracisë inspektuese banditesko-politike të Edi Ramës.

-Investimet e huaja janë në rënie pikiatë pas mbarimit të disa projekteve të mëdha, të trasheguara nga qeverisja demokrate. Të huajt që tentuan të investojne në Shqipëri u goditën nga sistemi oligarko-banditesk i Rilindjes. Ata janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen. Investitorë të rinj të mëdhenj nga Perëndimi as që po duken.

Me përfundimin e TAP dhe Kaskadës së Devollit dhjetëra mijëra shqiptarë do të humbin vendet e punës.

-Fermeret vuajnë nga konkurrenca e pandershme e sistemit oligarkik të importeve, grumbullimit, shitjes dhe nuk marrin asnjë ndihmë shtetërore. Ajo shkon vetëm në xhepat e oligarkëve dhe zyrtarëve të korruptuar.

-Pasojat e një ekonomie të tillë bien mbi çdo shtresë shoqërore.

Të varfrit, mosha e tretë, por edhe shtresa e mesme gjithashtu – të gjithë sot, pas gati 6 vitesh janë më keq. Blejnë më shtrenjtë, nuk kanë rritje për pagat dhe pensionet, janë përjashtuar nga ndihma shtetërore, nuk kanë shpresë për punësim, kurim e përkujdesje.

Partia Demokratike i ka denoncuar këto probleme, e vazhdon ta bëjë me këmbëngulje e durim. Partia Demokratike ka një program të qartë të masave emergjente të çlirimit të ekonomisë nga zaptuesit e saj, dhe të masave të plota për ndezjen e motorrëve të ekonomisë për një rritje ekonomike të lartë, të qendrueshme, përfshirëse e të shanseve të barabarta, që prodhon mirëqenie për shtresat e gjera të shoqërise, dhe ndihmon për daljen nga varfëria të shtresave të lëna në harresë e të braktisura”.

 

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Video/Zjarr e panik në shkollën profesionale të ndërtimit ‘Karl Gega’ në Tiranë

Video/Zjarr e panik në shkollën profesionale të ndërtimit ‘Karl Gega' në Tiranë

Haradinaj: S’do heqim taksën pa njohje

Haradinaj: S’do heqim taksën pa njohje

Video/Rrëzohet avioni luftarak “Mirage”, vdesin dy pilotët

Video/Rrëzohet avioni luftarak “Mirage”, vdesin dy pilotët







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com