Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Vëllazërorja” në plan të dytë, kuqezinjtë duhet të japin maksimumin

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Vëllazërorja” në plan të dytë, kuqezinjtë duhet të japin maksimumin

Shqipëria dhe Kosova do të masin forcat sonte në mbrëmje në një miqësore e cila do të zhvillohet në Zyrih të Zvicrës, në ndeshjen që cilësohet si vëllazërore. Një ndeshje speciale për të gjithë shqiptarët që do të tejmbushin stadiumin e “Letzingrund”.Ndryshe nga ndeshja e parë që u zhvillua mes këtyre dy kombëtareve, e cila ishte më shumë një festë se një ndeshje e mirëfilltë, këtë herë ekipet do të përpiqen të japin më të mirën. Është testi i parë i vërtetë për trajnerin Panucci që të krijojë një ide të qartë se ku do ta bazojë formacionin për Ligën e Kombeve dhe kjo e bën serioz impenjimin e lojtarëve.

Kosova nuk ngjason me asnjë prej dy skuadrave që kuqezinjtë kanë në grup në Ligën C, Skocia dhe Izraeli, megjithatë përballë një kundërshtari disi më të dobët dhe që bën pjesë në ligën D, Shqipëria duhet të tregojë forcën e vërtetë dhe të fitojë.Risi të shumta në formacionin e kuqezinjëve të cilët do të zbresin në fushë me një skuadër shumë herë më të re në moshë. Lenjani nuk ja ka dalë të rikuperohet në kohë nga dëmtimi ndërsa Mavraj edhe për faktin se është me Ramazan do të ulet në stol nga trajneri Panucci. I cili përveç Berishës në portë do të aktivizojë në mbrojtje Hysajn në të djathtë, Xhimshitin dhe Veselin në qendër dhe do të improvizojë Bujar Likën si mbrojtës të majtë në debutimin e këtij të fundit si titullar.Mesfusha do të përbëhet nga tre lojtarë shumë të rinj në moshë si Ramadani, Qaka dhe Ndoj, të cilët do të duhet të mbulojnë mungesat e emrave me peshë si Xhaka e Abrashi për shkak dëmtimi. Për mesfushorin e Brescias, Ndoj, ky ndaj Kosovës do të jetë një debutim absolut me kombëtaren A. Në sulm përveç Roshit e Cikalleshit do të ketë vend edhe për Sindrit Gurin i cili grumbullohet për herë të parë nga kuqezinjtë pas sezonit spektakolar që zhvilloi me Kukësin.Përsa i përket Kosovës edhe te Dardanët mungesat do të jenë të shumta ku spikat ajo e Valon Berishës. Trajneri zviceran Bernard Chalandes pritet të luajë me rreshtimin 4-4-1-1, me Avdijajn që do të mbështesë sulmuesin e vetëm Vedat Muriqi, ndërkohë në prapavijë një fanellë titullari do të ketë edhe për mbrojtësin e Skënderbeut Fidan Aliti, por edhe për talentin e Hajdukut të Splitit Ardjan Ismaili.

Tags: “Vëllazërorja”duhetDytëjapinKuqezinjtëmaksimuminplan

TË LIDHURA

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash
Sport

ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash

11:21 | 30/01/2026
Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës
Sport

Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës

18:54 | 28/01/2026
Next Post
Humbisni kilet e tepërta me ujin e frutave

Humbisni kilet e tepërta me ujin e frutave

E sulmuan për “armën” në këmbë, Sterling tregon historinë e dhimbshme

E sulmuan për “armën” në këmbë, Sterling tregon historinë e dhimbshme

U rikthye me supergol pas 4 vitesh, Baloteli vazhdon të kritikohet (Video)

U rikthye me supergol pas 4 vitesh, Baloteli vazhdon të kritikohet (Video)







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital
Aktualitet

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

by mirseda
21:40 | 30/01/2026
0

Virozat dhe gripi janë kthyer në kryefjalën e ditëve të fundit në Spitalin infektiv. Mjekët e këtij...

Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

21:09 | 30/01/2026
Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e famshme e filmit “Home Alone”

Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e famshme e filmit “Home Alone”

20:44 | 30/01/2026
Kosovë, KQZ shpall të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Kosovë, KQZ shpall të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

20:32 | 30/01/2026
Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com