“Arrest me burg” është masa e caktuar sot nga Gjykata e Lezhës, për vëllain e moderatores Alketa Vejsiu. Gjykata e Lezhës e ka lënë në “arrest me burg” shtetasin Endrit Vejsiu, deri në përfundim të hetimeve.
29-vjeçari u arrestua të dielën, në një operacion të policisë, pasi iu gjetën mina dhe drogë në makinë.
Pasi ka dalë nga gjykata, Vejsiu ishte me pranga në duar, dhe i shoqëruar me policë, ndërsa i ka bërë thirrjes të ëmës që ishte e pranishme, që të mos mërzitej.
“O ma, mos u mërzit”, kanë qenë këto fjalët e vetme që ka thënë Vejsiu, pasi ka dalë nga gjykata.
https://tiranatoday.com/i-arrestuan-vellane-por-alketa-vejsiu-u-jep-nje-mesazh-te-qarte-te-gjitheve/