Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Veliaj prezanton 3 projektet e arkitektëve të Harvardit për Tiranën

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Veliaj prezanton 3 projektet e arkitektëve të Harvardit për Tiranën

Një ekip i arkitektëve të Universitetit të Harvard-it po bashkëpunojnë me studentë vendas. Ata  prezantuan sot 3 projekte konkrete të cilat do të zbatohen në kryeqytet. Këto projekte janë në kuadër të Planit të Përgjithshëm Vendor, i cili e parashikon Tiranën si një qytet me disa qendra policentrite.

Konkretisht tre projektet janë Parku Qendror i Bulevardit të Ri, rikonceptimi i Kombinatit si poliqendra e parë e Tiranës dhe Fasadat e qytetit. Ato u diskutuan me ekspertë dhe grupe interesi.

 Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se pavarësisht debateve që ka pasur për projektet e deritanishme të Bashkisë së Tiranës, ato kanë rezultuar të suksesshme. Ai prezantoi tre projektet të cilat janë hartuar me kujdes nga ekipi i arkitektëve të Universitetit të Harvard-it dhe një grup studentësh të arkitekturës nga Shqipëria.

Projekti për Parkun Qendror te Bulevardi i Ri, një hapësirë e gjelbër, 6 herë më e madhe se Parku Rinia, i cili do të jetë mushkëria e re e kryeqytetit.

“Projekti “Ëilliam”, i cili është projekti i parkut qendror, te Bulevardi i Ri bën fjalë për një hapësirë, e cila është vendosur në të majtë të Bulevardit të Ri, duke filluar në 500 metrat e parë të bulevardit dhe mbaron deri tek km 1 e gjysmë, dhe është një hapësirë rreth 6 herë më e madhe se Parku Rinia, e do të krijojë parkun e ri qendror të qytetit. Është një hapësirë që është projektuar që tani si park dhe që tani është negociuar që të gjitha ndërtimet të zhvendosen në periferi dhe ajo hapësirë pranë Bulevardit të Ri të jetë një mushkëri e re për Tiranën. Pas sheshit Skënderbej dhe pas Parkut të Liqenit të Tiranës, atij të Farkës dhe të Kasharit, Parku Qendror do të jetë një nga pjesët më kreative të qytetit, pjesë që ka shumë vizione të reja të parqeve moderne që kemi parë nëpër botë dhe pasi të jetë debatuar mjaftueshëm, si Bashki e Tiranës do jemi gati ta financojmë në faza implementimi e parkut qendror”, tha Veliaj.

 Kreu i Bashkisë deklaroi se fillimisht këto projekte shoqërohen me debate, por falë punës ato janë kthyer në shembuj të suksesit. “Nuk e di a mjaftojnë librat e kësaj bote për të gjithë debatet dhe të gjithë sherrin me sheshin Skënderbej. Ja ku jemi sot, kemi çdo javë që bëjmë matjet e ndotjes së ajrit dhe na rezulton se i vetmi vend në Tiranë, ku ajri është nën normat e ndotjes së BE, është sheshi Skënderbej. Siç e shikoni, edhe sot që është vapë ka njerëz në shesh, jo më gjatë pasditeve dhe gjatë mbrëmjes që gëlon nga jeta dhe sidomos pjesët e parqeve rreth Muzeut Kombëtar”, tha ai.

 Projekti i dytë është ai që ka të bëjë me idenë e poliqendrave të Tiranës dhe më konkretisht për rikonceptimin e zonës së Kombinatit.

“Plani i Stefano Boerit parashikon një Tiranë me disa qendra, pra një qytet policentrik. Është folur shumë për këtë, tani ka ardhur koha ta bëjmë realitet. Kemi propozuar që Kombinati të jetë një qendër më vete, kemi propozuar që Lapraka të jetë një tjetër qendër më vete, Qyteti Studenti te Rruga e Elbasanit, Kinostudio gjithashtu. Në pamundësi për t’i filluar të gjitha njëherësh, kemi zgjedhur Kombinatin, duke filluar nga sheshi Garibaldi e deri te pjesët industriale që mund të akomodojnë edhe industrinë kreative. Fakti që kemi koncentruar aty disa shërbime, çerdhe të reja, kopshte të reja, shkollën e re “Betim Muço” që po mbaron, fakti që mbikalimi te Kombinati Ushqimor gjithashtu lehtëson trafikun, pra krijon një infrastrukturë të mjaftueshme për ta trajtuar Kombinatin si një prej poliqendrave të Tiranës, për t’u siguruar që jo çdo njeri duhet të vijë te sheshi Skënderbej për të marrë shërbime, por shumë prej atyre që do ta bënin jetën e vetëmjaftueshme në lagjen, mëhallën tënde do të mund të kryhen në Kombinat”, tha Veliaj.

 Projekti i tretë lidhet me transformimin e projektit të fasadave të Tiranës nga një projekt ad-hoc, në një projekt afatgjatë.

“Ideja ka të bëjë me transformimin e projektit të fasadave të Tiranës nga një projekt ad-hoc, që është bërë nga një kryetar bashkie që filloi, një që pastaj e ndërpreu fare sepse e kishte inat atë tjetrin që e filloi, dhe një tjetër si administrata jonë që po mundohet ta vazhdojë në mënyrë ad-hoc si te Pazari i Ri dhe si t’i japi kësaj një lloj uniformiteti, pra si të kthehet në një projekt afatgjatë. Pavarësisht se kush është kryetar bashkie, projekti i fasadave të Tiranës është një mënyrë për të zbukuruar shëmtinë sovjetike që trashëguam nga shumica e ndërtimeve në Tiranë, apo kaosin e ndërtimeve pa leje, apo të një urbanistike të viteve ‘90 komplet jashtë standardit dhe se si mund ta përkthejmë dhe ta shohim nga një problem, në një mundësi. Nëse fasadat e Tiranës tashmë janë kthyer në një kartolinë të qytetit, si të mundemi që të investojmë mbi këtë imazh që Tirana e ka pozitiv dhe e ka një lloj brendi global çështjen e fasadave dhe të ngjyrave të qytetit”, u shpreh Veliaj.

 Kreu i Bashkisë deklaroi se falë investimeve të bashkisë, prona sikurse është zona e Pazarit të Ri apo ajo në rrugën e Dibrës ka marrë një tjetër vlerë. Ai deklaroi se menjëherë pas këtij studimi, do të nisë puna për zbatimin e këtyre projekteve në punë konkrete.

“Mezi pres që stafi i bashkisë që ka detyrën e zbatimit t’i përkthejë këto në projekte konkrete. Pra të fillojë menjëherë dizenjimin e Parkut Qëndror, të fillojë menjëherë mbjelljen në faza dhe menjëherë investimet që do të bëjmë në Parkun e ri Qendror; të fillojmë menjëherë rikonceptimin e Kombinatit si të parin projekt të një prej poliqendrave të Tiranës dhe pastaj për t’u siguruar që projekti i fasadave të qytetit, bashkë me ushtrinë e administratorëve të pallateve, bashkë me fondin e komuniteteve që po jep bashkia, të jetë një përpjekje serioze dhe e unifikuar për secilin kryetar bashkie, që qyteti të ketë mundësi që ta zhvillojë në afatgjatë”, u shpreh Veliaj.

 

Tags: arkitekteHarvardprojekteVeliaj

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
Skandali/ Kryebashkiakja e Bashës ia jep të gjithë tenderat një kompanie të vetme

Skandali/ Kryebashkiakja e Bashës ia jep të gjithë tenderat një kompanie të vetme

Turku tenton të korruptojë policin, i fut 100 euro në pasaportë por…

Turku tenton të korruptojë policin, i fut 100 euro në pasaportë por...

Kuriozitete që do ju lënë pa fjalë, ja çfarë nuk dini për meshkujt dhe femrat

Kuriozitete që do ju lënë pa fjalë, ja çfarë nuk dini për meshkujt dhe femrat







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com