Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Veliaj: Paguam borxhet, tani aksionet në shitje

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Veliaj: Paguam borxhet, tani aksionet në shitje

Aksionet e Tiranës do të dalin në shitje. Dhe këtu flasim për pjesën që zotërohet nga Bashkia e kryeqytetit, që shkon në 34%. Këtë premtim e ka dhënë vetë kryebashkiaku. Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Kapital” në Vizion Plus, ka folur gjerësisht për situatën e klubit të futbollit, ndërsa konfirmoi se institucioni që ai drejton ka paguar 450 mijë euro borxhe.

“Çdo ndërmarrje e Bashkisë së Tiranës ku unë jam maxhorancë është sot me fitim: parkingjet, ujësjellës-kanalizimet, pra pothuajse të gjitha agjencitë tona janë me fitim. Ajo (i referohet KF Tiranës) është një ndërmarrje ku duhet të mbash ison e atij që hedh vallen, që është aksioneri kryesor dhe që ka vendimmarrjen absolute.Pra, si të kem 1%, si të kem 49%, në sh.a., vendimmarrja absolute është e atij që ka shumicën. Kështu që do mbaj premtimin për shitjen. Momentalisht jemi duke bërë një vlerësim me kompani auditimi të klubit”, u shpreh fillimisht numri një i Bashkisë, ndërsa konfirmoi se një kompani është duke bërë auditimin financiar të klubit.

Veliaj dhe Halili

Pasi të bëhet vlerësimi, pritet që të ketë zhvillime sa i përket shoqërisë aksionere Tirana. Në maxhorancë është Refik Halili dhe kështu do të mbetet, derisa zotëron 66% të aksioneve.

BORXHET
I pyetur nëse ky institucion ndien deri diku përgjegjësi për rënien nga kategoria, Veliaj përgjigjet kështu: “Nuk kam unë asnjë kompleks. Në dallim nga paraardhësi që e futi në borxhe, unë i lava të gjitha borxhet. Tani më kanë ngel vetëm dy gjëra: o të korruptoj gjyqtarë, o të shkoj të loz vetë. Ne kemi paguar rreth 500 mijë euro… 450 mijë euro. Por mbi 500 milionë lekë, që kanë qenë borxhet e mbartura”. Kujtojmë që pas marrëveshjes që u nënshkrua në zyrat e Bashkisë, Erjon Veliaj i ndau në dy këste paratë që do t’i jepte për likuidimin e borxheve të mbartura nga e shkuara.

PËRGJEGJËSITË
Më tej ai zbulon edhe një bisedë që ka bërë me tifozët për rënien, ndërsa thekson se më shumë se shlyerja e detyrimeve, nuk mund të bënte. “Pra, jo vetëm që lamë vetëm borxhet e të tjerëve, por u thashë edhe tifozëve: vetëm të shkoj të loz vetë ose të korruptoj gjyqtarët. Asnjë nga të dyja s’di ta bëj: as të luaj vetë, as të korruptoj gjyqtarët. Luaj për qejf kalçeto, por jo të shkoj atje. Pra, çfarë kam pasur në dorë, e kam bërë”, shpjegoi numri një i këtij institucioni.

PRIVATIZIMI
Kryebashkiaku sqaron se të gjitha asetet që Bashkia Tiranë ka në zotërim do të shfrytëzohen dhe kështu po veprohet edhe me stadiumin “Selman Stërmasi”, pasi kjo është forma e vetme për të pasur përfitimet. “Aksionet do t’i nxjerr në treg, por duhet të kuptoni edhe diçka tjetër, në Tiranë paguajnë taksë edhe ata të Partizanit, edhe të Dinamos, edhe të Farkës, edhe të Studentit, edhe të Dajtit. Jo po unë jam gati ta diskutoj dhe atë.
Se të kesh asete ekonomike dhe ta përdorësh një herë në dy javë kjo është për të ardhur keq. Kur ty të është dhënë një copë imobiliare në qendër të Tiranës dhe asete kudo e s’po i shfrytëzon, atëherë merru paratë. Mund të jetë një klub tjetër, mund të jenë Dëshmitarët e Jehovait, mund të jetë një parti politike, mund të jenë ata që bëjnë joga.
Por komercializoje sepse bashkia të ka dhënë një aset nga i cili mund të vjelësh para e të financosh klubin. Ju kujtohet si ishte parkingu përpara stadiumit ‘Dinamo’? Kishte njerëz që rrinin kot dhe shisnin makina të përdorura. Pra, edhe atë aset ia kishin marrë”, përfundoi Veliaj.

 

Tags: aksionetborxhetPaguamshitjeTaniVeliaj

TË LIDHURA

Zotimi i futbollistit shqiptar: Po shkuam në Botëror, do bëj flokët kuq e zi!
Sport

Zotimi i futbollistit shqiptar: Po shkuam në Botëror, do bëj flokët kuq e zi!

22:25 | 30/05/2025
“Inzaghi para finales: Jo fiksim, por përqendrim — Interi im është gati”
Sport

“Inzaghi para finales: Jo fiksim, por përqendrim — Interi im është gati”

18:54 | 30/05/2025
Trent Alexander-Arnold zyrtarisht lojtar i Realit
Sport

Trent Alexander-Arnold zyrtarisht lojtar i Realit

12:55 | 30/05/2025
Next Post
Një tjetër shqiptar i nominuar në MTV EMA 2017

Një tjetër shqiptar i nominuar në MTV EMA 2017

Hysaj: Të luajmë si pjesën e dytë me Spanjën dhe fitojmë

Hysaj: Të luajmë si pjesën e dytë me Spanjën dhe fitojmë

Rriten përsëri temperaturat, ja ditët kur duhet të keni kujdes

Rriten përsëri temperaturat, ja ditët kur duhet të keni kujdes

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Detaje nga plagosja në Durrës, çfarë deklaroi 36-vjeçari
Aktualitet

Detaje nga plagosja në Durrës, çfarë deklaroi 36-vjeçari

by mirseda
09:51 | 31/05/2025
0

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, në zonën...

Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh në garën për Presidencën

Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh në garën për Presidencën

09:40 | 31/05/2025
Në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, kapet në Tiranë 43 vjeçari

Në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, kapet në Tiranë 43 vjeçari

09:23 | 31/05/2025
Media britanike “Metro”: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

Media britanike “Metro”: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

09:09 | 31/05/2025
Trump njofton dyfishimin e tarifave për çelikun dhe aluminin

Trump njofton dyfishimin e tarifave për çelikun dhe aluminin

09:06 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com