Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Veliaj: Në gjysmën e dytë të mandatit, fokusi te fshati

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Veliaj: Në gjysmën e dytë të mandatit, fokusi te fshati

Një nga zonat më të degraduara në periferi të kryeqytetit pranë zonës së Dajtit, shumë shpejt do të shndërrohet në një hapësirë model për qytetarët që do të rrisë vlerën e pronës. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e rrugës pedonale mbi Përroin e Gjerozës, që kufizohet nga rruga “Muhamed Deliu” dhe ajo e Teleferikut.

Teksa inspektoi fillimin e punimeve, kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj deklaroi se ky është një tjetër premtim i mbajtur, i cili jo vetëm do të transformojë zonën, por njëkohësisht do të ndikojë pozitivisht tek bizneset dhe në rritjen e punësimit. “Synimi ynë është që të mbajmë fjalën që u dhamë qytetarëve vetëm para pak javësh kur fituam në zgjedhjet e përgjithshme, se do të riktheheshim menjëherë në zonë për të bërë një investim për të moshuarit dhe fëmijët, të cilët duan më shumë hapësira mes pallateve, për të kthyer një nga zonat më të degraduara të Tiranës në atë që shumë shpejt do të quhet si pedonalja e Gjerozës. ”, tha Veliaj.

Ai kërkoi mirëkuptimin e banorëve të zonës për shqetësimet që mund të vijnë gjatë periudhës së punimeve, ndërsa siguroi për përfundimin e punimeve në një kohë sa më të shkurtër. Veliaj deklaroi se në dy vitet e ardhshme të mandatit të tij, ish-komunat do të kenë një vëmendje të veçantë nga ana e Bashkisë së Tiranës. 

Duke u ndalur në investimet e realizuara në zonat në periferi të kryeqytetit, kreu i Bashkisë vlerësoi dhe ndryshimet ligjore në ligjin “Për gjendjen civile”, që do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe të investimeve për qytetarët. 

“Me ligjin e ri çdo qytetar është regjistruar në gjendje civile aty ku banon. Kjo do të thotë që anomalitë ku njerëzit banonin në komunën Dajt, por shërbimet i merrnin në Tiranë, kanë marrë fund. Sot qytetarët janë regjistruar konform ligjit, aty ku kanë edhe adresën e banimit. Do të thotë që tani u përgjigjemi më shumë qytetarëve se sa kemi pasur në mënyrë fiktive në letrat e komunës Dajt apo të komunave të tjera që janë në kufi me Tiranën dhe që në thelb ofrojnë shërbime për më shumë banorë sesa kanë pasur në inventarin e tyre të gjendjes civile. Kjo do të thotë që me këtë rregullim, me administratorët e pallateve duhet të vijnë edhe investimet e bashkisë”, theksoi Veliaj.

Deputeti i PS, Xhemal Qefalia falënderoi kryebashkiakun Veliaj për kujdesin e treguar dhe theksoi se gjithnjë e më shumë po zbuten diferencat midis qëndrës dhe zonave në periferi të kryeqytetit.

Ndërtimi i rrugës pedonale mbi Përroin e Gjerozës, që shtrihet në një zonë me ndërtime të reja, parashikon dhe krijimin e hapësirave çlodhëse, me lulishte të bollshme si dhe me module të ndryshme lojërash për fëmijët.

Tags: fokusiFshatigjysmënmandatitVeliaj

TË LIDHURA

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!
Aktualitet

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

21:49 | 06/01/2026
Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’
Aktualitet

Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

20:01 | 06/01/2026
Flakët përfshijnë një banesë në Klos, zjarrfikësit në vendngjarje
Aktualitet

Flakët përfshijnë një banesë në Klos, zjarrfikësit në vendngjarje

19:30 | 06/01/2026
Next Post
Hamilton “pushton” Italinë me Mercedes, fiton kundër “kokëkuqeve”

Hamilton "pushton" Italinë me Mercedes, fiton kundër “kokëkuqeve”

Meksikë, presidenti Pena Nieto zotohet të mbrojë dinjitetin e vendit të tij

Meksikë, presidenti Pena Nieto zotohet të mbrojë dinjitetin e vendit të tij

Kombëtarja drejt Maqedonisë, mbështet nga 400 tifozë

Kombëtarja drejt Maqedonisë, mbështet nga 400 tifozë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….
Showbizz

Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….

by mirseda
22:03 | 06/01/2026
0

Raporti i Selin me Gretën, si dy kunata në perspektive pasi kjo e fundit ka një lidhje...

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

21:49 | 06/01/2026
Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

21:43 | 06/01/2026
Moti i keq në Kosovë, Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

Moti i keq në Kosovë, Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

20:58 | 06/01/2026
Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

20:01 | 06/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com