Kryebashkiaku Erion Veliaj në mbyllje të turit “Tirana dy vjet zgjuar”, ku u promovua puna e Bashkisë së Tiranës gjatë kësaj periudhe, u ndal në krahasimet mes dy performancave, të kohës kur Tirana drejtohej prej Lulzim Bashës dhe të kohës kur u drejtua prej tij.
Ndërsa tha se, në katër vite Lul Basha nuk arriti as të rregullonte Sahatin e Tiranës, Veliaj renditi ato që i cilësoi si sukseset më madhore të punës së tij dy vjeçare, ku ndër të tjera përmendi:
“Përfundimin e 800 punëve publike në Tiranë, përmirësimin e transporit publik, bërjen e një plani urbanistik kryevepër, rikthimin në dinjitet të varrezave, rikthimin e çekut të bebes dhe bursat për ekslentët, etj”.