Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Veliaj ‘mbështeti’ protestën e opozitës, zyrtarët e tij në protestë

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Veliaj ‘mbështeti’ protestën e opozitës, zyrtarët e tij në protestë

Teksa sheshi para kryeministrisë mbajti mijëra protestues të opozitës, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj priste me padurim momentin e madh të flakës që mund të digjte politikisht kryeministrin Edi Rama. Ai u angazhua jo vetëm shpirtërisht, por edhe me forcat e tij, duke dërguar zyrtarët e bashkisë në ballë të protestës dhe tentuar të yshtin njerëzit për kataklizmonë e madhe.

Në protestën masive të thirrur nga opozita më 16 shkurt, në ballë të një grupi të përfaqësuesve të PDIU-së ishte kryetari Shpëtim Idrizi, ndërsa më pas krahët e ngrohtë ia mbante nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Kozeta Mesiti dhe drejtori i tregjeve në kryeqytet Sokol Hysa.

Edhe pjesa tjetër që hiqte “kortezhin çam”, përbëhej nga nëpunës të lartë të bashkisë Tiranë, që kishin marrë më parë “leje” nga Veliaj për të qenë aty në ditën e madhe, me shpresën se Rama nuk do kthehej më nga Vlora dhe Erion Veliaj të kishte një “shteg” të hapur drejt kryeministrisë.

Lali Eri, në paraditen e 16 shkurtit qëndroi në “lozhën okulte” në ndjekje të çdo detaji dhe fryme që përçonte protesta e opozitës, i gatshëm që të provonte të gjithë kartat për të shkrumbuar idhullin e dikurshëm dhe armikun e pashpallur Edi Rama. Po të dërguarit e tij në protestën e së shtunës a ishin “shpellarë” siç i quan Lali Eri opozitarët?

Gjithkush që mund të mendojë se Veliaj i mban afër përfaqësuesit çam sepse i duhet vota në Këshillin Bashkiak, e gjykon gabim, pasi faktet tregojnë se sa herë i është nevojitur vota, Lali i ka gjetur mes anëtarëve të lëkundur e lehtësisht të manipulueshëm të LSI-së. Mbështetjen nga partitë e tjera, me një dorë në qeverisje dhe një tjetër në opozitë, e kërkon për lojën më të madhe që nis nga zyrat e Rilindjes dhe përfundon në partitë e kampit opozitar.

Padyshim që Idrizi dhe Veliaj janë në pritje të çdo zhvillimi, finalja e së cilës sjell fundin tragjik të kryeministrit Edi Rama. Nëse kreu i qeverisë në mendjen e tij gjykon se Shpëtim Idrizit ia ka mbyllur derën e pushtetit, e ka të pamundur të ndalojë Lali Erin, që me veprimet e tij pret momentin ti japë shkelmin e fundit “babait politik” për t’i zënë vendin në krijesën e Rilindjes.

PDIU, me kryetarin e saj Idrizi mund të duket si një aktor figurant në filmin me metrazh të gjatë të kakofonisë politike, por e ka treguar veten se di të ngjitet mirë në çdo anë të pushtetit. Për të mos mbetur peng i humorit kryeministror, prej gjashtë muajsh Erion Veliaj po luan të gjithë kartat pokerit të bodrumeve dhe me premtime, bonuse financiare dhe “ndarje fitimesh” në tregun e madh.

Që të dy, si Veliaj ashtu edhe Idrizi kërkojnë mbështetje për pushtet dhe PDIU ka marrëveshje me PD-në për të qenë aleate me opozitën. Ka me Veliajn e Rilindjes për të ndarë të mirat e pushtetit dhe herë pas here përkëdhel edhe Ramën që ende nuk ia ka prerë burimin e të ardhurave. PDIU i ngjan “tregut Çam”, ku për çdo mall ka një çmim. Fillimisht e rrisin pazarin dhe më pas futen në negociata me çdo “blerës”, pavarësisht se nga vijnë, pozitë apo opozitë.

Në rastin më të mirë, nëse vendi qoftë edhe me tension shkon në zgjedhjet lokale, PDIU kërkon rikonfirmimin si kandidatë të kryetarëve aktual të bashkive që drejtohen prej tyre. Për më shumë jemi edhe ne sezonin e ri “pranverë-verë” 2019 dhe është koha që malli i tregut fals të shitet për firmato…

Veliaj është aty, si blerësi kryesor i çdo produkti që në fund vlen për qëllim kryesor, rënien e Ramës. Ndaj nëpunësit e lartë të tij dhe armata tjetër që figuron në borderotë e Bashkisë Tiranë, ditën e protestës së opozitës ishin të shumtë kundër Ramës./ Nga Boldnews.al

TË LIDHURA

Zjarri pranë Syrit të Kaltër djeg 40 koshere bletësh – rrezikohen edhe 100 të tjera
Aktualitet

Zjarri pranë Syrit të Kaltër djeg 40 koshere bletësh – rrezikohen edhe 100 të tjera

17:14 | 11/08/2025
Katër minorenë vjedhin makinën në Milano, përplasin për vd*kje të moshuarën dhe më pas arratisen
Aktualitet

Katër minorenë vjedhin makinën në Milano, përplasin për vd*kje të moshuarën dhe më pas arratisen

16:57 | 11/08/2025
Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen
Aktualitet

Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen

16:16 | 11/08/2025
Next Post
Griset flamuri i Serbisë në veri të Mitrovicës

Griset flamuri i Serbisë në veri të Mitrovicës

Dhunë gjatë arrestimeve dhe gaz lotsjellës në protestë, Avokati i Popullit nis hetimet

Dhunë gjatë arrestimeve dhe gaz lotsjellës në protestë, Avokati i Popullit nis hetimet

Kur francezët mësonin për Shqipërinë që në abetare (Foto)

Kur francezët mësonin për Shqipërinë që në abetare (Foto)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Zjarri pranë Syrit të Kaltër djeg 40 koshere bletësh – rrezikohen edhe 100 të tjera
Aktualitet

Zjarri pranë Syrit të Kaltër djeg 40 koshere bletësh – rrezikohen edhe 100 të tjera

by mirseda
17:14 | 11/08/2025
0

Zjarri që ra në rrethinat e Syrit të Kaltër, një zonë e mbrojtur si “Monument Natyre”, ka...

Humbja ndaj Palace/ Slot: Liverpool me fat që shkoi deri në finale

Humbja ndaj Palace/ Slot: Liverpool me fat që shkoi deri në finale

17:04 | 11/08/2025
Katër minorenë vjedhin makinën në Milano, përplasin për vd*kje të moshuarën dhe më pas arratisen

Katër minorenë vjedhin makinën në Milano, përplasin për vd*kje të moshuarën dhe më pas arratisen

16:57 | 11/08/2025
Macron bën thirrje për a*mëpushim të përhershëm në Gaza: Kjo l*ftë duhet të përfundojë tani!

Macron bën thirrje për a*mëpushim të përhershëm në Gaza: Kjo l*ftë duhet të përfundojë tani!

16:27 | 11/08/2025
Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen

Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen

16:16 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com