Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falënderuar përfaqësinë e banorëve të zonës së Astirit që preken nga projekti i zhvillimit të Unazës së Madhe që iu përgjigjën thirrjes së tij për të bashkëpunuar.
Teksa ka përmendur disa prej tyre, kryebashkiaku tha se pret që tashmë të gjithë të mbajnë fjalën, ata për prishjen dhe bashkia për kompensimin.
“Faleminderit Ukës nga Tropoja, Gëzimit nga Burreli dhe hoxhës së Astirit, Diamantit nga Kukësi – përfaqësues të familjeve nga Unaza e Re, që bashkëpunuan për të ardhmen e kryeqytetit. ???
Pres nga sot që burrash të mbajmë fjalën – ata për prishjet e ne për kompesim e sistemim”, shkruan Veliaj në Facebook.
Gjatë këtij takimi përfaqësia e banorëve të zonës së Astirit ra dakord që të bashkëpunojë për të mundësuar ndërtimin e një rrugë sipas të gjitha standardeve, duke çliruar në të njëjtën kohë edhe trafikun e makinave. Nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj garantoi shpronësim për të gjithë ata që i kanë shtëpitë me letra dhe sigurimin e banesave sociale pa afat dhe bonus qiraje për tre vite për të gjithë pjesën tjetër.