Dalin detaje të reja lidhur me vdekjen e një 35-vjeçari në Spitalin e Traumës në Tiranë. Arben Gjeci nga Zallbastari kishte mbërritur në spital me plagë të rënda në kokë.
Menjëherë mjekët e kanë futur në operacion, por ai nuk ka mundur të mbijetojë. Nga dëshmitë e para të të afërmve, u tha se Gjeci kishte rënë nga një lartësi. Por, duke u nisur nga plagët e shumta, policia është thelluar në hetime.
Dyshohet se viktima ka pasur lidhje me një grua të martuar, e cila mund të ketë sjellë konflikt e më pas plagosjen e tij.
Policia ka shoqëruar disa persona.