Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

I vdiq djali, Flutura Açka drithëron me fjalët që i dedikon

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
I vdiq djali, Flutura Açka drithëron me fjalët që i dedikon

Një muaj më parë shkrimtarja shqiptare, Flutura Açka, dha lajmin e hidhur që djali i saj u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare. Siç rrëfeu dhe vetë shkrimtarja, djali i saj Jerin van den Brink, ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë që e mundonte prej kohësh.

Flutura ka qenë këto kohë me të gjithë miqtë dhe të afërmit, të cilët i qëndruan pranë pas dhimbjes së madhe që përjetoi. Shkrimtarja pas një mungese të gjatë është rikthyer dhe ka shkruar një poezi shumë prekëse.

Ajo i ka dedikuar Jerinit disa fjalët drithëruese, ku përshkruan gjithë dhimbjen e madhe që po përjeton, trishtimin dhe mungesën që ndjen për të.

Roja i dritës

Ti kishe kaq qiell brenda teje,

sa dhe dielli bante ndejë n’tandin sy,

e drita xhelozohej kur fikej mramjeve,

horizontit ankohej,

se s’mundej me të ngja ty.

Kurdisur n’buzëqeshje

kraharori yt ende jep gurgullimë,

andrrës dhe zhgjandrrës të çajë thurjen e pezmët

të trishtimit tonë, mësyn.

Është larg, n’rini të përjetshme,

mbretërinë e Askundit lyen me bojë njeriu,

i pakorruptueshmi shpirt,

i papërlyemi kurm,

e pavramja ndjenjë,

xeherore qe s’e prek kush thellimave,

ekzistencë diku, gega im,

“the terrible beauty”* në më t’gjatin mërgim.

Ti dashuria që ecje,

ti buzëqeshja baretëse,

ti i thikti rrezatim mirësie,

kushedi në ç’mors lexon tani,

vajin tonë që lutet për kthim.

Ti roja i dritës,

përgjon errëtitë që aviten të na nxijnë,

të na derdhin mjerim.

Tani shkel në dhera të pastra,

e ëndrrash të qashtra shtigjesh nget,

ti nezra e përjetshme,

nuk fikesh si kandil,

as flakë qiriri topitur erës,

shembëllim i largët i një ylli kushediku,

tatuazh i shpirtit mbet…

“The terrible beauty” (bukuri mizore), varg i John Keats

Tags: “drithëron”dedikonDjaliFjalëtFlutura Ackamoshënvdiq

TË LIDHURA

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar
Kultura

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Duel force, VAR mbyll në barazim ndeshjen Australi-Danimarkë (Video)

Duel force, VAR mbyll në barazim ndeshjen Australi-Danimarkë (Video)

(VIDEO) Parlamentarizmi “guerilas”/A po shkon PD drejt shkërmoqjes?!

(VIDEO) Parlamentarizmi “guerilas”/A po shkon PD drejt shkërmoqjes?!

Pas Kim Yong Un, Trump përgatitet të takohet me të gjithëpushtetshmin

Pas Kim Yong Un, Trump përgatitet të takohet me të gjithëpushtetshmin







JU REKOMANDOJMË

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026




TË FUNDIT

“Si nuk ke turp”/ Luiz Ejlli ‘përballet’ me Jul Dedën
Showbizz

“Si nuk ke turp”/ Luiz Ejlli ‘përballet’ me Jul Dedën

by mirseda
17:30 | 13/02/2026
0

Luiz Ejlli dhe Jul Deda ishin të ftuar diten e sotme në emisionin “Breaking”, ku sollën një...

7 të mitur arrestohen në protestë, Noka dhe Grimci: Dhunë dhe presion për akuzë si grup kriminal

7 të mitur arrestohen në protestë, Noka dhe Grimci: Dhunë dhe presion për akuzë si grup kriminal

17:12 | 13/02/2026
Arrestohen 3 persona në Kukës për prodhim dhe shitje të drogës, sekuestrohen 459 gram kokainë

Arrestohen 3 persona në Kukës për prodhim dhe shitje të drogës, sekuestrohen 459 gram kokainë

17:04 | 13/02/2026
Defekt në tubacion, probleme me ujin e pijshëm në Durrës

Defekt në tubacion, probleme me ujin e pijshëm në Durrës

17:02 | 13/02/2026
Shkëlqim Hajdari zhvillon vizitë në Kavajë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit institucional

Shkëlqim Hajdari zhvillon vizitë në Kavajë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit institucional

16:49 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com