Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vdes një tjetër foshnje në Durrës, familjarët akuzojnë mjekët e Pediatrisë

9 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Vdes një tjetër foshnje në Durrës, familjarët akuzojnë mjekët e Pediatrisë

Një fëmijë 15-muajsh ndërroi jetë në spitalin e Durrësit, më 28 mars, por një tjetër rast i ngjashëm është përsëritur.

Pasi kanë marrë vesh rastin e fundit, të ndodhur para pak ditësh, familjarët e vogëlushit të parë kanë akuzuar mjekët e Pediatrisë për neglizhencë.

Është gjyshi i foshnjës, Anastas Cuka, i cili shprehet se i nipi vdiq si pasojë e neglizhencës së mjekëve.

Ai vendosi të reagojë publikisht, me qëllim që të mos e pësojnë në të njëjtën mënyrë edhe foshnja të tjera.

Anastasi tregon me detaje në një intervistë për “Panorama” se si mjekët i kishin dhënë ilaçe të tjera për nipin, ndërkohë që ai kishte një infeksion urinar, i cili i kishte prekur veshkën. Mjekim i gabuar ky, që i mori jetën vogëlushit.

Më poshtë intervista me Anastas Cukën:

Z. Anastas, çfarë ka ndodhur me nipin tuaj?

Ishte data 26 mars dhe nipi filloi të ankohej se ndiente shqetësime. Si gjithë familjarët e tjerë, u drejtuam për në urgjencën e pediatrisë së Durrësit për ta vizituar. Nga mjekët pediatër atë ditë ishte i gatshëm doktor Erion Hoxha, i cili, pasi kreu një vizitë të përgjithshme, na dha ca rekomandime për të blerë ilaçe në farmaci. Na tha, “s’ka problem fëmija, se ka fytin të skuqur dhe se kjo është diçka që ndodh te të gjithë të vegjlit, pasi është virozë stine dhe kalon”.

Po më pas çfarë ndodhi?

U kthyem në shtëpi dhe po e mbanim djalin nën mbikëqyrje, duke i dhënë ilaçet që na kishte rekomanduar doktori dhe një si serum që duhej të merrte nga goja. Por, po konstatonim se djali nuk po kishte përmirësim. Ai nuk kishte përmirësim, sepse nuk kishte shqetësimet që pretendonte doktori, virozë stine, por kishte probleme me kanalet e urinës. Kishte infeksion në kanalin e urinës, i cili i preku edhe një veshkë. Djali sa po vinte dhe po rëndohej. Pritëm të zbardhte dita më datën 27 mars dhe iu drejtuam sërish pediatrisë.

Çfarë ju thanë, kur shkuat sërish në pediatri?

Më datën 27, pra një ditë më pas, mjek i gatshëm ishte doktor Rasim Lusha. Na pyeti nëse ishte vizituar më parë nga ndonjë doktor tjetër foshnja. I them se e vizitoi mbrëmë doktor Erioni dhe se ai na kishte thënë se e ka virozë stine dhe na dha ca rekomandime. Por e informova mjekun se ilaçet nuk ishin të dobishme, pasi djali po përkeqësohej. Doktor Rasimi e pa djalin, gjoja i bëri një kontroll sipërfaqësor dhe tha “s’ka gjë fare”. Na dha edhe ai një recetë për të marrë ca ilaçe e na rekomandoi të shkonim në shtëpi.

Ju u mjaftuat me këto këshilla, apo kërkuat të kryheshin vizita më të detajuara për foshnjën?

Ne këmbëngulëm që të kryheshin vizita të detajuara, pasi nuk kishim probleme për lekë, vetëm djali të bëhej mirë. E kishim dritën e syve. Ishte djali i parë dhe i vetëm. E kishim pikë të dobët dhe do të bënim të pamundurën të mundur, nëse varej te paratë. Nuk kishim problem ta çonim edhe në fund të botës për ta mbajtur në jetë. Por doktor Rasimi më tha se dilte garant për jetën e tij, madje më tha që “mos harxho kot kohë dhe para me vizita, sepse djali nuk ka absolutisht asnjë gjë dhe shumë shpejt do t’i kalojë, pasi janë viroza stine dhe të gjithë fëmijët i ka prekur”.

Çfarë ndodhi, pasi u larguat nga pediatria për të dytën herë?

U kthyem në shtëpi. Vazhduam prapë me këto ilaçet dhe serumin që merrte nga goja, të cilat na i rekomanduan mjekët: Erion Hoxha dhe Rasim Lusha. Mirëpo djali po përkeqësohej, sepse nuk urinonte dot. Ai s’kishte probleme me fytin dhe me virozat, kishte infeksion në rrugët urinale dhe po i kalonte infeksioni në veshka. Me padurim pritëm të zbardhte dita për t’u rikthyer në pediatri, sepse djali kishte siklet dhe po përkeqësohej.

U kthyet sërish në pediatri ditën e tretë?

Po, u rikthyem prapë në pediatri për të tretën herë në tri ditë, sepse gjendja shëndetësore e nipit po përkeqësohej në vend që të përmirësohej. Ditën e tretë ishte e gatshme një mjeke e vjetër, specialiste shumë e mirë, por që nuk ia mësuam dot emrin. Sapo e pa gjendjen e djalit, “bo bo, tha, shpejt se situata qenka alarmante”. Kontaktuan njëfarë doktor Arjani dhe po kryenin vizita të detajuara, i bënë eko. “Shpejt, thanë, dërgojeni në Tiranë, se ka aparatura më të avancuara dhe se situata është alarmante”.

Pra, u pikas diagnoza që në Durrës në ditën e tretë?

Po, pas tri ditësh, pasi i bënë eko. Në fakt e kuptoi doktoresha. Ajo ishte specialiste shumë e mirë dhe vetëm me sy e kuptoi diagnozën. Ajo bëri të pamundurën duke na orientuar të bënim vizitat e tjera. Megjithatë u nisëm për në Tiranë me autoambulancë, na shoqëronin dy infermierë a mjekë, nuk e di çfarë ishin.

Në Tiranë, çfarë ndodhi?

Edhe atje mjekët ishin neglizhentë. Qëndruam gjashtë shtatë orë në pritje për të marrë vesh ndonjë lajm, por më kot, sepse atje s’ta varte njeri. Ishim në ankth, sepse nipi po përkeqësohej dhe kjo u vu re që rrugës kur po shkonim për në Tiranë. U futa me forcë në reanimacion dhe pashë që nipi ishte nxirë. Pashë që po i bënin gjilpërë në zemër. Aty mendova që e humbëm djalin. Doktori më tha se është në gjendje kritike. Pas pak na dhanë lajmin se ka vdekur.

Pse vendosët ta bënit denoncimin tani?

Para disa ditësh, një tjetër foshnjë 15-muajshe ka vdekur si pasojë e papërgjegjshmërisë së mjekëve në spitalin e Durrësit. Nuk dua që të tjerët të përjetojnë të njëjtën gjë si ne, sepse mjekët po vrasin njësoj si kriminelët. Kriminelët vrasin me armë, ndërsa këta nga papërgjegjshmëria. Nëse nipi im do të kishte marrë kujdesin e nevojshëm nga ana e stafit mjekësor, do të ishte gjallë sot.

Tags: Anastas Cukaneglizhenca e mjekeve

TË LIDHURA

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine
Aktualitet

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

08:26 | 08/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Next Post
EU commissioner Avramopoulos congratulatory message to the newly elected Albanian President

EU commissioner Avramopoulos congratulatory message to the newly elected Albanian President

250 mijë shqiptarë presin listën fituese të Lotarisë Amerikane, udhëzime ku të kontrolloni

250 mijë shqiptarë presin listën fituese të Lotarisë Amerikane, udhëzime ku të kontrolloni

VLORË/ Sekuestrohet pallati në qendër të Vlorës, u ndërtua me dokumente false

VLORË/ Sekuestrohet pallati në qendër të Vlorës, u ndërtua me dokumente false







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës
Bota

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

by mirseda
10:01 | 08/12/2025
0

Forcat ruse nisën një valë të re sulmesh me dronë gjatë natës në disa rajone të Ukrainës,...

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

08:58 | 08/12/2025
Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

08:26 | 08/12/2025
Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

22:05 | 06/12/2025
Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com