Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Vdekja e minatorit/Shpërthen Këlliçi: Rama është makthi i Bulqizës!

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Vdekja e minatorit/Shpërthen Këlliçi: Rama është makthi i Bulqizës!

Vdekja e minatorit pensionist në minierën e Bulqizës, ka shkaktuar debate të shumta në opinionin publik, ndërsa ka patur kritika të forta  ndaj kryeministrit Rama. Kryeministri i Shqipërisë është kryqëzuar nga  Partia Demokratike dhe konkretisht nga kreu i Forumit Rinor në PD, Belind Këlliçi.

Përmes një statusi në  “Facebook”, Këlliçi  denoncon ngjarjen e rëndë, ndërsa bën përgjegjegjës të drejtpërdrejtë  kreun e qeverisë.  Ai shkruan se Rama  del çdo ditë me orë të zgjatura në ekranet e “kazaneve” dhe i shet shqiptarët si dembelë, të paaftë  dhe si tufë delesh.

Sipas Këlliçit, ngjarja ku  humbi jetën minatori Enver Koçi, është tentuar në formë kriminale të mbahet e fshehur nga autoritetet lokale. Kreu i Forumit Rinor në PD-së thekson se minierat e qeverisjes së “Rilindjes” janë kthyer në një makth të vërtetët për banorët e zonës së Bulqizës.“Minierat shqiptare gjatë qeverisjes së “Rilindjes” janë kthyer në një makth për banorët e zonës se Bulqizës. Djersa dhe mundi i tyre pasurojnë elementë të lidhur më krimin dhe politikanë që i mbrojnë nga tatimet dhe nga ligji. Bandat e kromit në Bulqizë e sfidojnë hapur shtetin e rrënuar të Edi Ramës.”-shkruan Këlliçi

 Statusi i Këlliçit

Punë si të Edi Ramës!Për të mbuluar paaftesinë e tij, Edi Rama del çdo ditë me orë të tëra në ekranet e “kazanit” për ti shitur shqiptarët si dembelë, të paaftë, një tufë delesh siç i quan rëndom.

Por në fakt shqiptarët e braktisur nga Edi Rama po sakrifikojnë çdo ditë jetën e tyre për të siguruar bukë n e fëmijëve.Rasti më i fundit është 64 vjeçari Enver Koçi, minatori pensionist që humbi jetën në galeritë e nëntokës në Bulqizë.

Në mënyrë kriminale është tentuar fshehja e kësaj ngjarje të ndodhur mesditën e të dieles nga autoritetet lokale.Ngjarja ka ndodhur në një minierë fantazëm në qytetin e Bulqizës, i cili prej vitesh është kthyer në një fushë-beteje të përplasjes së bandave të kromit, të cilat sfidojnë narkoshtetin e Edi Ramës sepse bandat punojnë me bekimin e tij.

Për më tepër a ka kjo minierë leje apo dokumente të tjera zyrtare?

A shfrytëzohet ajo nga të afërm të drejtuesve socialistë në këtë qytet dhe gëzon status të veçantë mbrojtjeje?Inspektoriati Shtetëror i Punës është inekzistent përballë incidenteve që po marrin jetë njerëzish në minierat shqiptare, ku kushtet vijojnë të jenë si në mesjetë. Në një shtet normal siç duhej të ishte dhe ky i yni, është e pakonceptueshme se si një minator 64 vjeçar vijon të jetë punëtor aktiv në të zezë dhe duke punuar në kushte çnjerëzore. Ky është një krim i rëndë dhe i takon Prokurorisë së Dibrës të vihet urgjent në lëvizje pasi përpara ligjit duhet të jene të gjithë barabartë.

Minierat shqiptare gjatë qeverisjes së “Rilindjes” janë kthyer në një makth për banorët e zonës se Bulqizës. Djersa dhe mundi i tyre pasurojnë elementë të lidhur më krimin dhe politikanë që i mbrojnë nga tatimet dhe nga ligji. Bandat e kromit në Bulqizë e sfidojnë hapur shtetin e rrënuar të Edi Ramës.

Nga 2013 e deri më tani kanë humbur jetën 10 minatorë, kryesisht për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike. Ndërkohë numri i atyre që kanë mbetur të plagosur është shumë herë me i madh.Punë ka thotë Edi Rama! Por punë ka o në arat e kanabisit, ose në minierat fantazëm të bandave të kromit.

Ky është realiteti i punës së “Rilindjes”. Kjo është një fatkeqësi kombëtare.

 

Tags: i bilqizesKëlliçimakthiminatoritvdekja

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025
“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra
Aktualitet

“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra

21:40 | 23/08/2025
Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve
Aktualitet

Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve

21:21 | 23/08/2025
Next Post
Më i miri për 2017-ën, Ronaldo: Tjetër rekord, tre fëmijë në tre muaj

Më i miri për 2017-ën, Ronaldo: Tjetër rekord, tre fëmijë në tre muaj

Nën hetim prokurori që kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit

Nën hetim prokurori që kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit

Norvegji/Ministrja jep dorëheqjen pasi postoi gabim në “Facebook”

Norvegji/Ministrja jep dorëheqjen pasi postoi gabim në “Facebook”

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com