Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vdekja e 40 personave, dënohet me burg administratori i koncesionarit të Rrugës së Kombit

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vdekja e 40 personave, dënohet me burg administratori i koncesionarit të Rrugës së Kombit

Nicola Spadavecchia, administratori i shoqërisë që zbaton koncesionin e Rrugës së Kombit, u dënua sot me 6 vjet burg nga Gjykata e Avenilos në Itali.

Zoti Spadavecchia u shpall fajtor për “shpërdorim detyre”, pasi gjatë kohës që ka punuar si inxhinier për kompaninë Autostrade per Italia, nuk ka kryer kontrollet dhe mirëmbajtjen e nevojshme të urës Acqualonga, urë në të cilën humbën jetën 40 besimtarëve në vitin 2013, të cilët udhëtonin në një autobus që doli nga ura për shkak të mbrojtësve të dëmtuara.

Nicola Spadavecchia u emërua administrator i vetëm i shoqërisë së krijuar nga konsorciumi Kastrati-Salillari, Albanian Highway Concession shpk, në fund të tetorit 2017, edhe pse ishte 67 vjeç, i dalë në pension dhe nën hetim për aksidentin tragjik.

Ende dhe sot, Zoti Spadavecchia vazhdon të jetë administrator—mandati i tij përfundon në vitin 2022.

Exit.al denoncoi që në prill 2018 faktin se inxhinjeri Spadavecchia ishte nën hetim për vdekjen e 40 personave, duke akuzuar koncesionarin për mungesë përgjegjësie për këtë zgjedhje.

Menjëherë pas artikullit tonë, në redaksi erdhi një përgjigje nga zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Grupit Kastrati, me anë të së cilës kompania Kastrati paraqiste kundërshtitë e saj për hetimin e zotit Spadavecchia. Letra e Kastratit, që mund ta lexoni këtu, miratoi dhe konfirmoi të gjithë faktet që ne kishim bërë publike më parë, sikurse ne jemi shprehur në përgjigjen tonë ndaj saj.

Aksidenti për të cilën u dënua Nicola Spadavecchia

Më 28 korrik 2013, një autobus me 49 pelegrinë që ktheheshin nga vendi i shenjtë i Padre Pios, i mbetur pa frena, ra në humnerë duke marrë me vete 14 bordura anësore të sigurisë, të bëra me çimento të tipit “Neë Jersey” (si ato të autostradës Tiranë-Durrës) që sipas ekspertizës gjyqësore nuk ishin kontrolluar dhe mirëmbajtur siç duhej dhe si pasojë ato nuk siguruan mbrojtjen e nevojshme për të ndaluar daljen e autobusit nga ura.

Në atë aksident humbën jetën 40 persona, që shokuan dhe prekën gjithë Italinë.

Hetimi i mëpasshëm i Autoritetit Kombëtar Antikorrupsion të Italisë, i drejtuar nga gjykatësi antikorrupsion Raffaele Cantone, arriti në konkluzionin se në vitin 2009, në një tender të rëndësishëm për rindërtimin e barrierave anësore në atë pjesë të autostradës, e cila administrohej nga Spadavecchia, nuk u përfshi zëvendësimi i barrierave të vjetra, të cilat as nuk ishin kontrolluar, pavarësisht se ishin të gërryera në pjesën e lidhjes me asfaltin.

Shkaku kryesor i aksidentit tragjik ishte mungesa e mirëmbajtjes së autobusit, i cili kishte dokumente fallco kolaudimi. Në një moment, autobusit i ishte prishur sistemi i transmetimit duke e bërë të pamundur uljen e shpejtësisë, ndërsa frenimi nuk kishte arritur ta mbante brenda urës. Autobusi u përplas me barrierën anësore të sigurisë, të cilat janë shkëputur menjëherë pasi ishin tërësisht të gërryera, duke mos ndaluar dot daljen e autobusit nga ura. Gjykara arriti në përfundimin se, pavarësisht se shkaku i aksidentit ishte defekti i autobusit, barrierat e pamirëmbajtura ishin faktor vendimtar në tragjedi. Për këtë arësye, gjykata ka dënuar administratorin e kompanisë që duhet të bënte mirëmbajtjen.

Burimi: Exit.al

TË LIDHURA

Shkodër/ Makina bie në lumë nga ura e Spatharit, shpëtojnë mrekullisht 3 persona
Aktualitet

Shkodër/ Makina bie në lumë nga ura e Spatharit, shpëtojnë mrekullisht 3 persona

16:44 | 28/01/2026
E rëndë në Shkodër! Makina del nga rruga dhe bie nga ura e Spatharit
Aktualitet

E rëndë në Shkodër! Makina del nga rruga dhe bie nga ura e Spatharit

16:21 | 28/01/2026
Plagosi me thikë të bijën/ Gjykata lë në burg 56-vjeçarin, autori kërkoi lirimin: Jam i pafajshëm
Aktualitet

Plagosi me thikë të bijën/ Gjykata lë në burg 56-vjeçarin, autori kërkoi lirimin: Jam i pafajshëm

15:04 | 28/01/2026
Next Post
Vrasja në Tiranë/Bënte përgjegjës prindërit e ish-gruas për ndarjen, zbardhen të tjera detaje tronditëse

Vrasja në Tiranë/Bënte përgjegjës prindërit e ish-gruas për ndarjen, zbardhen të tjera detaje tronditëse

Sara Blloshmi- Si i skandalizonte burrat në vitet ’20 mbesa e Ismail Qemalit

Sara Blloshmi- Si i skandalizonte burrat në vitet ’20 mbesa e Ismail Qemalit

The Guardian: Mbretërit e rinj të kokainës, si e mori mafia shqiptare kontrollin në Britani

The Guardian: Mbretërit e rinj të kokainës, si e mori mafia shqiptare kontrollin në Britani







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Shkodër/ Makina bie në lumë nga ura e Spatharit, shpëtojnë mrekullisht 3 persona
Aktualitet

Shkodër/ Makina bie në lumë nga ura e Spatharit, shpëtojnë mrekullisht 3 persona

by mirseda
16:44 | 28/01/2026
0

Një makinë ka rënë në ujë në urën e Spatharit në rrugën Shkodër-Vau Dejës, disa momente më...

Tragjedi në fabrikën e biskotave në Greqi: rrjedhje propani prej muajsh, shpërthimi la 5 viktima

Tragjedi në fabrikën e biskotave në Greqi: rrjedhje propani prej muajsh, shpërthimi la 5 viktima

16:26 | 28/01/2026
E rëndë në Shkodër! Makina del nga rruga dhe bie nga ura e Spatharit

E rëndë në Shkodër! Makina del nga rruga dhe bie nga ura e Spatharit

16:21 | 28/01/2026
Plagosi me thikë të bijën/ Gjykata lë në burg 56-vjeçarin, autori kërkoi lirimin: Jam i pafajshëm

Plagosi me thikë të bijën/ Gjykata lë në burg 56-vjeçarin, autori kërkoi lirimin: Jam i pafajshëm

15:04 | 28/01/2026
Qeveria dialog me biznesin eksportues, Rama prezanton platformën e re ExportOn

Qeveria dialog me biznesin eksportues, Rama prezanton platformën e re ExportOn

15:03 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com