Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Vazhdon shkallëzimi i tensioneve në kufirin Rusi-Ukrainë

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Vazhdon shkallëzimi i tensioneve në kufirin Rusi-Ukrainë

Dy anije luftarake amerikane pritet të mbërrijnë këtë javë në Detin e Zi si një demonstrim i mbështetjes së administratës Biden për Ukrainën, ndërkohë që shtohen shqetësimet se Presidenti rus Vladimir Putin po shikon mundësinë për një ofensivë kundër vendit fqinj.

Kremlini ka ndërmarrë një lëvizje të madhe trupash, tankesh dhe raketash përgjatë kufirit me Ukrainën, më e madhja që nga aneksimi prej tij i gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014, sipas zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë. Rusia ka kryer të paktën tre stërvitje ushtarake pranë kufirit me Ukrainën që nga mesi i marsit.

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA Joe Biden pati telefonatën e tij të parë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, “pohoi mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit të Rusisë i cili vazhdon në Donbas dhe Krime,” siç u shprehën zyrtarët.

Dërgimi i anijeve luftarake në Detin e Zi ka për qëllim të ritheksojë deklaratën e Presidentit Biden.

Luftimet midis ukrainasve dhe rebelëve të mbështetur nga rusët në rajonin Donbas të Ukrainës janë intensifikuar që nga fundi i janarit dhe zyrtari i lartë i Kremlinit Dmitry Kozak, i cili ia hodhi fajin Ukrainës, bëri një paralajmërim ogurzi, duke thënë se një konflikt në shkallë të gjerë do të ishte “fillimi i fundit” për Ukrainën, një deklaratë e cila është parë në Kiev dhe në kryeqytetet perëndimore si një kërcënim.

Dmitry Peskov, zëdhënësi kryesor i Kremlinit, nuk ka mohuar grumbullimin e forcave në kufi, por u tha gazetarëve në Moskë se Rusia “i lëviz forcat e armatosura brenda territorit të saj si ta shohë të arsyeshme”. Presidenti ukrainas Zelenskiy vizitoi vijat e frontit në Donbas javën e kaluar dhe shprehu keqardhje lidhur me “përshkallëzimin e madh” të gjendjes, siç e quajti ai.

Një ushtar ukrainas u vra dhe një tjetër u plagos në Donbas të shtunën, thanë zyrtarët ushtarakë të Ukrainës. Kjo është viktima e katërt për forcat e Ukrainës këtë muaj. Ukrainasit thonë se ushtari vdiq pasi forcat e ndihmuara nga Rusia hapën zjarr me granatahedhës automatikë dhe mortaja 82 milimetra, armë të ndaluara sipas marrëveshjes së Minskut, një protokoll armëpushimi i nënshkruar në vitin 2014 që shpesh nuk është përfillur./VOA/

Tags: përshkallëzim”rusitensioneUkrainë

TË LIDHURA

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

22:05 | 06/12/2025
Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes
Bota

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën
Bota

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Next Post
Tre pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit

Ulen ndjeshëm shifrat: 4 viktima dhe 125 raste të reja me koronavirus

Pa vdekjen me sy në moshën 21 vjeçare/ Zbulohet drama e Thiago Silva

Pa vdekjen me sy në moshën 21 vjeçare/ Zbulohet drama e Thiago Silva

Meta: Ja cila është e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies në vend

Raporti i Europol/ Meta: Droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqen Shqipërisë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com