Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vasil Bollano: Kacifas është hero. Shkova në varrim për njerëzillëk

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Vasil Bollano: Kacifas është hero. Shkova në varrim për njerëzillëk

Ish-kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano, ka rrëfyer disa detaje pikante në lidhje me vrasjen e Konstantinos Kacifas. I ftuar në emisionin “Provokacija”, ai tha se ditën e ngjarjes ka qenë në Bularat.

“Atë ditë isha në vendin ku ndodhi ngjarja, për shkak të ftesës për organizimin e ditës së 28 tetorit. Fillimisht kur e dëgjuam që një person i armatosur ka goditur në një drejtim të paditur, krijoi një indinjatë.

Sigurisht ishte çështje që më pas e morën organet e përkushtuara për këto lloj ngjarjesh, që ishte Policia e Shtetit. Rreth orës 1 u larguam, se mbaroi aktiviteti dhe në darkë u njoftuam për ndodhinë që u konkludua me vrasje”, u shpreh Bollano.

Bollano foli dhe për besueshmërinë ndaj policisë shqiptare. Sipas tij, politizimi është më i keq kur bëhet nga individë të veshur me pushtet. Për të, këtu fillon ngërçi, që duket sikur jepen disa mesazhe të gabuara instuticioneve të pavarura, që në rastin konkret është policia.

“Unë mendoj që në lidhje me besueshmërinë, sigurisht që besueshmëri ka. Por nëse do të më pyesnit se në ç’nivel është besueshmëria, vlen për të dëshiruar. Për dy arsye, e para sepse bëhet maksimumi nga individë zyrtarë të politizojnë çështjen. Sepse sigurisht politizimi ndodh në dy aspekte, ka edhe nga individë anonimë, po nga grupe shoqërore të ndryshme, por politizimi është më i keq kur bëhet nga individë të veshur me pushtet.

Këtu fillon problemi që duket sikur jepen disa mesazhe të gabuara institucioneve të pavarura, që në rastin konkret është policia. Përpara se të jepej versioni zyrtar se si ndodhi ngjarja, u ngrit një akuzë”, u shpreh ai.

Ai iu përgjigj edhe pyetjes nëse është kryeministri Rama antigrek.

“Nuk mund ta gjykoj në këtë sens. Unë nuk mund të shprehem antigrek apo antishqiptar, por që marrëdhëniet, sa herë që bëhet një tentativë për një hap përpara, krijohet një ngecje, ngecje teknike.

Erdhën në këtë situatë tani me disa pengesa. Kjo ngecje nuk mund të them që është e qëllimshme, por nuk është pozitive, dhe kjo vlen për tu analizuar thellë nga qeveria”.

Bollano u ndal ndër të tjera edhe tek çështja nëse Kacifas është hero. Në rastin konkret ai u bë hero, u mitizua.

Pjesë nga intervista:

A ka arsye që një minoritar grek të ankohet ndaj instuticioneve shqiptare në tërësi?

“Unë mendoj që ka të drejtë të ankohet për mënyrën se si funksionon. Shteti për këtë punë është, që të japë përgjigjen dhe të orientojë gjërat në bazë të legjislacionit dhe kushtetutës”.

Pse ishe i pranishëm në varrimin e Kaçifas? 

“Në varrim shkuam për një arsye. Për arsyen humane, se humbi jetën një njeri dhe aq më tepër në mënyrën se si evoluan gjërat u krijuan shumë pikëpyetje të ndryshme. Domethënë ditën e parë u ekzekutua një person i armatosur. Deri këtu gjërat janë në rregull. Mirëpo kur fillojnë aludimet, kur fillojnë deklaratat, kur fillon një media elektronike dhe e quan “budalla”, “psikopat”, “kriminel”, çfarë nga këto kanë ndodhur. Atëherë ngrihen shumë nga këto përshtypje dhe aludime për individin në fjalë që unë nuk e njoh, menjëherë krijohet përshtypja se këtu diçka ka ndodhur, dhe vonohet dhe ekspertiza. Rrugën zyrtare akoma s’e kemi dëgjuar”.

A mund të konsiderohet hero Kaçifas? 

“Deri tani që flasim, fjala “hero” është në kuptimin laik, sepse nuk e kemi versionin zyrtar. Por në aspektin laik ai është vlerësuar si hero. Indidvidët apo forma laike e të shprehurit, duke patur një material të tillë, krijon dhe ajo kondrapeshat e saj. Në rastin konkret ai u bë hero, u mitizua, do ta shikojmë në perspektivë se ç’do të bëhet. Vajtja në varrim është një moment tjetër, nuk lidhet as me politikën, as me ngjarjen, as me sjelljen. Vajtja në varrim është çështje emocioni, çështje humane, pra është ana sociale, jo politike apo juridike”.

Thirrjet antishqiptare gjatë funeralit të Kaçifas…

“Unë personalisht distancohem nga çdo lloj thirrje. Deklarata kam bërë rreth opinioneve për pyetje të ndryshme. Por si pjesë e ish OMONIA-s, unë do marr deklaratat zyrtare nga njerëz që sot përfaqësojnë organizatën OMONIA apo minoritetit, ndoqa deklaratën e deputetit Dule që kryesisht përfaqëson minoritetin, e cila ishte shumë e kujdesshme”.

 

Tags: KaçifasOMONIAvarrim

TË LIDHURA

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali
Aktualitet

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

21:57 | 29/10/2025
Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime
Politikë

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

21:55 | 29/10/2025
Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor
Politikë

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

20:54 | 29/10/2025
Next Post
E vërteta vonon, por nuk harron!

E vërteta vonon, por nuk harron!

Dosja “Tanku”/ Arrestohen dy ish-zyrtarë të lartë të qeverisë në Maqedoni

Dosja “Tanku”/ Arrestohen dy ish-zyrtarë të lartë të qeverisë në Maqedoni

Si u shkri “akullorja” e Vangjush Dakos

Si u shkri “akullorja” e Vangjush Dakos







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi
Kosovo

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi

by mirseda
22:40 | 29/10/2025
0

Një person është arrestuar në rajonin e Prishtinës pasi në kamionin që ai po drejtonte janë gjetur...

Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg

Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg

22:34 | 29/10/2025
Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

21:57 | 29/10/2025
Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

21:55 | 29/10/2025
Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

20:54 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com