Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule u është përgjigjur para pak minutash akuzave të Ramës, i cili tha nga Vlora se ai braktisi partinë e tij për ndenjësen e tij.
Teksa është përfolur shumë për tepsinë me bakllava, Dule para pak minutash ka treguar përse refuzoi “bakllavanë” e Ramës, ndërsa tha se kryeministri ia ka bërë shpesh këtë ofertë.
“E vërteta është se Rama më ofroi shumë herë bakllava dhe po kaq herë e refuzova. Arsyeja: kishte shije të theksuar turke!”, shkruan Dule në Twitter.