Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Valon Ahmedi: Mezi po pres të vesh fanellën kuqezi

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Valon Ahmedi: Mezi po pres të vesh fanellën kuqezi

Valon Ahmedi, një nga tre futbollistët që u zgjodh nga Christian Panucci, është shprehur se ka bërë një zgjedhje me zemër për Shqipërinë, duke i mbyllur dyert njëherë e mirë për Maqedoninë.

Sipas Ahmedit, është më mirë që të luajë një ndeshje me kuqezinjtë, sesa të jetë gjithmonë titullar te Maqedonia, raporton BW.

Në intervistën e sotme para ndeshjes kundër Lihtenshtejn, futbollisti i lindur në Ohër por i rritur në Kërçovë, shprehet se mezi po pret që të luajë me fanellën kuq e zi.

Për ftesën nga Kombëtarja shqiptare para ndeshjes me Maqedoninë

Kam lindur në Ohër, por kam jetuar gjithmonë në Kërcove. Jam shumë i lumtur që jam këtu, pasi kam qenë pjesë edhe te moshat e Kombëtares.

Kjo thirrje e Kombëtares është një ëndërr që u bë realitet për mua. Të jem shqiptari i vetëm nga Maqedonia që jam pjesë e kombëtares për mua është nder dhe kënaqësi.

Si është të luash krah Latifit përsëri, pas eksperiencës te moshat?

Kam luajtur me Latifin, por njoh edhe Grezdën, se kam luajtur një miqësore me të me U-21. Është një lojtar shumë i mirë dhe ndjehem shumë mirë me të.

A ka ndjerë presion dhe a ka pasur ftesë nga Maqedonia?

Asnjëherë. Të them të drejtën kam pasur shumë shokë dhe shumë njerëz që më kanë thënë të shkoja te Maaqedonia se është niveli më i ulët.

Thonin ‘e ke të sigurt që do të luash’. Por unë e kam thënë që do të ndjehesha më krenar nëse do të luaja vetëm një ndeshje me kombëtaren kuqezi se sa çdo ndeshje te Maqedonia. E kam bërë zgjedhjen me zemër dhe jam shumë i lumtur që jam këtu.

Për komentin që i ka bërë Panuçi aftësive të tij

A po më sheh si titullar apo jo, këtë nuk e di, e di vetëm trajneri. Telefonata e parë ishte që më përgëzoi për suksesin që po kaloj te klubi dhe tani jam me Kombëtaren. Jam një futbollist në përgjithësi teknik, jam fantazist, edhe në klub luaj si 10. Shpresoj që me kualitetet që kam të ndihmoj shumë kombëtaren, mezi pres të vesh fanellën kuqezi”.

Si është ambientimi në grup me veteranët?

Unë disa i njihja, nuk ishte problem aspak për mua të ndjehesha mirë në ekip. Më kanë pritur shumë mirë edhe ata që nuk njihja. Ftesa erdhi në momentin më të mirë të karrierës time. Tre ditë më parë u kualifikova me klubin në Ligën e Kampioneve, pastaj erdhi edhe ftesa. Është një moment magjik për mua, shpresoj të vazhdojë kështu.

Për incidentin me Çikalleshin dhe si i përjeton grupi rregullat e Panuçit

Trajneri, në pamje të parë më duket se është një që kërkon shumë disiplinë. Kjo mund t’i bëjë grupit vetëm mirë, pasi pa disiplinë nuk arrin askund, është shumë pozitive kjo ndjenjë që kam për trajnerin dhe duhen respektuar rregullat e tij.

Nëse është gati të pranojë stolin

Patjetër, siç e thashë më parë, jam shumë i lumtur, jam krenar që jam këtu dhe çdo minutazh që do të më japë trajneri, do të jem i gatshëm.

Cilat janë synimet për ndeshjet e radhës të Kombëtares?

Çdo ndeshje duhet marrë seriozisht se nuk do të jetë e lehtë. Luajmë në shtëpi, kemi tifozerinë tonë përballë, kështu që do të japim maksimumin për të fituar.

Si e përjetuan në klub momentin kur i mbërriti ftesa

Ata mendonin se ishte momenti që po luaja mirë dhe e mendonin që do të vinte ftesa. Kishin qejf pasi ishte diçka e rëndësishme për mua.

A e cilëson ndeshje të veçantë atë ndaj Maqedonisë?

Jo, sepse jam shqiptar, ndjehem shqiptar. Për mua do të jetë një ndeshje normale si të gjitha të tjerat.

Tags: futbollistikombetarja shqiptarekrenariValon Ahmedi

TË LIDHURA

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit
Sport

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

17:40 | 15/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet
Sport

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat
Sport

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026
Next Post
VIDEO/ U gjendet 54 kg kanabis në banesë, arrestohen dy persona në Sarandë

VIDEO/ U gjendet 54 kg kanabis në banesë, arrestohen dy persona në Sarandë

Nemo, “qeni presidencial” që do shoqërojë Macron nëpër takime

Nemo, “qeni presidencial” që do shoqërojë Macron nëpër takime

Rrebeshet përmbytin Tiranën, ja si do të jetë nesër moti

Rrebeshet përmbytin Tiranën, ja si do të jetë nesër moti







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve
Showbizz

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

by mirseda
22:10 | 16/01/2026
0

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh...

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com