Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Valë ndryshimesh në Greqi, qeveria e re me një frymë të re?

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Valë ndryshimesh në Greqi, qeveria e re me një frymë të re?

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka bërë disa ndërrime në kabinetin e tij qeveritar. Por mbetet me pikëpyetje, nëse këto ndryshime do të sjellin një frymë të re brenda partisë qeverisëse Syriza.

Në vështrim të parë duket se nuk ndryshon shumë: Ministri i Financave, Euklidis Tsakalotos përgjegjës për politikën e kursimeve mbetet në detyrë, po ashtu edhe kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias dhe ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos. Por po të vështrosh më me vëmendje ristrukturimi i qeverisë greke vendos impulse të reja: Ministri i Brendshëm, Panos Skourletis një nga aktorët më të rëndësishëm të partisë së majtë qeverisëse dhe rival i mundshëm i Tsipras duhet të largohet nga qeveria dhe i kushtohet menjëherë punës së partisë. Pasuesi i tij është Aleksis Haritsis, përfaqësues i një gjenerate të re politikanësh të majtë.

Reagime ka shkaktuar edhe vendimi i kryeministrit për më shumë femra në kabinetin qeveritar, që ndërkohë kanë mbledhur përvojë qeverisëse, jo me të, por me partitë kundërshtare të Tsipras.

Gratë në qeveri

Figura më e njohur është Mariliza Ksenogianakopoulu, që dikur në qeverinë e Jorgos Papandreut shërbeu si ministre e Shëndetësisë e më pas zëvendësministre e Jashtme. Edhe një ish-ministre kulture e socialistëve mund të ulet në kabinetin qeveritar. Pjesë e qeverisë bëhet edhe Katerina Papakosta, ish-ministre e Shëndetësisë nën kryeministrin konservator, Antonis Samaras dhe aktualisht drejtuese e një partie të re me emrin e pazakontë “Hovi i ri grek”.

A ka këtë pamje një fillim i ri? “Nuk kemi pse t’i jepemi iluzionit, me materiale të vjetra zor se mund të bësh diçka të re”, shprehet Dimistris Tsiodras, gazetar dhe ish-zëdhënës i qeverisë, që sot angazhohet për një parti liberale, kritike ndaj Tsipras. Tsiodras është i mendimit, se qeveria e re e Athinës është një përzierje e  paqartë e politikanëve të majtë të konsumuar dhe konservatorëve të vetëemëruar, si shtojcë u futën edhe ish-ministra të partisë PASOK. “Kjo nuk është një qeveri me të ardhme”, thekson Tsiodras.

Para betejës zgjedhore

Por ndoshta Tsipras mendon më shumë për të ardhmen. Sepse më së voni në vjeshtën e 2019-s, në Greqi zhvillohen zgjedhje dhe kryeministri i majtë, për shkak të vlerave të dobta në sondazhe ka nevojë për çdo votë. Hapja drejt qendrës së majtë bëhet kështu në momentin e duhur. “Është ky ekip që duhet të futet në betejën zgjedhore. Nuk besoj se do të kemi një ristrukturim tjetër të qeverisë”,  thotë analisti, Pavlos Tsimas në televizionin Skai. Që Tsipras po ndërron korsi dhe po futet në atë zgjedhore të flet edhe posti i ri i ish-ministrit të brendshëm, Skourletis. Ai do të drejtojë Komitetin Qendror të Syrizas. Sipas Tsimas, “ai duhet të shkundë partinë e majtë dhe ta bëjë gati për fushatë zgjedhore.”

Dhurata parazgjedhore?

Mbetet vetëm të pritet, nëse Tsipras do të zbusë politikën e kursimeve në muajt e ardhshëm për të fituar pikë me dhurata sociale tek votuesit. Që tani kanë shkaktuar reagime deklaratat e politikanëve të Syrizas se ndoshta nuk do të bëhen shkurtimet e pensioneve të planifikuara me kreditorët për vitin 2019. Politologu Jorkos Tzogopolus mendon, se Tsipras do duhet të bëjë ndonjë lëshim, kjo edhe për faktin se Greqia ka arritur të ketë një suficit të ndjeshëm buxhetor së fundmi – pa llogaritur normat e interesit që duhen paguar për kreditorët. “Duke përdorur argumentin e suficitit buxhetor, politikanët e Syrizas duan t’i mënjanojnë shkurtimet në pensione, ose të paktën të krijojnë përshtypjen se po luftojnë për këtë”.

Sipas mediave greke, këto ditë Tsipras ka për të hapur mundësinë për lehtësime tatimore dhe rritjen e pagës minimale. Por nuk dihet nëse kredidhënësit do të jenë dakord me këtë. Më 10 shtator ata kanë mundësi të thonë mendimin e tyre, kur të shkojnë në Athinë për takimin e radhës. (Burimi:DW)

 

Tags: GreqiQeveriaTsipras

TË LIDHURA

Skene horror në det/ 11 trupat gjenden në një varkë në Karaibe
Bota

Skene horror në det/ 11 trupat gjenden në një varkë në Karaibe

21:42 | 28/05/2025
Lotaria Amerikane mund të bëhet me pagesë! Rritje edhe për tarifat e vizave (Çmimet)
Aktualitet

Lotaria Amerikane mund të bëhet me pagesë! Rritje edhe për tarifat e vizave (Çmimet)

20:55 | 28/05/2025
Trump: Jemi afër marrëveshjes, sanksionet ndaj Rusisë rrezikojnë paqen në Ukrainë
Bota

Trump: Jemi afër marrëveshjes, sanksionet ndaj Rusisë rrezikojnë paqen në Ukrainë

20:46 | 28/05/2025
Next Post
Remontet në linja, stakohet energjia në tre fshatra

Remontet në linja, stakohet energjia në tre fshatra

Studimi/ Pushimet 3 javore reduktojnë rrezikun e vdekjes

Studimi/ Pushimet 3 javore reduktojnë rrezikun e vdekjes

Çudira shqiptare/ Zbulohet llotoja ku përpunohej mishi

Çudira shqiptare/ Zbulohet llotoja ku përpunohej mishi

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?
Showbizz

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?

by mirseda
22:48 | 28/05/2025
0

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Livia Bungu ka qenë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale...

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

22:44 | 28/05/2025
Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

22:30 | 28/05/2025
Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

22:20 | 28/05/2025
Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë

Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë

22:16 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com