Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Valë e re refugjatësh në Spanjë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Valë e re refugjatësh në Spanjë

Këtë vit në Spanjë kanë hyrë më shumë se 21 mijë emigrantë nga Afrika, shumë më tepër se sa në Itali apo Greqi. Organizata botërore e migracionit, IOM, thotë se Spanja është kthyer në objektivin kryesor të emigrantëve.

Këtë vit në Spanjë kanë hyrë më shumë se 21 mijë emigrantë nga Afrika, shumë më tepër se sa në Itali apo Greqi. Organizata botërore e migracionit, IOM, thotë se Spanja është kthyer në objektivin kryesor të migrantëve ilegalë. Ditët e fundit (të premten dhe të shtunën e kaluar), spanjollët në ndihmë të migrantëve ndihmuan më shumë se 12000 afrikanë që erdhën me varka. Siç raporton Oliver Neuroth qeveria e Madridit e ka bërë të qartë, se autoritetet vendore nuk janë të përgatitur për këtë ardhje refugjatësh.

Një gomone me 30 migrantë afrikanë i afrohet bregut. Brenda disa sekondave njerëzit zbresin nga varka në tokë dhe zhduken në brezin me rërë. Pushuesit në breg shohin të çuditur. Skena është duke u përsëritur prej disa ditësh në bregdetin jugor spanjoll. Rreth 700 migrantë zbresin çdo ditë në tokë. Në pjesën më të madhe të rasteve anijet spanjolle të shpëtimit i ndalojnë varkat disa kilometra larg bregdetit dhe i marrin refugjatët në anijen e tyre.

Në bregun andaluzian ndihmësit e Kryqit të Kuq dhe të autoriteteve vendore kujdesen për njerëzit. Nga qeveria në qendër thuhet se situata ndodhet nën kontroll, prandaj duhen investuar 30 milionë euro për ndihmën e menjëhershme ndaj refugjatëve. Ministri i Jashtëm, Josep Borrell: “Nëse migrantët do të vazhdojnë të vijnë kaq shumë si tani, atëherë qendrat tona të pranimit do të mbushen shpejt. Por ne i fusim njerëzit edhe në salla sporti, ato nuk janë burgje. Sistemi ynë sigurisht që nuk është perfekt, s’ka dyshim, dhe neve na nevojiten më shumë kapacitete. Por ne bëjmë pjesë tek vendet që i trajtojnë mirë migrantët.”

Kështu thotë politikani për çështjet evropiane, Borrell, duke patur parasysh qeverinë e djathtë italiane, e cila e ka mbyllur vendin për migrantët. Këtë gjë e kritikon edhe ministri i Brendshëm spanjoll, Fernando Grande-Marlaska. Gjatë vizitës së tij në Andaluzi, ai bëri të qartë se Spanja nuk është e gatshme të kujdeset e vetme për ardhjet e refugjatëve. “Migracioni është një problem që ka të bëjë me gjithë Evropën. Prandaj neve na duhet një zgjidhje evropiane”.

Por ç’ lloj zgjidhje duhet të jetë kjo konkretisht, nuk dihet as nga qeveria spanjolle Për ministrin Borrell është e qartë se: “Zgjidhja e krizës së refugjatëve është shumë më e vështirë se sa zgjidhja e krizës së euros. Probemi i migracionit është problem strukturor, problem emocional. Kriza e euros arriti të zgjidhej me para dhe reformimin e institucioneve.”

Shumë qeveri të mëparshme spanjolle dhe Bashkimi Evropian janë munduar prej vitesh ta zgjidhin edhe problemin e migracionit po ashtu me para. Kështu çdo vit BE i paguan Marokut shuma milionash, si shpërblim që autoritetet e atjeshme të bllokojnë migrantët afrikanë që kanë marrë rrugën për në Evropë. Një sistem që ka funksionuar mirë vitet e mëparshme. Përfaqësuesja e qeverisë spanjolle në ekslavën Ceuta, Salvadora Mateos, mendon se Maroku kërkon t’i jepen më shumë para prandaj ka lejuar ditët e fundit kaq shumë migrantë që të vazhdojnë rrugën. Vetëm ditën e enjte 600 vetë erdhën në Ceuta. “Qeveria spanjolle kërkon të ushtrojë më shumë presion mbi Bashkimin Evropian, në mënyrë që Maroku të marrë më shumë mjete financiare për të ndaluar migrantët.”

Sepse sipas vlerësimeve, aktualisht rreth 50 mijë refugjatë afrikanë janë duke pritur për të hyrë në Spanjë, e kështu në Bashkimin Evropian. (Burimi:DW)

 

 

Tags: Refugjatespanjevale emigratore

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Video/Paralajmërimi i shqiptarit: SHBA është si një burg pa fund!

Video/Paralajmërimi i shqiptarit: SHBA është si një burg pa fund!

Nis merkato televizive, Artan Hoxha ikën nga “News 24”

Nis merkato televizive, Artan Hoxha ikën nga “News 24”

E thotë studimi/ Mbajtja e telefonit në veshin e djathtë, dëmton trurin

E thotë studimi/ Mbajtja e telefonit në veshin e djathtë, dëmton trurin







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kosovë-Turqi/ Rast i mirë për mysafirët, shpëtojnë dardanët
Sport

Kosovë-Turqi/ Rast i mirë për mysafirët, shpëtojnë dardanët

by mirseda
21:03 | 31/03/2026
0

Kosova 0-0 Turqia Kosova mat forcat me Turqinë në orën 20.45, në sfidën që vlen një biletë...

Të enjten seancë plenare/ Interpelancë me Ramën dhe Lamallarin, zbardhet rendi i ditës

Të enjten seancë plenare/ Interpelancë me Ramën dhe Lamallarin, zbardhet rendi i ditës

21:01 | 31/03/2026
“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike

“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike

20:26 | 31/03/2026
BE i bën thirrje Izraelit të shmangë zgjerimin e mëtejshëm të konfliktit me Libanin

BE i bën thirrje Izraelit të shmangë zgjerimin e mëtejshëm të konfliktit me Libanin

20:24 | 31/03/2026
Dardanët kërkojnë Botërorin/ Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi

Dardanët kërkojnë Botërorin/ Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi

19:36 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com