Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Vaksinat ekzistuese kanë efekt edhe tek variantet e reja

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Vaksinat ekzistuese kanë efekt edhe tek variantet e reja

Në pamje të parë, lajmet për vaksinën e koronavirusit të Janssen Pharmaceuticals ishin zhgënjyese.

Më 29 janar, kompania, një divizion i gjigantit farmaceutik Johnson & Johnson, njoftoi se vaksina e tij ishte 66% efektive ndaj rasteve të moderuara deri të rënda të COVID-19.

Është një rezultat i dobët krahasuar me nivelin 95% të efektivitetit që Pfizer-BioNTech kishte njoftuar për vaksinën e saj, ose 94% të Modernës.

Më zhgënjyese ishin të dhënat nga Afrika e Jugut, ku një variant i ri i koronavirusit vdekjeprurës është përhapur gjerësisht. Atje vaksina ishte vetëm 57% efektive.

Varianti i Afrikës së Jugut është përhapur në dhjetra vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Por këto shifra për efektivitetin fshehin një aspekt të rëndësishëm: Vaksina ishte shumë e efektshme kundër rasteve më serioze.

“Asnjë afrikano-jugor nuk përfundoi në spital. Asnjë afrikano-jugpor që mori vaksinën nuk vdiq”, tha drejtori për zhvillimin dhe studimet i kompanisë Janssen, Mathai Mammen në një telefonatë me gazetarët.

Lajmi tërheqës ishte se vaksina ishte 85% efektive kundër të gjitha formave të rënda të sëmundjes në të gjitha vendet e studimit, në Afrikën e Jugut, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara.

“Nëse vaksinat mund të parandalojnë të sëmururit rëndë dhe vdekjen, kjo e ndryshon rrënjësisht ekuacionin”, tha Jennifer Nuzzo, një studiuese në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore.

Shndërrimi i COVID 19 nga një sëmundje që mund të jetë vdekjeprurëse në një të ftohtë e “ndryshon përllogaritjen tonë se sa kërcënim paraqet virusi”, tha ajo.

Jeta mund të fillojë t’i kthehet normalitetit. Edhe me shfaqjen e varianteve të reja, tha zonja Nuzzo, “unë mendoj se vaksinat, së bashku me masat [maskat dhe distancimi fizik] që po përdorim, funksionojnë mjaft mirë për të më bërë mjaft shpresëdhënëse se po hyjmë në rrugën e normalitetit.”

Një virus që ndryshon formë

Kjo nuk do të thotë që variantet e reja që shfaqen në Afrikën e Jugut, Brazil, Britani dhe gjetkë nuk janë arsye për t’u shqetësuar.

Veçanërisht shqetësuese janë ata me disa mutacione specifike që e bëjnë më të lehtë për virusin të futet në qeliza.

Vaksinat dhe ilaçet e antitrupave synojnë të godasin proteinën që e bën këtë të mundur. Edhe imunuteti i trupit bën të njëjtën gjë. Ndryshimet në formën e proteinave mund t’i bëjnë të gjitha këto mbrojtje më pak efektive.

Varianti i Afrikës së Jugut duket të jetë veçanërisht problematik. Në një eksperiment në epruvetë, studiuesit studiuan antitrupa nga njerëzit që më parë e kishin marrë veten nga një infeksion me variantin origjinal të koronavirusit. Ata zbuluan se antitrupat e këtyre pacientëve ishin midis 11 dhe 33 herë më pak të fuqishme kundër variantit të Afrikës së Jugut.

Kjo mund të nënkuptojë se varianti i Afrikës së Jugut mund të ri infektojë njerëzit që kanë pasur një herë COVID-19, megjithëse kjo nuk është provuar ende. Kjo do ta bënte më të vështirë arritjen në pikën ku mjaft njerëz të kenë mbrojtje nga virusi për të ngadalësuar përhapjen e tij, një gjendje e njohur si imuniteti i turmës.

Megjithatë vaksinat funksionojnë

Si Pfizer BioNTech ashtu edhe Moderna zbuluan se në një epruvetë, vaksinat e tyre ishin pak më pak të fuqishme kundër variantit të Afrikës së Jugut sesa ndaj virusit origjinal. Megjithatë ato janë mjaftueshëm të forta për të mbrojtur pacientin.

“Është shqetësuese, [por] nuk mendoj se do të zhduket efikasiteti”, tha Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Ndërkombëtare të Vaksinave të Universitetit Johns Hopkins, William Moss.

Edhe nëse vaksinat janë më pak efektive ndaj parandalimit të infeksionit, gjasat janë që ato e dobësojnë atë duke e kthyer në një sëmundje më të lehtë.

Kjo është ajo që ndodh me vaksinat e gripit, vuri në dukje Drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit Francis Collins gjatë një telefonate me gazetarët. Vaksinat janë vetëm 60% efektive në një vit të mirë, por njerëzit që e marrin atë kanë prirjen të kenë raste më të lehta.

“Edhe nëse prekesh nga sëmundja, është gjë e mirë ta bësh vaksinën,” tha ai.

Një paralajmërim

Megjithëse shkencëtarët shprehin një optimizëm të përmbajtur se vaksinat ekzistuese funksionojnë, variantet janë një paralajmërim, thonë ata.

“Sa më gjatë që lejohet të qarkullojë ky virus, aq më shumë mundësi ka që të ndodhin mutacione,” tha zonja Nuzzo.

Mutacione të tjera mund të dobësojnë më tej vaksinat.

“Duhet të ulim numrin e njerëzve që kanë virusin.”

Përshpejtimi i vaksinimit do të ndihmojë. Por masat që kanë qenë në fuqi 10 muajt e fundit janë ende të rëndësishme, tha ajo, “Mbani maskë. Shmangni grumbullimet e mëdha në ambjente të brendshme. Praktikoni distancimin fizik. Lani duart”.

Ndërkohë, prodhuesit e vaksinave po punojnë për modifikimin e produkteve të tyre për t’u përshtatur me variantet e reja. Përparimet në teknologjinë e vaksinave e kanë bërë këtë më të lehtë se kurrë.

Pyetja tjetër është se si rregullatorët të garantojnë që modifikimet të jenë të sigurta dhe efektive.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) thotë se po harton udhëzime për prodhuesit se cilat të dhëna të mbledhin dhe si ta bëjnë një gjë të tillë me shpejtësi.

“Agjencia jonë ka përvojë me evoluimin e sëmundjeve infektive”, tha në një deklaratë të enjten Komisionerja e FDA-së Janet Woodcock.

Ajo vuri në dukje se FDA-ja ka procedura për të përshtatur vaksinat e gripit çdo vit.

Megjithatë ajo shtoi se ndryshimet nuk janë ende të nevojshme.

“Që të jemi të qartë”, tha zonja Woodcock, “informacioni i disponueshëm sugjeron që vaksinat e autorizuara janë efektive në mbrojtjen e publikut amerikan kundër varianteve të COVID-19 që qarkullojnë aktualisht”.

Vaksinë e përvitshme për COVID-in?

Ashtu siç ndryshon virusi i gripit dhe vaksinat e gripit duhet të ndryshojnë çdo vit, variantet e koronavirusit të bëjnë të mendosh se COVID-19 ka të ngjarë të ketë të njëjtat karakteristika.

Pra, ky raund vaksinimi ndoshta nuk nënkupton fundin e koronavirusit.

“Ekziston supozimi i rremë se sapo të vaksinoheni, virusi i COVID it do të zhduket”, thotë profesori i sëmundjeve infektive të Universitetit Vanderbilt, William Schaffner. “Nuk është e vërtetë. Virusi i COVID-it do të qëndrojë. Do të na duhet të përballemi me të për vite me radhë”.

Kjo mund të nënkuptojë një vaksinë të përvitshme ndaj koronavirusit.

“Në një krah vaksina për gripin, në tjetrin për COVIDin, është një skenar shumë i mundshëm”, tha Schaffner. “Nuk jemi akoma në atë pikë, por është e mundur”./VOA/

Tags: COVID-19efektvaksinatvariant

TË LIDHURA

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

23:42 | 17/05/2025
Zotohet Donald Trump: Nëse nuk arrihet marrëveshja për paqen, SHBA do sanksionojë Rusinë
Bota

Zotohet Donald Trump: Nëse nuk arrihet marrëveshja për paqen, SHBA do sanksionojë Rusinë

21:20 | 17/05/2025
Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV/ Delegacion i lartë shqiptar në Vatikan, mes tyre edhe Presidenti Begaj
Bota

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV/ Delegacion i lartë shqiptar në Vatikan, mes tyre edhe Presidenti Begaj

16:46 | 17/05/2025
Next Post
Ronaldo mërzitet i izoluar në shtëpinë e tij,shikoni vendin përrallor ku po e kalon tani karantinën

Ka një kockë më tepër dhe u shit për 20 topa, ja disa sekrete për Ronaldon

Shpërndahet Kuvendi i Kosovës, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Analistët për zgjedhjet në Kosovë: Problemet mbeten pak shpresë për zgjidhje

U hodh nga dritarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, mjekja rrëfen telefonatën e fundit me pacientin me C*VID-19

Lindi fëmijën pak ditë më parë, 28-vjeçarja ndërron jetë nga koronavirusi

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com