Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Vajza ofendon të atin për pronën: “Na le pa bukë, doje lekë që të bridhje”

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Vajza ofendon të atin për pronën: “Na le pa bukë, doje lekë që të bridhje”

Babë e bijë janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” për shkak të konfliktit për një pronë. Brunilda Trakalaçi ka sjellë të atin, Qerimin në këtë seancë ndërmjetësimi pasi pretendon se tokën që i takon fëmijëve, ai ia ka dhënë nipit.

“Babai im ka 10 vjet që na kërkon lekë ne fëmijëve për të bërë dokumentet. Na ka thënë që në fillim që ta ndihmojmë ekonomikisht që t’i lej gjërat në rregull dhe ju të keni pronën tuaj. Më ka futur në sherr me burrin e më ka futur në vështirësi ekonomike me familjen, si e si që t’i rregullojmë gjërat. Nuk e kuptoj pse më gënjye babai im deri në këtë pikë se prona del në emrin tonë, por të nipit të tij. Si ka mundësi një gjë e tillë se lekët na i kërkoi neve për të bërë pronën për ne!”Qerimi e ndërpret duke thënë se është shumë e rëndë për të si prind që e bija e ka sjellë për t’u ballafaquar në publik. Ai thotë se edhe vetë ka punuar për 10 vjet në mënyrë që të kontribuojë për pronën e fëmijëve të tij, ndaj dhe nuk mund t’ia ketë dhënë dikujt tjetër me kompromis.

Qerimi tregon se pronën në Pojan, komuna Dërmenas, me sipërfaqe 1000 metra katrorë tokë kopsht dhe 400 metra tokë truall,  e ka trashëguar nga i ati në vitin 1976. Në vitin 1982 Këshilli i Bashkuar i fshatit vendosi që t’i japë 200 metra katrorë nga toka e tij nipit, Kadriut. Ndërsa në vitin 1991, nga ligji 7501 iu dha edhe 416 metra katrorë, që sot i disponon nipi i tij. Më pas ai emigroi në Greqi dhe kur u kthye u përball me një ndarje të re të sipërfaqes së pronës së tij, të cilën sipas tij, Kadriu e ka bërë me dokumente jo të rregullta.

Juristja Eni Çobani shpjegon se bëhet fjalë për familje bujqësore, të cilat kanë marrë akt-marrje toke në bazë të numrit të personave që përmban familja. Qerimi nuk ka marrë 16000 metra katrorë siç i takonte, por ka marrë vetëm 15000 metra katrorë. Ajo lexoi ndarjen e pasurisë së Kadriut, për të cilën Qerimi pretendon se nuk i disponon në të vërtetë.

Kryetari i Këshillit të Bashkuar Pojan asokohe, Sokrati u shpreh nëpërmjet një lidhjeje telefonike me studion se është në dijeni të konfliktit dhe ka ndërhyrë për të ndihmuar në mënyrë shoqërore.

“Ai mund të jetë dhe konflikt i ri. Unë nuk jam në gjendje dhe as isha në atë kohë sepse nuk ka qenë dhe nuk është kompetenca ime të shoh rregullat se si duhen regjistruar këto. Unë e di problemin, por nuk e di si qëndron problemi. Ato që kam çuar në atë kohë unë që janë me firmën dhe vulën time, i qëndroj asaj çfarë kam çuar”, tha Sokrati.

Qerimi e pyet sa metra tokë i ka dhënë Kadriut në vitin 1982, pasi ky i fundit pretendon se i ka dhënë 800 metra katrorë, ndërkohë që kanë qenë vetëm 196 metra katrorë. Sokrati thotë se nuk ka asnjë informacion për ato çka thotë Kadriu dhe ndarjen e pasurisë së tyre.

Qerimi tregon se dokumentin origjinal të pronës së tij e ka dorëzuar në Hipotekë për ta regjistruar, por i kanë thënë që nuk korrespondon me formularin numër 6. Ndërsa e bija ndërhyn dhe thotë që i ka gënjyer dhe ia ka dhënë ai të drejtën Kadriut për të qenë në pronën e tyre.Ardit Gjebrea ngre pyetjen se përse nevojiteshin kaq shumë para dhe Qerimi thotë se janë shpenzuar për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm për të zgjidhur çështjen në gjyqe.

Brunilda – Na le fukarenj! Na le pa bukë!

Ardit Gjebrea – Janë të ligjëruara këto para?     

Qerimi – Janë të ligjëruara me fatura e me të gjitha. I kam këtu.

Brunilda – Ç’më duhen mua faturat që thua ti? Më jep letrën mua, siç na  premtove! Të gjitha këto janë paguar me lekët tona dhe në fund  të marrë shtëpinë nipi i babit dhe jo ne!

Qerimi tregon se ka bërë dy ekspertiza me ekspertë të ndryshëm, të cilët i kanë nxjerrë sipërfaqe të ndryshme toke. Por Brunilda thotë se nuk i intereson, por kërkon që i ati ose t’i kthejë paratë ose pronën. Ai shpjegon se i ka të dokumentuara të gjitha paratë që ka shpenzuar për të zgjidhur problemin e pronës së tyre, por ajo ka 1 vit e gjysmë që nuk i flet dhe nuk ka pranuar të mësojë se ku kanë shkuar ato para.

Brunilda – Unë s’të flas! Si të të flas unë ty kur më ke marrë gjithë ato lekë?!

Qerimi – Të kam thënë …

Brunilda – Ore zotëri! Kërkon ti të flasësh me mua? Ça thua? Po fare! Gjithë ato lekë! Na ke gënjyer!

Qerimi  – Unë të kam thënë hajde, ja ku i ke të gjitha faturat!

Brunilda – Ti më kthe lekët që më ke marrë ose më jep letrën me emrin tim!

Qerimi – Plus që kam futur edhe kontributin tim për juve…

Brunilda – Apo doje lekë që të bridhje ti e të mos na jepje gjë neve?Qerimi – Unë i kam të tëra. Të kam thënë 100.000 mijë herë ty dhe vëllait tënd. Vëllai i kësaj nuk më merr asnjë herë në telefon vetëm nga ky problem se kujton se ia kam dhënë unë nipit tim dhe ia kam shitur me lëkë.

Brunilda – Po si të mos mendoj kështu unë? Se unë s’kam asgjë në dorë, as lekët të m’i japë mbrapsht se s’ka për vete e as pronën!

Qerimi – Zonja Eni ti je vetë familjare. A mund ta bësh diçka të tillë kundrejt fëmijëve?

Eni Çobani – Tani, çudira shqiptare ka patur shumë Qerim. Çfarë s’kemi dëgjuar në seancat e ndërmjetësimit. Çdo gjë ndodh!

Juristja e rubrikës “Shihemi në Gjyq” shprehet se nëse disa anëtarë të familjes kanë kontribuar më tepër në pronë, atëherë ata duhet të marrin më tepër tokë se të tjerët që nuk kanë kontribuar.

Ndërsa publiku i emisionit “E Diela Shqiptare” i jep të drejtë Qerimit, duke e shpallur të pafajshëm në këtë çështje. Ai thotë se nipi i tij ka ndërhyrë 600 metra katrorë në pronën që ka trashëguar nga i ati dhe për këtë gjë endet nëpër gjyqe prej 10 vitesh.Juristja Çobani thotë se në bazë të nenit numër 16 të Kodit të Procedurës Civile, gjykata nuk ka arritur për kaq vite të saktësoje se ku gjendet kjo pronë, çfarë sipërfaqe ka dhe ku hyjnë akt – marrjet e Qerimit me atë të Kadriut. Ajo shprehet se faktet dhe provat nuk janë argumentuar mirë dhe janë gjykuar në mënyrë të njëanshme nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit, ndaj beson se ky gjykim do të rishqyrtohet dhe më pas do të zgjidhen të gjitha problemet.

Zonja Eni i kërkon Qerimit që të dëmshpërmblejë të gjithë kontributin e familjes së Brunildës me sipërfaqe më të gjerë toke nga prona e tyre dhe ai premton se do t’ia japë.

Juristja gjithashtu bën apel që të gjithë të gëzojnë çdo moment pranë prindërve të tyre, pasi janë të pazëvendësueshëm, duke përmendur kështu edhe mungesën që ajo vetë ndjen për të atin.Brunilda përqafohet me të atin, pas 1 viti e gjysmë pa folur, duke e mbyllur në këtë mënyrë me sukses edhe këtë seancë ndërmjetësimi./ tvklan.al

Tags: bridhje”dojelekeNa leofendonpa bukëpronënte atinVajza

TË LIDHURA

Shmangni tharjen e peshqirëve në diell, ja si ta ruani butësinë e tyre
Kuriozitete

Shmangni tharjen e peshqirëve në diell, ja si ta ruani butësinë e tyre

19:22 | 18/06/2025
Përbërësi natyror në oriz dhe kafe që mund të parandalojë sulmet në zemër
Kuriozitete

Përbërësi natyror në oriz dhe kafe që mund të parandalojë sulmet në zemër

19:20 | 18/06/2025
NASA zbulon një vullkan të shuar në Mars, mund të ketë pasur jetë pranë tij
Bota

NASA zbulon një vullkan të shuar në Mars, mund të ketë pasur jetë pranë tij

17:26 | 18/06/2025
Next Post
Spalletti: Mazzarri ka frikë edhe kur fiton (Video)

Spalletti: Mazzarri ka frikë edhe kur fiton (Video)

Largoni varësinë nga sheqeri për 31 ditë

Largoni varësinë nga sheqeri për 31 ditë

Çfarë gafe nga partnerja e Buffon, ngatërron Sarrin me tifozin e vdekur

Çfarë gafe nga partnerja e Buffon, ngatërron Sarrin me tifozin e vdekur

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

‘U shokova’/ Elinara flet hapur për ndjenjat ndaj Erandit: Mund të ndodhë diçka
Showbizz

‘U shokova’/ Elinara flet hapur për ndjenjat ndaj Erandit: Mund të ndodhë diçka

by mirseda
18:22 | 21/06/2025
0

Elinara dhe Erandi, dy nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni, folën për herë të parë...

Gotat ‘fluturojnë’ në kokë/ Sh*rr në lokal në Pogradec

Gotat ‘fluturojnë’ në kokë/ Sh*rr në lokal në Pogradec

18:05 | 21/06/2025
Organi mbikëqyrës bërthamor i OKB: Izraeli sulmon një objekt në Isfahan

Organi mbikëqyrës bërthamor i OKB: Izraeli sulmon një objekt në Isfahan

17:36 | 21/06/2025
Rrëzim fatal i balonës me 22 persona, të paktën 8 të vdekur në Brazil

Rrëzim fatal i balonës me 22 persona, të paktën 8 të vdekur në Brazil

17:11 | 21/06/2025
Evropa goditet nga vala e parë e të nxehtit: Deri në 40°C pritet fundjava

Evropa goditet nga vala e parë e të nxehtit: Deri në 40°C pritet fundjava

17:08 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com