Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vajza e biznesmenit çon në Veting 20 gjyqtarë dhe Llallën. Ja ç’kërkon

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Vajza e biznesmenit çon në Veting 20 gjyqtarë dhe Llallën. Ja ç’kërkon

Në një kohë kur Anna Nordstrom, vajza e biznesmenit të ndjerë Vebi Veliaj, ka fituar dëshminë e trashëgimisë në gjykatën e Tiranës, dhe gjyqi i saj po zvaritet në Apel, kjo shtetase suedeze, ka çuar në “Vetting” 20 gjyqtarë dhe mbi 10 prokurorë, përfshirë dhe Adriatik Llallën. Të gjitha ankesat e saj dhe kërkesa për të verifikuar pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve i janë përcjellë pak ditë më parë kryetares së Komisionit të Kualifikuar të Kualifikimit Genta Tafa (Bungo).

Njëherësh ankesa i është përcjellë nga shtetësja Suedeze edhe kryetares së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera. “Po ju drejtohemi juve me këtë ankim për një çështje civile me objekt “Padi trashëgimie” e cila zvarritet me dashje nga ana e gjyqtarëve në bashkëpunim me prokurorët që nuk i hetojnë për arsye korruptive të dukshme.

Është situatë alarmante!Unë qytetarja Suedeze Anna Vebi Nordstrom duhet të sorollatem 8 vite për një “Dëshmi Trashëgimie”, të babait tim dhe e kam të pamundur që të ketë një vendim gjyqësor për këtë çështje”-shkruan Nordstrom në ankesën e saj.Më tej ankuesja parashtron duke pohuar: “…kam paraqitur këtë ankim përpara jush, pasi mendoj se është momenti që të bëhet vlerësimi për të gjithë ata pseudo gjyqtarë dhe prokurorë të cilët kanë zvarritur një proces i cili për nga kompleksiteti, rrethanat dhe kërkimi i paraqitur është nga më modestët në gjykim. E them me bindje se është e vetmja çështje në Republikën e Shqipërisë e cila ka kaluar nga 2 herë të gjitha shkallët e gjykimit”.

Kallëzimi në prokurori
Pak kohë më parë, vajza e biznesmenit të ndjerë Vehbi Veliaj, ka kallëzuar penalisht në prokurori 15 gjyqtarë dhe 7 prokurorë, duke i akuzuar ata si personat përgjegjës, të cilët duke “Shpërdoruar detyrën”, kanë penguar dhe zvaritur në mënyrë të qëllimshme proceset ligjore që ajo ka marrë për të fituar “Dëshminë e trashëgimisë” në masën ½ të babait të saj.Kallëzimi i shtetases suedeze i është dërguar drejtpërdrejt kryeprokurores së re Arta Marku, të cilën Anna Nordstrom e ve në dijeni për këtë çështje, njëkohësisht me drejtuesen e ONM-së Ginovefa Calavera, drejtuesen e Komisionit të “Vettingut” Genta Bungo dhe dy amabasadorë të huaj në Tiranë: Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Sipas kallëzimit, që Shqiptarja.com e disponon të plotë, mes personave të kallëzuar është dhe vëllai nga babai i Nordstrim, shtetasi Ferik Veliaj, ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, ish-drejtorin e antikorrupsionit Ivi Kaso.”Shqiptarja.com” mëson se, mes gjyqtarëve të kallëzuar në prokurori, janë Shkëlqim Miri, i arrestuar për korrupsion, Agim Bendo, Elona Muça etj, ndërsa mes prokurorëve janë Sokol Malaj, Besim Hajdërmataj, Enkeleda Millonaj, Daniela Sula etj. Nordstrom kërkon nga prokuroria që ndaj këtyre njerëzve të drejtësisë të nisë hetim penal dhe disiplinor.

Fitimi i gjyqit e zvaritja në apel
Në 27 mars të këtij viti gjyqtari Artan Lazaj i Gjykatës së Tiranës ka vendosur të njohë Anna Nordstrom si vajzën e biznesmenit Vehbi Veliaj, i cili ka ndërruar jetë pak vite më parë. Nordstrom, që pretendon se është vajza ilegale e biznesmenit të njohur Vehbi Veliaj, ka mundur të fitojë gjyqin për njohjen e atësisë dhe futjen si trashëgimtare në pjesën 1/2. Përgjatë 7 viteve këtë çështje e kanë shqyrtuan 45 gjyqtare të ndryshëm të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, Apelit dhe Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Pas shumë seancash gjyqësore, Nordstrom ka arritur të fitojë në shkallën e parë gjyqin kundër shtetasit Ferik Veliaj, i cili është djali i ligjshëm i biznesmenit Vehbi Veliaj. Suedezja Anna Nordstrom pretendon se ka ardhur në jetë nga një lidhje jashtëmartesore e biznesmenit dhe prej tij i është njohur atësia. Pas vdekjes së Veliajt, në vitin 2011, Nordstrom depozitoi një padi në Gjykatën e Tiranës kundër djalit të biznesmenit Veliaj, Ferik Veliaj. Përmes kësaj padie, ajo kërkon të njihej si trashëgimtare e biznesmenit Vehbi Veliaj, si edhe të njihej si bashkëpronare në një të dytën e pasurisë së lënë trashëgim prej tij.

Në atë kohë, pas shumë seancash gjyqësore, “Gjykata e gjeti kërkimin e padisë për detyrimin e të paditurit Ferik Velija që të njohë paditësen Anna Nordstrom si trashëgimtare ligjore të Vehbi Velisë të drejtë”-thuhet në vendim. Por ky i fundit i është drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë, ky gjyqtarja Elona Stavri, sipas kallëzimit penal, po e shtyn në mënyrë të qëllimshme dhe zvarit me vendime të ndërmjetme procesin gjyqësor. Pavarësisht kësaj, Nordstrom i është drejtuar tashmë me një ankim vendimit të ndërmjetëm të Gjykatës së Apelit, me qëllim rrëzimin e tij.

Shqiptarja.com

Tags: 20 gjyqtarëbiznesmenitç’kërkonconjaLlallënVajzaVeting

TË LIDHURA

Cycling News: “Giro d’Italia” në Shqipëri e rrezikshme, s’dihet ku të del gropa në rrugë
Aktualitet

Cycling News: “Giro d’Italia” në Shqipëri e rrezikshme, s’dihet ku të del gropa në rrugë

13:41 | 09/05/2025
Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen e autorëve të vrasjes së Gentjan Bejtjas
Aktualitet

Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen e autorëve të vrasjes së Gentjan Bejtjas

13:33 | 09/05/2025
PD mbyll sot fushatën, Berisha: Në 12 maj jemi mazhoranca e re
Politikë

PD mbyll sot fushatën, Berisha: Në 12 maj jemi mazhoranca e re

13:24 | 09/05/2025
Next Post
Detajet e reja/ Si u plagos vëllai i deputetit, ç’ndodhi mes tij dhe autorit

Detajet e reja/ Si u plagos vëllai i deputetit, ç’ndodhi mes tij dhe autorit

Video/ Djali dhe vajza i vdiqën në aksident, nëna shqiptare ka një apel të fortë

Video/ Djali dhe vajza i vdiqën në aksident, nëna shqiptare ka një apel të fortë

Vuçiç në Kosovë nën masa të rrepta sigurie. Zbardhet axhenda

Vuçiç në Kosovë nën masa të rrepta sigurie. Zbardhet axhenda

JU REKOMANDOJMË

“Nga kacafytja te pendesa: Çfarë ndodhi mes aktorit dhe Eglit në Portokalli?”

“Nga kacafytja te pendesa: Çfarë ndodhi mes aktorit dhe Eglit në Portokalli?”

19:01 | 02/05/2025
Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025




TË FUNDIT

Juventus ngulmon për Osimhen, bën gati 85 milionë euro në verë
Sport

Juventus ngulmon për Osimhen, bën gati 85 milionë euro në verë

by mirseda
13:51 | 09/05/2025
0

Victor Osimhen pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës. Sulmuesi nigerian,...

Kapja e 120 kg “miell”, 8 të arrestuar në Spanjë, mes tyre edhe 1 shqiptar

Kapja e 120 kg “miell”, 8 të arrestuar në Spanjë, mes tyre edhe 1 shqiptar

13:48 | 09/05/2025
Dita e Europës përmes pikturave të realizuara prej nxënësve

Dita e Europës përmes pikturave të realizuara prej nxënësve

13:44 | 09/05/2025
Cycling News: “Giro d’Italia” në Shqipëri e rrezikshme, s’dihet ku të del gropa në rrugë

Cycling News: “Giro d’Italia” në Shqipëri e rrezikshme, s’dihet ku të del gropa në rrugë

13:41 | 09/05/2025
UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

13:39 | 09/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com