Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Urdhrat, punonjësit e administratës publike të martohen pas zgjedhjeve

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Urdhrat, punonjësit e administratës publike të martohen pas zgjedhjeve

Ndërsa vazhdojnë përplasjet mes administratës dhe ministrave teknike, ata që po e vuajnë nuk janë nëpunësit që vërtet janë angazhuar në fushatë, por të tjerët, ata që kanë prenotuar vërtet pushime, apo kanë impenjime familjare.

Urdhrat administrativë të ministrave teknikë, ndoshta nuk po lejojnë abuzimet, por bashkë me ta, po ndalojnë njerëzit të martohen. Derisa të mbarojë fushata.

“Martohem këtë javë. Më takon 5 ditë leje, po drejtoresha nuk e firmos se thotë ka dhënë urdhër ministri”, tregon Lumturie Hasa.

Rasti i Lumturisë, e cila punon infermiere, nuk është i vetmi. Punonjësve të administratës u është dashur të ndërpresin pushimet apo t’i shtyjnë ato pasi ministrat në qeveri, të ardhur pas marrëveshjes politike kanë pezulluar lejet për çdo punonjës të administratës deri në datën 30 qershor.

“Në fakt i takon me Kod Pune, por në këto moment është i pamundur të realizohet për shkak të urdhrit të Ministrit. U konsultova me juristen e qendrës për këtë rast  dhe është e pamundur”, shpjegon Brunilda Shiroka, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Nr 3.

Përveçse nuk lejojnë marrjen e lejes në këtë periudhë ministrat teknikë kanë urdhëruar ndërprerjen e lejeve edhe nëse punonjësit i kanë nisur, dhe se moszbatimi i këtij urdhri  shkakton përgjegjësi disiplinore sipas ligjit në fuqi.

Juristët vlerësojnë se urdhrat për lejet e zakonshme nuk janë legjitime, pasi asnjë akt ligjor nuk i jep të drejtë ministrit në lidhje me pushimet vjetore. Bazuar në dispozitat ligjore që rregullojnë shërbimin civil, ministri është epror vetëm për drejtuesit e lartë në ministri dhe jo për titullarët  e institucioneve në varësi. Lejet vjetore për nëpunësit civil jepen nga Sekretari i Përgjithshëm dhe nga njësia e burimeve njerëzore. Për këtë juristët vlerësojnë se ministrat teknike kanë tejkaluar kompetencat.

Por ashtu si rrugët drejt zotit, edhe ato drejt pushimeve janë të pafundme.

Nxitur jo aq nga pjesëmarrja në fushatë sesa nga ofertat më të lira për pushime në qershor, ky urdhër duket se megjithatë nuk ka penguar shumë nga punonjësit e administratës të gjejnë rrugë të tjera ligjore për të munguar në punë. Punonjësit janë duke marrë raporte mjekësore./Top Channel/

Tags: administratemartohenpublikepunonjësitUrdhratzgjedhje

TË LIDHURA

Hodhi inerte në trotuar, gjobitet dhe procedohet 33-vjeçari në Vlorë.
Aktualitet

Hodhi inerte në trotuar, gjobitet dhe procedohet 33-vjeçari në Vlorë.

12:29 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Shoferja përplas motorin e Policisë Rrugore në Durrës, dërgohet në spital polici
Aktualitet

Shoferja përplas motorin e Policisë Rrugore në Durrës, dërgohet në spital polici

12:21 | 21/03/2026
Next Post
Ja si diktatorët ngjiten në pushtet në demokraci

Ja si diktatorët ngjiten në pushtet në demokraci

Dhurata Çupi: Ndërtimi i rrugës së “Arbrit” nga Rama, tender elektoral

Dhurata Çupi: Ndërtimi i rrugës së “Arbrit” nga Rama, tender elektoral

Pse sipas shkencës njerëzit duhet të punojnë vetëm 4 orë në ditë

Pse sipas shkencës njerëzit duhet të punojnë vetëm 4 orë në ditë







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Hodhi inerte në trotuar, gjobitet dhe procedohet 33-vjeçari në Vlorë.
Aktualitet

Hodhi inerte në trotuar, gjobitet dhe procedohet 33-vjeçari në Vlorë.

by mirseda
12:29 | 21/03/2026
0

Një 33-vjeçar është proceduar në Vlorë, pasi hodhi inerte në trotuar duke bllokuar lëvizjen e këmbësorëve dhe...

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Shoferja përplas motorin e Policisë Rrugore në Durrës, dërgohet në spital polici

Shoferja përplas motorin e Policisë Rrugore në Durrës, dërgohet në spital polici

12:21 | 21/03/2026
Rihapet çështja Epstein, kërkohet dëshmia e ish-bashkëshortes së Andrew.

Rihapet çështja Epstein, kërkohet dëshmia e ish-bashkëshortes së Andrew.

12:15 | 21/03/2026
Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Vlash Brahjas dhe Vullnet Muçës, vëllait të “Rrumit”

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Vlash Brahjas dhe Vullnet Muçës, vëllait të “Rrumit”

11:19 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com