Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimit të Presidentit Ilir Meta për Unazën e Re, duke kërkuar anulimin e projektit.
Me anë të një status në rrjetin social “Twitter, Rama tha se Ilir Meta është drejtuesi më serioz i opozitës, duke e lexuar Kushtetutën njësoj si ata.
E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës. Kushtetutën e lexon njësoj si ata. Qeverinë e urren njësoj si ata. Rrëmujën e uron njësoj si ata. Po ndryshe nga ata,ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes.