Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ukrainë, shkëmbim të burgosurish mes qeverisë dhe separatistëve

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Ukrainë, shkëmbim të burgosurish mes qeverisë dhe separatistëve

Ukraina dhe separatistët pro-rusë në lindje të vendit kanë përfunduar një shkëmbim të rreth 200 të burgosurve.

Zyrtarët ukrainas thonë se Ukraina mori 76 të burgosur ndërsa separatistët thanë se morën 124. Shkëmbimi i realizuar të dielën u ndërmjetësua në fillim të këtij muaji në një samit të udhëheqësve të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës në Paris.

Shkëmbimi i së dielës u realizua në një pikë kontrolli pranë qytetit industrial Horlivka në rajonin e Donetskut.

Shkëmbimi, i cili përfshinte civilë të kapur në luftime si dhe luftëtarë është pjesë e një marrëveshje që synon t’i jap fund konfliktit pesë-vjeçar në lindje të Ukrainës.

“Unë u dënova me 12 vjet burg për tradhti shtetërore në të ashtuquajturën Republikën Popullore të Luhanskit. Unë erdha të vizitoja prindërit e mi dhe, për fat të keq, nuk isha në gjendje të largohesha nga qyteti. Në atë kohë, fëmiu im ishte dy vjeç dhe ka pritur tre vjet që nëna e tij të kthehej në shtëpi”, thotë Victoria Voronina, ish e burgosur e rebelëve në Luhansk.

Një i burgosur i liruar nga Kievi tha se ishte torturuar ndërsa ishte në robëri.

“Kur më sollën në burg, zyrtarët e burgut refuzuan të më merrnin nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës pesë herë duke thënë “hiqni këtë trup të vdekur, ai nuk është më i gjallë”. Unë mbijetova pavarësisht nga armiqtë”, thotë një i burgosur i liruar nga Kievi, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij.

Ky nuk ishte shkëmbimi i parë i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në shtator, 24 marinarë të kapur nga Rusia në ngushticën Kerch pranë Krimesë në nëntor të vitit 2018 u lanë të lirë në këmbim të një personi të lidhur me rrëzimin e një aeroplani malajzian pasagjerësh në Ukrainë në vitin 2014.

Në një shkëmbim të madh të të burgosurve të luftës dy vjet më parë, Ukraina liroi afër 300 separatistë pro-rusë, në shkëmbim të rreth 70 ukrainasve.

Tatiana Katycheva ishte e zhgënjyer që djali i saj nuk u lirua në atë kohë.

“Në vitin 2017, erdha këtu për shkëmbimin e të burgosurve, por djali im u fshi nga listat. Kështu që deri tani, nuk besoja se ai do të lirohej. Faleminderit President Zelenskiy për gjithçka që ndodhi”, tha ajo.

Shpresat për përfundimin e luftimeve janë rritur që nga zgjedhja e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, i cili shpreson t’i jap fund konfliktit pesë-vjeçar përmes negociatave me Rusinë. Por perspektiva e arritjes së paqes është akoma e largët. Kievi dëshiron rikthimin e kufijve të tij me Rusinë, ndërsa separatistët e mbështetur nga Rusia janë të vendosur të ruajnë autonominë dhe shumë prej tyre janë të përgatitur të vazhdojnë luftën.

“Ne jemi të lumtur që jemi të lirë tani pas katër vjetësh për disa prej nesh, dhe pesë vjet për të tjerët. U çliruam nga prangat e nazizmit ukrainas. Ne jemi të frymëzuar dhe të gatshëm për të luftuar”, thotë Vladimir Grudnik, i burgosur rebel i liruar nga Ukraina.

Por një përfaqësues për rebelët konfirmoi se disa të burgosur nga zonat e Luhanskit dhe Donetskut, të mbajtur në burgjet e Ukrainës, nuk pranuan të ktheheshin në rajonet separatiste. /Voa

Tags: qeveriseparatisteShkëmbimUkrainë

TË LIDHURA

“Operuam 96 orë pa pushim”/ Dëshmi nga Irani për trajtimin e fshehtë të protestuesve
Bota

“Operuam 96 orë pa pushim”/ Dëshmi nga Irani për trajtimin e fshehtë të protestuesve

10:57 | 29/01/2026
Korrupsion, spiunazh dhe…/ Tronditet Kina, dyshimet për skandale në ushtri dhe marinë
Bota

Korrupsion, spiunazh dhe…/ Tronditet Kina, dyshimet për skandale në ushtri dhe marinë

09:37 | 29/01/2026
Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan
Aktualitet

Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan

09:20 | 29/01/2026
Next Post
“Një person është rrëmbyer”, telefonata anonime alarmon Policinë e Tiranës

“Një person është rrëmbyer”, telefonata anonime alarmon Policinë e Tiranës

Po filmonte një dokumentar në xhungël, aktori i famshëm sëmuret keq

Po filmonte një dokumentar në xhungël, aktori i famshëm sëmuret keq

Rama-popullit: S’jam i rënë nga qielli dhe as nuk gënjej për vota

Rama-popullit: S’jam i rënë nga qielli dhe as nuk gënjej për vota







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Aksident në aksin Fier-Kallm, kamioni përfundon në kanalin anësor
Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Kallm, kamioni përfundon në kanalin anësor

by mirseda
14:28 | 29/01/2026
0

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Kallm, pranë mbikalimit të autostradës, ku...

Sherr i rëndë në Sarandë/ Plas thika, dy të plagosur

Sherr i rëndë në Sarandë/ Plas thika, dy të plagosur

14:20 | 29/01/2026
Boçi: Kuvendi po kthehet në institucion pa vlerë, ligje pa transparencë

Boçi: Kuvendi po kthehet në institucion pa vlerë, ligje pa transparencë

13:55 | 29/01/2026
Mandati i Ballukut/ Peleshi: Pse u shty mbledhja e Këshillit të Imuniteteve

Mandati i Ballukut/ Peleshi: Pse u shty mbledhja e Këshillit të Imuniteteve

13:52 | 29/01/2026
Peleshi shpjegon shtyrjen e mbledhjes për Ballukun

Peleshi shpjegon shtyrjen e mbledhjes për Ballukun

13:47 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com