Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

UGSH: Athina dhe Tirana të gjejnë personat që kërcënuan Artan Hoxhën

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Artan Hoxha: Ju pata thënë që “Don Duka” fiton, Vllaznina shkatërrohet

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar duke dënuar kërcënimet ndaj gazetarit Artan Hoxha.

Pas kërcënimit të gazetarit investigativ me ekzekutim nga qarqet më ekstremiste, raciste dhe neonazite greke, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon nga Prokurori i Përgjithshëm i Greqisë që të hapë hetimet për rastin për të vendosur para drejtësisë autorët.

Gjithashtu, UGSH i bën thirrje palës shqiptare që të vlerësojë seriozisht kërcënimin dhe të bashkëpunojë me autoritetet greke për të zbardhur autorët.

Shkak për vënien e Hoxhës nën shënjestrën e këtyre qarqeve ekstremiste ka qenë komenti i tij për ngjarjen e Bularatit, ku RENEA ekzekutoi minoritarin grek Kostantinos Kacifas, i cili për orë të tëra terrorizoi tërë këtë zonë, atë ditë në festë, duke qëlluar drejt uniformave blu me një armë kallashnikov të modifikuar.

Madje Kacifas kërcënoi jo vetëm forcat e policisë shqiptare dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë por dhe vetë përfaqësuesit grekë dhe shqiptarë të niveleve të larta të mbledhur për të festuar 28 tetorin në Bularat, duke i cilësuar tradhtarë. Mes të cilëve dhe ministren greke të Kulturës. Ekstremisti i armatosur grek arriti deri aty se me armë në dorë i dërgoi një mesazh dhe kryeministrit grek Tsipras dhe homologut të tij shqiptar Rama, se do t’u vinte radha dhe atyre.

Gazetari Artan Hoxha bëri një koment të shkurtër në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku përgëzonte policinë dhe RENEA-n për ndërhyrjen profesionale, e cila shmangu marrjen e jetëve njerëzore të pafajshme.

Ky postim i gazetarit arriti të bëhej lajm në dhjetra media greke, që në mënyrë aspak profesionale e kanë etiketuar Hoxhën me terma denigruese, duke nxitur drejt tij një lumë mesazhesh kërcënuese.

Dhe nuk bëhej fjalë vetëm për mesazhe urrejtjeje racore ndaj Hoxhës, por janë qindra mesazhe që e kërcënojnë me jetë duke i thënë se tashmë “e kanë identifikuar, kanë foto dhe video të tij, dhe e dinë kush është”.

Deklarate e UGSH-se

Kercenimet e ekstremisteve dhe nacionalisteve greke ndaj gazetarit Artan Hoxha nje rrezik dhe provokim mbi lirite themelore te gazetarit mes dy vendeve

Tirane me 31.10.2018

Mediat shqiptare dhe ato greke, gjate tri diteve te fundit, kane publikuar reagime agresive dhe kercenime te individeve te njohur nacionaliste ndaj gazetarit investigativ Artan Hoxha.

Kolegu Hoxha publikoi kercenimet serioze te ketyre individeve dhe qarqeve ekstremiste te naionalizmit grek, ndaj tij se pari ne fawet personale te rrjeteve sociale. Kercenimet ne adrese te gazetarit Hoxha, erdhen pas raportimeve dhe qendrimeve qe afishoi publikisht per incidentin dhe vrasjen e qytetarit me dy shtetesi, nga Bularati i qarkut te Gjirokastres, te ndjerin Kostandinos Kacifas. Ne faqet personale te rrjeteve sociale te kolegut Artan Hoxha ekstremiste greke dhe individe te njohur per radikalitet verbal dhe te angazhuar, shprehin vendosmerine per hakmarrje primitive ndaj gazetarit i cili respekton pikepamjet e veta te shprehura lirisht ne opinionin publik dhe mediat e vendit tone. Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh shqetesimin e vet per kercenime te tilla qe vijne prej vendit fqinj dhe apelon per hapjen e hetimeve ndaj rastit, nga Prokurori i Pergjithshem i Greqise.

Kerkojme nga autoritetet e Republikes se Shqiperise ta vleresojne seriozisht kete kercenim dhe ne bashkepunim ligjor me palen greke te zbardhin autoresine e ketyre kercenimeve per te vene para pergjegjesise ligjore autoret e ketij agresioni ndaj lirise individuale dhe asaj te nje gazetari.

Zyra e Shtypit

Unioni i Gazetareve Shqiptare

Tags: Artan HoxhënAthinakercenuanpersonattë gjejnëTiranaugsh

TË LIDHURA

Përmbytjet në Fier dëmtojnë fermerët, Kultivuesit apelojnë për ndihmë: Po shkojmë drejt falimentit
Aktualitet

Përmbytjet në Fier dëmtojnë fermerët, Kultivuesit apelojnë për ndihmë: Po shkojmë drejt falimentit

15:15 | 09/01/2026
ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj
Aktualitet

ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

15:11 | 09/01/2026
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit
Aktualitet

“Mbytën” Italinë me kokainë, SPAK dërgon për gjykim dy persona

15:01 | 09/01/2026
Next Post
Foto/Luftë në Shqipëri me në krah shqiptarët: Plas gallata me Agimin e Artë

Foto/Luftë në Shqipëri me në krah shqiptarët: Plas gallata me Agimin e Artë

Rama sfidon Serbinë: Bashkim doganor me Kosovën, s’mund të na ndalni!

Rama sfidon Serbinë: Bashkim doganor me Kosovën, s’mund të na ndalni!

India ndërton statujën më të lartë në botë

India ndërton statujën më të lartë në botë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet në Fier dëmtojnë fermerët, Kultivuesit apelojnë për ndihmë: Po shkojmë drejt falimentit
Aktualitet

Përmbytjet në Fier dëmtojnë fermerët, Kultivuesit apelojnë për ndihmë: Po shkojmë drejt falimentit

by mirseda
15:15 | 09/01/2026
0

25 ha sipërfaqe toke e kultivuar në serat me luleshtrydhe të fermerëve të Kafaraj, në njësinë administrative...

ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

15:11 | 09/01/2026
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit

“Mbytën” Italinë me kokainë, SPAK dërgon për gjykim dy persona

15:01 | 09/01/2026
Rama dhe ministrat të mbledhur në Pallatin e Brigadave,zbulohet qëllimi takimit në formatin‘Retreat’

Rama dhe ministrat të mbledhur në Pallatin e Brigadave,zbulohet qëllimi takimit në formatin‘Retreat’

14:24 | 09/01/2026
Pamje dramatike në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat

Pamje dramatike në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat

14:01 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com