Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Uells-Shqipëri/ Flasin Veseli dhe Ramadani: Jemi ekip i mirë, jemi përgatitur

5 vjet ago
in Sport

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Frederic Veseli dhe Ylber Ramadani kanë dalë ditën e sotme në një konferencë zyrtare për mediat ku kanë folur për miqësoren e parë që ekipi Kombëtar do të zhvillojë ndaj Uellsit më 5 qershor. Skuadra ka mbërritur në Cardiff ditën e martë, ndërsa ka zhvilluar disa seanca stërvitore, ku trajneri Reja ka pasur mundësi të shikojë gjendjen e ekipit.

Frederic Veseli, mbrojtësi shqiptar që aktivizohet me ekipin e Salernitanës dhe që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie A, teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve, u shpreh se Uellsi është një ekip i fortë ndërsa theksoi se në këto miqësore grupi do të japë maksimumin, qoftë për të marrë një rezultat pozitiv, por edhe për të konsoliduar grupin. Ai foli edhe për të ardhmen e tij, teksa tha se për momentin është i përqëndruar te ndeshjet me Kombëtaren.

Ndeshja Uells – Francë

E kemi parë ndeshjen dhe deri sa morën kartonin e kuq u dukën shumë të barabartë me Francën. Sigurisht është ekip shumë i fortë, janë kualifikuar për Europianin, pra kanë kualitet. Nuk mundemi dhe ta gjykojmë shumë lojën pasi kur ke një lojtar më pak kundër Francës është shumë e vështirë. Mbaj mend edhe ndeshjen që kemi fituar me Uells-in para dy vitesh, është ekip i fortë dhe nuk duhet nënvlerësuar, pra duhet të kemi kujdes.

Vështirësi nga kundërshtarët?

Varet sepse edhe ne kemi lojtarë me shumë cilësi fizike dhe është detyra jonë t’i bllokojmë dhe mos t’i lëmë të bëjnë lojën e tyre, pra t’i mbyllim hapësirat. Sigurisht jemi përgatitur me stafin, na kanë treguar si kundërshtohet kjo mënyrë loje.

I rëndësishëm rezultati apo konsolidimi i grupit?

Normal që rezultati është gjithmonë i rëndësishëm, por ne jemi në fazë përgatitore për shtatorin. Për ne nuk ka kurrë miqësore. Qëllimi është të japim 100% në çdo ndeshje, por është edhe një mundësi për të vlerësuar formën dhe progresin tonë që të jemi gati 150% kundër Polonisë dhe Hungarisë në shtator.

Grupi i futbollistëve dhe mbrojtja?

Kjo varet, ne shqiptarët jemi të vlerësuar edhe jashtë sidomos për faktin që kemi mbrojtës që luajnë në Serie A, ku futbolli mbrojtës është pothuajse më i miri në botë. Secili jep maksimumin për skuadrën dhe e nohim dhe njëri tjetrin nëpërmjet kampionatit italian. Qëllimi është të jemi të gjithë në harmoni edhe me mesfushorët e me sulmuesit. Sigurisht këtu ka të bëjë edhe puna e trajnerit, ne ndjekim drejtimin e tij.

Eksperimente në këto dy ndeshje?

Ky sigurisht do jetë vendimi i trajnerit, ne do jemi në dispozicion maksimal. Secili prej nesh është i gatshëm të luajë ose të mos luajë, atë e vendos trajneri.

E ardhmja

Unë kam ende dy vjet kontratë më Salernitana-n. Janë shfaqur disa interesime të tjera nga jashtë, po ashtu edhe nga Italia por unë do përqëndrohem për momentin te Kombëtarja pastaj do të shohim çfarë ndodh. Normal që jam shumë i kënaqur që jemi kthyer në Serie A dhe besoj se e kam merituar pasi kam kaluar dy vite shumë të vështira, shumë persona më kanë zhgënjyer. Por gjithsesi me punën time e tregova veten dhe me pak fat me Salernitanën jemi kthyer në Serie A pas 23 vitesh. Është një event shumë i veçantë për tifozët por edhe për mua pasi për të tretën herë kthehem në Serie A.

Ylber Ramadani, mesfushori i Kombëtares shqiptare, në prononcimin e tij për mediat foli për grupin e mesfushës që vjen nga ekipi i Shpresave, këshillat që marrin nga trajneri Reja si dhe u shpreh se ekipi do të bëjë maksimumin për këto dy ndeshje miqësore. Në fund, mesfushori foli edhe për shanset e ekipit për t’u kualifikuar në Botëror dhe të ardhmen e tij.

Grup i ri në mesfushë nga U-21

Kemi qenë që tek ekipi U-21 bashkë, Manaj, Bare, Laçi, Çekici, Seferi dhe thuajse jemi të gjithë këtu. E njohim shumë mirë njëri-tjetrin, kemi bërë shumë ndeshje të mira bashkë tek U-21 dhe besoj që e ardhmja është e sigurtë.

Konsolidimi i grupit për ndeshjet e grupit

Në Kombëtare, kush vjen, vjen të japë maksimumin dhe të tregojë veten për ndeshjet e radhës të shtatorit dhe besoj që secili do ta japë maksimumin në këto dy ndeshje që janë shumë të rëndësishme për ne. Këto dy ekipe janë shumë të forta dhe do na shërbejnë për ndeshjet e shtatorit. Të bëjmë sa më mirë punën tonë dhe të marrim pikët maksimale.

Rekomandimet e trajnerit për mesfushën?

Na jep rekomandime, për shembull në mbledhje na thotë që nëse një skuadër mbyllet mbrapa, si rasti i San Marinos, duhet të provojmë të gjuajmë në portë më shumë nga jashtë zone sepse është shumë e vështirë nëse një skuadër mbrohet me shumë persona mbrapa të shënosh.

Ekipi?

Kemi ekip shumë të mirë dhe dimë të luajmë futboll shumë të mirë dhe besoj që kjo lojë e jona mund të na sjellë diçka të mirë.

Shanset për t’u kualifikuar në Botëror?

E flasim çdo ditë, pasi është një ndjenjë e mirë për të shkuar në Botëror dhe shpresoj ta provojmë edhe ne, me ndeshjet e shtatorit.

E ardhmja

Kam oferta dhe kemi vendosur me menaxherin dhe familjen time ta vendosim pas ndeshjeve të Kombëtares sepse për momentin dua të jem i përqëndruar te këto dy ndeshje që janë shumë të rëndësishme dhe pastaj do diskutojmë. Kemi oferta, por do i shqyrtojmë pas Kombëtares. Sa i përket Shqipërisë, Partizani është shtëpia ime dhe i falënderoj. Në Shqipëri, përveç Partizanit, nuk besoj se do luaj me asnjë ekip tjetër./fshf.org

Tags: kombetarjaRamadaniveseli

TË LIDHURA

Sport

Përplasja Ronaldo-Jorge Jesus/ Ylli portugez akuzon trajnerin: E theu fjalën që më kishte dhënë

22:06 | 06/10/2026
Sport

Liga e Kombeve/ Asllani i shënon San Marinos dhe ngre peshë kuqezinjtë në ”Air Albania”

21:15 | 06/10/2026
Sport

Liga e Kombeve: Ndeshjet Kroaci-Spanjë dhe Angli-Republikë Çeke LIVE sonte në 20:45

20:43 | 06/10/2026
Next Post

Vizita në Turqi/ Rama: Diskutime për ndërtimin e fabrikës së vaksinave në vend

KLP/Vakancat në 5 qarqe. Ja 24 emrat për magjistraturën që hetohen për pasurinë

Lukashenko: Gazetari Protasevic rrezikon dënimin me vdekje







JU REKOMANDOJMË

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Alket Rizai dyshohet se është arratisur në Shqipëri ose Kosovë/ Zbulohen detaje të reja

by mirseda
10:21 | 07/10/2026
0

Autoritetet greke besojnë se Alket Rizai, krimineli i dënuar që nuk u kthye në burgun e Domokos...

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com