Nuk ka marrëveshje! UEFA i ka thënë jo akordit me klubin kuqezi për të hyrë në parametrat e fair-play-it financiar pasi plani që u ka paraqitur Fassone nuk i ka bindur drejtuesit e UEFA-s. Drejtuesit po mbanin nën vëzhgim Milanin dhe në 15 dhjetorin e kaluar e kishin refuzuar një marrëveshje.Duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhet Milani kjo mund ti japë një goditje të rëndë. Vendimi do të merrem më 15 qershor dhe në rastin më të keq mund ti ndalohet e drejta në merkato dhe të përjashtohet nga Europa League.
UEFA nuk pranoi paktin e Milan, nisur edhe nga fakti që pronari Li Yonghong nuk pagoi këstin e radhës për blerjen e klubit. Për krerët në Nion, mbulimi që ka bërë fondi “Elliot” nuk garanton vazhdimësinë financiare të klubit dhe si rrjedhojë projektin sportive. Situata është përkeqësuar edhe nga mungesa e të ardhurave nga tregu kinez, që ishin parashikuar nga Milan në fund të vitit të kaluar. Nëse Milan do të përjashtohet nga Europa League do të zëvendësohet në këtë veprimtari nga Fiorentina.