Moderatorja Luana Vjollca është një ndër personazhet më të përfolur në media. Prej kohësh është aluduar se ajo dhe biznesmeni Krena Çoçaj janë në një lidhje, mirëpo një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga dyshja.
Por prej disa javësh në media qarkulloi lajmi se moderatorja seksi i kishte dhënë fund marrëdhënies së gjatë me Çoçaj. Por siç duket një gjë e tillë nuk është aspak e vërtet pasi së fundmi Krenari i ka lënë Luanës një mesazh publik.
Luana ka shpërndarë në profilin e saj një video ku tregon se po përgatitet për një koncert në Ulqin, ku ka shkruar: ‘Ulqini a jeni gati për sonte? Zjarr”. Përshkrimi i saj është komentuar dhe nga ana e Krenarit, i cili me humor i ka shkruar: ‘Dikush të thërras zjarrfikësen’.
Moderatorja nuk e ka lënë me aq dhe i ka kthyer atij një përgjigje. ‘Thirri ti’, i shkruan Luana duke konfirmuar kështu se ata janë ende në një lidhje.