Kohë më parë, mjaft bujë bëri një foto e Fifit me aktorin Olsi Bylyku, i cili e quajti këngëtaren “jeta ime”. Mediat rozë menjëherë hodhën hije dyshimi për një romancë mes tyre, ndonëse asnjë prej tyre nuk pati një reagim.
E ftuar në “B.E coffee”, Fifi sqaroi se fotoja e cila qarkulloi në mediat rozë, ishte publikuar nga Olsi për të bërë xheloz ish të dashurin e saj.
“Atë foton e kemi bërë për të bërë xheloz ish të dashurin tim. Ky lajmi na ka dalë rastësisht. Olsi është 5 vjet më i vogël se unë”, tha Fifi duke qeshur.